Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Perzierja e mrekullueshme-qumeshti i Nenes

Qumështi I nënës është një përzierje e pakrahasueshme e krijuar nga Allahu për të plotësuar nevojat ushqyese të bebës dhe t’a mbroj atë kundër infekcioneve të mundshme. Ekuilibri i ushqimit në qumështin e nënës është në nivelet ideale dhe qumështi ka përbërjen ideale për trupin e papjekur të bebës. Njëkohësisht, qumështi i nënës është gjithashtu shumë i pasur me vlera ushqyese që përshpejtojnë rritjen e qelizave të trurit dhe zhvillimin e sistemit nervor. 95 Ushqimet artificiale të bebave të përgatitura me teknologjinë e sotme nuk mund të zëvendësojnë këtë ushqim të mrekullueshëm. Lista e përparësive për ushqimin e bebës me qumështin e nënës është duke u shtuar çdo ditë. Hulumtimet kanë treguar që bebat të cilat ushqehen me qumështin e nënës janë veçanërisht të mbrojtura kundër infekcioneve lidhur me sistemin e frymëmarrjes dhe sistemin tretës. Kjo është sepse anti-trupat në qumështin e nënës sigurojnë një mbrojtje direkte ndaj infekcioneve. Të tjera karakteristika anti-infektuese të qumështit të nënës janë se ofron një ambient mikpritës për bakterien “e mirë” të quajtur “flora normale” në këtë mënyrë duke ndërtuar një pengesë për bakteriet e dëmshme, viruset dhe parazitët. Gjithashtu, është vërtetuar se janë disa elemente në qumështin e nënës që rregullojnë sistemin imunitar kundër sëmundjeve infektuese dhe e lejojnë atë të funksionojë në rregull. 96 Për shkak që qumështi i nënës është projektuar posaqërisht, ai është ushqimi më së lehti i tretshëm për bebet. Pavarësisht që është shumë i ushqyeshëm, tretet lehtë nga sistemi i ndjeshëm tretës i bebës. Meqenëse beba shpenzon më pak energji në tretje, është në gjendje të përdor atë energji për funksione tjera trupore, rritje dhe zhvillim organesh. Qumështi i nënave që kanë pasur fëmijë të parakohshëm përmban nivele më të larta të yndyrës, proteinës, natriumit, klorit dhe hekurit për të përmbushur nevojat e bebës. Në të vërtetë, është vërtetuar se funksionet e syrit zhvillohen më mirë te bebat e parakohshme të ushqyera me qumështin e nënës dhe se ata sjellin rezultate më të mira në testet e inteligjencës. Përveç kësaj, ata gjithashtu kanë një numër të madh përparësish tjera. Një nga mënyrat në të cilën qumështi i nënës është i rëndësishëm për zhvillimin e bebës së sapolindur është fakti që përmban omega-3 acidin alfa linoleik të vajit. Përveç që është një përbërës i rëndësishëm për trurin e njeriut dhe retinën, ajo është gjithashtu me rëndësi të madhe nga pikëpamja e bebave të sapolindura. Omega-3 është me rëndësi të veçantë gjatë shtatzënisë dhe fazave të hershme të foshnjërisë nëse truri dhe nervat zhvillohen normalisht. Shkenctarët veçanërisht theksojnë rëndësinë e qumështit të nënës si një magazinë natyrale dhe e përsosur e omega-3.97 Veç kësaj, hulumtimet nga shkenctarët e Universitetit të Bristolit zbuluan se në mesin e përfitimeve afatgjata të qumështit të nënës janë efektet e tij pozitive në shtypjen e gjakut, në sajë të cilit rreziku nga sulmi në zemër reduktohet. Ekipi hulumtues arriti në përfundim se natyra mbrojtëse e qumështit të nënës rrjedh nga përmbajtja e saj ushqyese. Sipas rezultateve të hulumtimit, të publikuara në revistën mjekësore Circulation, bebat e ushqyera me qumështin e nënës kanë më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje zemre. Është zbuluar se prania në qumështin e nënës e zinxhirit të gjatë të acideve yndyrore polipangopura, këto parandalojnë ngurtësimin e arterieve, së bashku me faktin se bebat e ushqyera me qumështin e nënës konsumojnë më pak natrium, kjo është e lidhur ngushtë me shtypjen e gjakut, dhe si rezultat nuk fitojnë sasi të tepruara të peshës, janë ndër mënyrat që qumështi i nënës i bën dobi zemrës. 98 Përveç kësaj, një ekip i udhëhequr nga Dr. Lisa Martin e Qendrës Medicinale të Spitalitë të Fëmijëve në Cincinnati të SHBA, gjeti në qumështin e nënës nivele të larta të hormonit protein të njohur si adiponectin. 99 Nivelet e larta të adiponectin në gjak janë të shoqëruara me një rrezik të reduktuar të sulmit në zemër. Nivelet e ulëta të adiponectin gjenden në njerëz që kanë mbipeshë dhe të cilët kanë rrezikun në rritje të një sulmi në zemër. Prandaj është arrit në përfundim se rreziku i trashësisë në bebat e ushqyera e qumështin e nënës zvogëlohej në lidhje me këtë hormon. Veç kësaj, ata gjithashtu zbuluan praninë e një tjetër hormoni të quajtur leptin në qumështin e nënës i cili ka një rol qëndror në metabolizmin yndyror. Leptin besohet të jetë një sinjal për trurin se ka yndyrë në trup. Sipas njoftimit të Dr. Martin, prandaj, këto hormone të përvetësuara në foshnjëri nëpërmjet qumështit të nënës ulin rrezikun e sëmundjeve të tilla si trashësia, diabeti tip 2 dhe rezistenca e insulinës, si dhe sëmundja e arterieve koronare. 