Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Erresira dhe Drita.

Dikur më është dashur të shkoja në qytet për pak ditë. Aeroplani ateroi në orët e vona të natës. Një vëlla më shoqëroi për ta parë vendin ku do të qëndroja. Kjo ishte në fakt hera e parë që po vizitoja këtë qytet dhe isha shumë kureshtar të shihja si dukej; por megjithatë, nuk isha në gjendje të shihja shumë gjëra për shkak të errësirës.

Ditën tjetër, dola me vëllaun dhe rastisi që të shkojmë rrugës së njëjtë me atë të natës së kaluar. Kësaj here isha në gjendje të shoh lumin, malet si dhe shumë e shumë pamje të tjera që paraprakisht mbrëmë nuk ishin të dukshme.

Kjo erdhi në mendjen time si një ngjashmëri e rrugëtimit tonë në këtë jetë. Allahu na ka teguar neve përmes Kur’anit dhe Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) për shumë gjëra të padukshme që janë duke na pritur në jetën e pastajme. Derisa jemi në këtë botë, thjesht jemi në errësirë. Nuk jemi në gjendje t’i shohim të gjitha këto gjëra. Por, në momentin kur do t’i mbyllim sytë në këtë botë, çdo gjë do të do hapet si një ditë e re duke parë çdo gjë që ishte e fshehur.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free