Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Për ku je nisur

Menjëherë personazhi ynë zbriti nga shtëpia me valixhen në dorë, i veshur mirë, i kollarisur e i kapardisur si asnjëherë më parë. Ai i ngriti dorën një taksia që kaloi aty pranë dhe taksisti pa e zgjatur qëndroi pranë këmbëve të tij. Personazhi hapi derën dhe hyri brenda. Taksisti u kthye nga ai dhe gjithë respekt e dashamirësi e pyeti:”Ku dëshironi të shkoni zotëri?”
Miku ynë heshti për pak kohë, teksa taksisti i kishte bërë veshët katër në pritje të përgjigjes. Por kur pa se klienti nuk po përgjigjej, ia përsëriti pyetjen:”Më falni, po për ku jeni nisur zotëri?”
Klienti ngriti kokën dhe filloi të përpëlitej sikur ti kishte humbur zëri. Në sytë e tij, taksisti pikasi ndjenja hutimi dhe demoralizimi, të cilat sikur mbushën hapësirën e taksisë. Mandej, klienti u përgjigj i hutuar:”Nuk e di.”
Taksisti nuk u besoi veshëve, prandaj shtoi gjithë habi:”Çfarë?! Nuk dini për ku jeni nisur?!”
Përgjigja ishte shkatërruese:”Po, nuk e di për ku jam nisur.”
Pyetja që të drejtohet ty lexues i nderuar është:
Çfarë do të bëje po të ishe në vendin e këtij taksisti?
A do ta nxirrje këtë udhëtar me shkelma nga taksia?
A do të dyshoje në aftësitë e tij mendore?
Cilat do qofshin përgjigjet tuaja, besoj se të gjithë pajtohemi se sjellja e këtij pasagjeri është e çuditshme dhe e papranueshme.
Tani më thoni: Ku dëshironi të arrini gjatë udhëtimit të jetës tuaj? Ku mendoni të jeni pas pesë apo dhjetë vitesh? A e dini ç’drejtim ka marrë busulla e jetës tuaj?


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free