100 Fakte për “Ushqimin më të Freskët” Faktet për qumështin e nënës nuk janë të kufizuara vetëm në këto. Kontributi që jep për shëndetin e bebës ndryshon sipas periudhave nëpër të cilat kalon beba dhe cilido ushqim është i nevojshëm në një periudhë të veçantë, përmbajtja e qumështit ndryshon për të përmbushur këto nevoja shumë specifike. Qumështi i nënës, i gatshëm në të gjitha kohërat dhe në temperaturë ideale, luan një rol të rëndësishëm një zhvillimin e trurit për shkak të sheqerit dhe yndyrës që përmban. Veç kësaj, elementet e tilla si kalciumi luajnë një rol të madh në zhvillimin e eshtrave të bebës. Edhe pse është quajtur qumësht, kjo përbërje e mrekullueshme në të vërtetë përbëhet kryesisht nga uji. Ky është tipari më i rëndësishëm sepse përveç ushqimit, bebat gjithashtu kanë nevojë për lëngje në formë të ujit. Higjiena e plotë nuk mund të vendoset në ujë apo gjëra ushqimore tjera përveç qumështit të nënës. Megjithatë, qumështi i nënës (jo më pak se 90% ujë) përmbush nevojat e bebës për ujë në mënyrën më higjienike. Qumështi i Nënës dhe Inteligjenca Kërkimet shkencore tregojnë se zhvillimi i njohjes të bebat e ushqyera me gji është më i lartë se te bebat tjera. Një analizë krahasuese e bebave të ushqyera me gji, e kryer nga James Ë. Anderson, një ekspert nga Universiteti i Kentucky-t, vërtetoj se IQ-të e bebave të ushqyera me qumësht nëne ishin 5 pikë më të larta se ato të bebave tjera. Si rezultat i këtij studimi, u përcaktua se inteligjenca rritet nga qumështi i nënës deri në 6 muaj dhe se fëmijët të cilët janë ushqyer me gji për më pak se 8 javë nuk tregojnë përfitim të IQ. 101 A e Lufton Qumështi i Nënës Kancerin? Si rezultat i të gjitha hulumtimeve të kryera, është vërtetuar se qumështi i nënës, për të cilin qindra artikuj janë publikuar, mbron bebat kundër kancerit. Kjo, pavarësisht faktit se mekanizmi ende nuk është plotësisht i kuptueshëm. Kur një proteinë nga qumështi i nënës mbyti qelizat e tumorit të cilat ishin rritur në laboratore ,pa dëmtuar asnjë qelizë të shëndoshë, hulumtuesit deklaruan se është shfaqur një potencial i madh. Catharina Svanborg, profesoreshë e klinikës imunologjike në Universitetin Lund të Suedisë, kryesoj ekipin hulumtues që zbuloj këto fshehtësi të mrekullueshme për qumështin e nënës. 102 Ky ekip në Universitetin Lund e kanë përshkruar mënyrën se si qumështi i nënës ofron mbrojtje kundër shumë formave të kancerit si një zbulim i mrekullueshëm. Fillimisht, hulumtuesit mjekuan qelizat e zorrëve , të marra nga bebat e sapo-lindura, me qumësht nëne. Ata vënë re se çrregullimi i shkaktuar nga bakteria Pneumococcus dhe e njohur si pneumoni është ndërpre në mënyrë efikase nga qumështi i nënës. Çfarë është më shumë, bebet e ushqyera me qumësht nëne hasin në shumë më pak vështirësi dëgjimi se ata të ushqyer me të gatshëm dhe shumë më pak vuajnë nga infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Pas një sërë studimesh, është vërejtur se qumështi i nënës gjithashtu siguron mbrojtje kundër kancerit. Pas të treguarit se goditja e kancerit limfatik i vëzhguar në fëmijëri ishte nëntë herë më i lartë në fëmijët e ushqyer me ushqim artificial, ata kuptuan se rezultatet e njëjta zbatohen në forma tjera të kancerit. Sipas rezultateve, qumështi i nënës i gjen saktësisht qelizat kancerogjene dhe pastaj i shkatërron ato. Ajo është një substancë e quajtur alpha-lac (alphalactalbumin), e pranishme në sasi të mëdha në qumështin e nënës, që gjen dhe shkatërron qelizat kancerogjene. Alpha-lac prodhohet nga një protein që ndihmon në prodhimin e laktozës së sheqerit në qumësht. 103 Kjo e Mirë e Pakrahasueshme Është një Dhuratë nga Allahu Një tjetër tipar i mrekullueshëm i qumështit të nënës është fakti se është jashtëzakonisht e dobishme që të ushqehet beba me të për dy vite. 104 Ky informacion i rëndësishëm, i zbuluar vetëm kohët e fundit nga shkenca, është shpallur nga Allahu katërmbëdhjetë shekuj më parë në ajetin: "Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t'u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota" (Kur'an, 2:233) Në të njëjtën mënyrë që nëna nuk vendos për prodhimin e qumështit, burimi më ideal për ushqimin e bebës së paaftë në nëvojë për ushqim në trupin e tij, gjithashtu ajo nuk vendos për nivelet e ndryshme ushqyese në të. Është Allahu I Plotëfuqishëm, i Cili i di nevojat dhe tregon mëshirë për çdo gjallesë, i Cili krijon në trupin e nënës qumështin për bebën.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free