Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mrekullitë e Kur'anit-Retorika në Kur’an

Nëse duam të hulumtojmë mrekullinë e Kur’anit dhe retorikën e tij, ne duhet t’i përcjellim fjalët, përmbajtjet më precize të Kur’anit. Kur Kur’ani përshkruan diçka, përshkrimi i tij është shumë preciz dhe shumë i saktë. Aty nuk do të gjesh shkronja të tepërta e as fjalë sinonime. Të pasakta janë thëniet dhe njollosjet që ia mveshin Kur’anit të she¬njtë. Çështë e vërteta, mrekullitë e Kur’anit mu¬nd të gjenden në një shkronjë. Thotë All-llahu i Lartësuar: “Thuaj: ecni nëpër tokë…”
Të ndalemi te ky ajet dhe të pyesim, pse All-llahu nuk tha “Thuaj ecni mbi tokë” Vërtetë unë eci nëpër tokë ose mbi tokë duke llogaritur në atë për të cilën mendojnë të gjithë, ç’është e vërteta, unë eci mbi tokë, por ja që All-llahu këtu e ka përdorur fjalën nëpër e nuk e ka përdorur fjalën mbi. Por, Ai tha ecni nëpër tokë. Fjala nëpër paraqet ndajfoljen që nënkupton se kuptimi shkon drejt zgjërimit. Shikuar sipërfaqësisht, përmbajtja është e mundur. Por, Kur’ani nuk mbështetet në atë. Kuptimi dhe përmbajtja e fjalisë është e plotë. Një shkronjë e ndryshon kuptimin, dhe këtu me siguri ka qëllim. Këtë ndryshim e bëri Urtësia e Tij. Ku qëndron Urtësia në këtë përdorim të fjalës nëpër në vend të fjalës mbi?
Me përparimin e shkencës, dhe kur All-llahu dëshiroi të zbulojë disa nga sekretet e gjithësisë, u vërejt se toka, pas kërkimeve dhe zbulimeve të shumta nuk qenka vetëm dhe, nuk qenka vetëm ujë, ose vetëm një rruzull tokësor. Por, toka na qenka edhe me një mbështjellës atmosferik. Tani është konstatuar se ky mbështjellës atmosferik qenka pjesë e tokës që rrotullohet me të, është i pa ndashëm dhe i domosdoshëm për të plotësuar jetën. Pa këtë, jeta do të ishte e pamundur. Këtë mbështjellës atmosferik, Zoti ia mbështolli tokës, dhe banorët e kësaj toke i përdorën veçoritë e këtij mbështellsi në mënyrë që tani kemi zbulime shkencore. Vërtetë, nëse hyjmë në aeroplan, ai do të ngritet lartë, së bashku me ty rreth 10 mijë metra mbi sipërfaqen e tokës. Edhe pse t’i qëndron kaq sipër mbi sipërfaqe, ti nuk thua se jam jashtë tokës. Por, do të thuash se po fluturoj nëpër tokë. Shtrohet pyetja: kur njeriu realisht dhe nga pikëpamja shkencore, largohet nga toka, dhe vërtetë del nga ky mbështjellës atmosferik i tokës? Nëse je brenda këtij mbështjellsi ti e konsideron veten në tokë e jo jashtë tokës. Mirëpo, nëse e kalon këtë mbështjellës, do të llogaritesh se je jashtë tokës. Mbështjellësi i tokës, është një pjesë përbërëse e tokës, me të plotësohet, dhe së bashku bëjnë rrotullimin.
Të kthehemi te ajeti i All-llahut. Pse pra All-llahu nuk e përdori shprehjen mbi por nëpër? Sepse, ti realisht ecën nëpër tokë e jo mbi tokë. Këtë realitet në kohën e zbritjes së Kur’anit nuk e kanë ditur. Por ja, ai që na tregoi këtë është All-llahu i cili i di të gjitha sekretet e kozmosit. Ai e di se njeriu ecën nëpër tokë, ai ecë sipër saj por, ai nuk ecën mbi tokë. Ai ecën në mes tokës dhe mbështjellsit të saj që është pjesë përbërëse e saj, në mes pjesës së gaztë dhe të ngurtë. Kështu pra, është thënie shumë precize, dhe ajo thënie varet vetëm në një shkronjë të Kur’anit. Kjo është një nga mrekullitë e Kur’anit, vetëm në një shkronjë.