Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Deshtimin ktheje ne sukses

Deshtimin ktheje ne sukses Tregohet një herë e një kohë, se një burrë merrej me prodhimin e pëlhurave për anijet me vela. Ai punonte gjatë gjithë vitit dhe në fund, pëlhurën ua shiste pronarëve të anijeve. Një vit, ai shkoi në treg për të shitur produktin e tij, por pa që një tregtar tjetër i kishte furnizuar pronarët e anijeve me pëlhurat e nevojshme. Padyshim, kjo ishte një goditje e rëndë, pasi kishte humbur kapitalin e tij. I mërzitur, u ul në një qoshe dhe filloi të mendojë. Ku do ta çonte gjithë atë mall? Çfarë të bënte me të? Tregtarët e tjerë, duke e parë të menduar filluan të tallen. Njëri prej tyre i tha:”Ej, unë të këshilloj që pëlhurën ta bësh brekushe dhe t’ua shesësh marinarëve!” Të tjerët ia plasën gazit dhe mezi mbaheshin nga të qeshurat. Burri nuk u ktheu përgjigje, por vazhdoi të mendonte thellë. Atij sikur i kishte mbetur në mendje “këshilla” ironike e njërit prej tregtarëve. Pasi e çoi mallin në shtëpi, filloi menjëherë nga puna. Të gjithë pëlhurat, filloi ti presë dhe të qepë rroba të forta për marinarët. Pasi kishte qepur një duzinë, ai vajti në treg dhe filloi të thërrasë:”Kush dëshiron rroba të forta marinarësh, që i përshtaten natyrës së punës, le të vijë këtu se ia jap me çmim të favorshëm!” Njerëzit filluan të afrohen dhe i këqyrnin me habi rrobat prej pëlhure. Disa madje dhe blenë. Duke parë se kërkesat filluan të rriten, burri u premtoi se vitin e ardhshëm, do të qepte një sasi më të madhe. Një vit më vonë, ai nuk u morr fare me pëlhurën e velave, por i hyri punës për prodhimin e rrobave të marinarëve. Ai bëri dhe ca ndërhyrje të rreja në prerjen e rrobave, u shtoi disa xhepa që i përshtateshin profesionit etj... Mandej, mallin e ri e dërgoi në treg për t’ua shitur pronarëve të anijeve, të cilët ia blenë të gjithin. Thuhet se që atëherë, marinarët kanë veshjen e tyre specifike. Kështu, ai arriti që krizën dhe dështimin, ta shndërrojë në sukses. Morali: Nuk janë krizat dhe problemet ato që e gozhdojnë njeriun dhe e ndrydhin. Janë pikërisht mënyrat tona të reagimit, ato që na bëjnë të shohim para, apo të kthehemi pas.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free