Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Dijetari dhe hajduti

Punoja si roje në një fabrikë të qytetit të Taifit, dhe më erdhi një letër nga Pakistani se nëna ime ishte në rrezik për jetë, dhe dëtyrimisht duhej ta bënte një nderhyrje kirurgjike për transplantimin e veshkës, që kushtonte 7000 rijal të Saudisë.

Unë nuk kisha para të gatshme, pos 1000 rijal dhe nuk gjeja dikë që t’më ndihmoj. Kërkova nga udhëheqësit e fabrikës të më ndihmojnë, por ata refuzuan.

Më thanë se nëna ishte në gjendje kritike dhe nëse nuk do t’i bëhej operacioni brenda një jave ajo ndoshta do të vdiste, ndërsa unë qaja gjatë gjithë ditës duke thënë: “nëna ime e cila më edukoi, më rriti dhe qëndroi pa gjum për mua?!!”

Në këtë gjendje të vështirë vendosa të kërcej mbi murin e një shtëpie që ishte afër fabrikës, dhe pasi kërceva murin, nuk shkoi gjatë dhe policia më kapi dhe më futën në makinën tyre, e pas kësaj u errësua e gjithë bota në sytë e mi…

Papritur, edhe atë pak para namazit të sabahut, çuditërisht policia më ktheu në të njejtën shtëpi që unë kisha vendosur të vjidhja nga ajo bombolet e gasit.

Më futën në një odë, dhe një djalosh me solli ushqim dhe më tha: “thuaj: Bismilah” e unë nuk po besoja se ku jamë.

Kur thirri ezani i namazit të sabahut, më tha merr abdest për namaz… unë shikoja për rreth me frikë.

Në odën ku po qëndroja unë, hyri një i shtyer në moshë, ndërsa një djalosh po e mbante për krahu, e kishte të veshur një xhybe, më kapi për dore më dha selam e pastaj më pyeti: A ke ngrënë?

I thash: Po…

Më kapi për dorën time të djathtë dhe shkuam sëbashku në xhami, e falëm namazin e sabahut, ndërsa ai (personi i shtyer në moshë) u ngrit dhe u ul në karrigën e xhamisë, disa nxënës dhe të pranishmit u kthyen drejt tij, e ai po i mësonte dhe këshillonte, e unë nga turpi dhe frika, mbaja dorën mbi kokën time duke thënë: “O Allah, çka kam bërë? Kam hy të vjedh në shtëpinë e shejh ibën Bazit (Allahu e mëshiroft)”, -unë veç e njihja në bazë të emrit, sepse ai ishte i njohur tek ne në Pakistan…-

Pasi shejhu mbaroi mësimin, më mori përsëri në shtëpinë e tij…

Shejh ibën Bazi (Allahu e mëshiroft) më kapi për dore dhe ngrënëm mëngjes sëbashku, në prezencën e shumë të rinjëve, dhe ai më uli afër tij…

Gjatë ngrënies më tha: Si e ke emrin?

I thashë: Murteda.

Më tha: Pse ke vjedhë?

Unë ia tregova rastin, e ai më tha: Mirë, ne do të japim 9,000 rijal. I thashë më duhen vetëm 7,000!

Më tha: Teprica le të mbetet për harxhimet e tua, por asnjëherë mos e përsërit të vjedhësh, o bir…

I morra paratë, e falënderova, bëra dua dhe shkova.

Udhëtova drejt Pakistanit, nëna u operua dhe operacioni doli i suksesshëm, e për të gjitha falënderimi i takon Allahut të Lartësuar.

Pas 5 muajve u ktheva në Arabinë Saudite dhe menjëherë u nisa drejt Rijadit sepse shejhu kishte shkuar të jetonte atje, e kërkova shtëpinë e tij dhe e gjeta. Hyra dhe iu prezantova se kush jam, më njohu menjëherë dhe më pyeti për nënën. 

Unë ia ktheva 1500 rijal kusur…

Më tha: Çka janë këto?

I thashë: Kusuri!

Më tha: Ato janë për ty.

I thashë shejhut: Kam vetëm një kërkesë? 

Më tha: Cila është ajo, o biri im?

I thashë: Dëshiroj të punoj tek ti si shpërbëtor, apo diçka tjetër, të lutem shejh mos e kthe lutjen time, Allahu të ruajt.

Më tha: Mirë atëherë…

Dhe vërtetë unë u bëra punëtor në shtëpinë e shejhut derisa ai vdiq, Allahu e mëshiroft.

Më ka lajmëruar njëri nga të rinjët e afërt tek shejhu, mbi tregimin tim duke më thënë: A e din se në momentin kur ke hyrë në shtepinë e shejhut, ai ishte duke falë namaz nate dhe kishte dëgjuar një zë, menjëherë kishte shtypur zilen që e përdorte për ta zgjuar familjen e tij për namazet obligative.

U zgjuan që të gjithë dhe u çuditën, e shejhu i lajmroi se e dëgjoi një zhurmë, një roje thirri policinë dhe ata erdhën menjëherë dhe e kapën.

E kur shejhu mori vesh, pyeti çka u bë?!

I thanë: Hajduti u përpoq që të vjedh, e kapën dhe e dërguan në polici…

Shejhu i hidhëruar tha: Jo-jo , ma sillni këtu nga policia? Me siguri nuk ka vjedhë me ndonjë qëllim, pos i shtyrë nga nevoja.