Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Udhetimi per ne Xhennet

UDHËTIMI PËR NË XHENET

 1. Dokumenti i udhëtimit:

 PASAPORTË NATYRALE ME KËTO TË DHËNA

Emri-Biri Ademit

Shtetësia-Dheu

Adresa-Planeta Tokë

 

b)Lloji i vizës që duhet t'a siguroni:

 Shahadetin - (Dëshminë se nuk ka Hyjni tjetër përveç All'llahut dhe se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij)

 
2.Sqarime rreth udhëtimit:

Pikë nisja-nga kjo botë

Pikë arritja-Bota e amshueshme (AHIRETI)

Orari i fluturimit
    
"Asnjë shpirt nuk e di se ç'do e pret nesër dhe,asnjë shpirt nuk e di se në ç'vend do të vdesë"...

Orari i te aterrimit
    
" Agonia e vdekjes vjen me të vërtetën (shfaqjes së sëmundjes),kjo është ajo prej së cilës vazhdimisht ke ikur"...

  3.Gjërat e domosdoshme për udhëtim:

 Shqiptimi i shehadetit, punët e mira si: si namazi, agjërimi, respektimi i prindërve, përkrhaja e të vobektëve, vizita ndaj të sëmurit, buzëqeshja vëllaut tuaj,lutjet e fëmiut të edukuar,dituria e dobishme, sadakaja e rrjedhshme.

4.Rregullat e udhëtimit:

 Udhëtarët e nderuar obligohen t'i përcjellin udhëzimet e theksuara në Kur'an,dhe udhëzimet e Muhammedit s.a.v.s.

 5.Për udhëzime më të hollësishme:

 Përmbajuni udhëzimeve të atyre që janë të udhëzuar më herët sipas Kur'anit dhe Hadithit të Pejgamberit s.a.v.s.

6.Mbushja e formularëve:

Pas arritjes atje, autoritetet e AHIRETIT na jepin formularë ku do të figurojnë disa pyetje në të cilat duhet përgjigjur:

 Pyetje:          Cili është Zoti yt ?

Përgjigje:     All'llahu, është Zoti im.

 Pyetje:          Cila është feja yte ?

Përgjigje:     Islami, është feja ime.

 Pyetje:          Cili është Pejgamberi yt ?

Përgjigje:     Muhammedi s.a.v.s., është pejgamberi im.

 

Pyetje:          Cili ësht libri yt ?

Përgjigje:     Kur'ani, është libri im.

 

Pyetje :         Cila është kibla yte ?

Përgjigje:     Qabja, është kibla ime.

 

Pyetje :         Kush janë vëllezërit e tu ?

Përgjigje:      Besimtarët musliman, janë vëllezërit e mi.

      

7.     Informatë e rëndësishme:

 

Lejohet peshë më e madhe se sa është paraparë në valixhe vetëm nëse e keni të mbushur (stërmbushur) me punë të mira.

Kontaktimi falas, kurse pyetjet mund t'i parashtroni drejtëpërdrejtë. Nuk keni nevojë për t'a vërtetuar rezervimin, ai është i sigurtë për mbarë njerëzimin ndër të gjitha gjeneratat.

Shpresojmë se ky organizim do t'ju kënaqë kurse pushimin e keni të përhershëm!

Ju urojmë këtë fat të mirë,Zoti na e mundësoftë.Amin !!!