Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

E moshuara dhe Profeti a.s

Ajo ishte nje grua e shtyre ne moshe, e kerrusur dhe plot rrudha ne fytyre.Orvatej pa derman te ngreje mbi supet e saj te lodhur, nje deng me dru te thate.Ai iu drejtua dhe i tha:Do ti mbaj une drute derisa te mberrijne ne shtepine tende.Vetem me trego rrugen, dhe ashtu beri.Dielli ishte pervelues , rruga e gjate, rera e shkretetires sikur kishte marre flake e dengu i druve rendohej gjithmone e me shume.Me te mberritur ne shtepi, plaka e moshuar i tha:Me vjen shume keq qe nuk kam asgje te te shperblej per mundin, por do te jap nje keshille te vyer.Nese kthehesh ne Meke, ruaju se mos takohesh e degjon nga nje magjistar i cili quhet Muhamed.Por edhe nese e takon dhe e degjon teksa flet, asnjehere mos i beso fjaleve te tij, e aq me pak ta ndjekesh.Ai e pyeti:E perse ?! E moshuara:Sepse ai eshte i paedukate.Ai:Edhe sikur te jem une Muhamedi ?!E moshuara:Nese ti je Muhamedi, atehere deshmoj se nuk ka Zot tjeter pervec nje Zoti dhe se ti je i derguari i tij.