Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Një jetë pas lindjes?

Ky tregim bën fjalë për tri bebe, trinjakë, të cilët gjenden në barkun e nënës. Një përfytyrim qesharak, porse që të bën të mendosh thellë për ekzistencën. Ke besuar ti se ka jetë pas lindjes? Po qe se ndokush do të ta bënte këtë pyetje në barkun e nënës, si do të përgjigjeshe?!

Na ishin tri bebe, trinjakë, njëri prej tyre ishte besimtari i vogël, tjetri dyshuesi i vogël, kurse i treti ishte jobesimtari i vogël.

Dyshuesi:

A besoni ju se pas lindjes ka jetë?

Jobesimtari:

Marrëzi, kjo gjë është e pamundur! Si mund të duket një jetë pas lindjes?!

Besimtari:

As unë nuk e di në mënyrë të sigurt, mirëpo gjithsesi jeta pas lindjes do të jetë shumë më e ndritshme. Madje, ndoshta do të mund të ecim përreth dhe të ushqehemi me gojët tona.

Jobesimtari:

Absurditet! Si mund të ecim përreth?! Pastaj, të hamë me gojët tona, ç’është kjo ide qesharake?! Ne ushqehemi nëpërmjet kërthizës! Pos tjerash, është e pamundur që të ketë jetë pas lindjes, sepse kërthiza qysh tashmë është shumë e shkurtër.

Besimtari:

Kjo gjë është e mundur. Vetëm se do të jetë pak më ndryshe.

Jobesimtari:

Askush nuk është kthyer pas lindjes. Me lindje përfundon jeta. Kjo jetë është vetëm një mundim dhe errësirë.

Besimtari:

Edhe pse nuk e di sigurt se si do të duket jeta pas lindjes, jam i bindur se atëherë do të mund ta shohim nënën tonë.

Jobesimtari:

Nënën?! Ti beson se ka një nënë? Pa më thuaj, ku është ajo?

Besimtari:

Është këtu, kudo rreth nesh. Ne jetojmë brenda saj dhe nëpërmjet saj. Po të mos ishte ajo, as ne nuk do të ekzistonim.

Jobesimtari:

Mjaft më, të lutem! Asnjëherë nuk kam vënë re se ekziston ndonjë nënë, pra ajo nuk ekziston.

Besimtari:

Nganjëherë, kur jemi tërësisht të qetë mund ta dëgjosh duke kënduar... ose mund ta ndiesh duke përkëdhelur botën tonë. Unë, gjithsesi besoj se jeta jonë e vërtetë fillon nga ai moment...


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free