Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mendimi tjetër

Ky studiues para 100 viteve kishte shkruar se Islami është përhapur pa

imponim tek shqiptarët dhe çdo kund.

Pastaj kishte shkruar se pranimi i Islamit ka ndikuar pozitivisht tek

shqiptarët, sepse ishte faza e asimilimit të shqiptarëve në sllavë.

Dhe se Islamin e pranuan shqiptarët ortodoksë.

Këto të vërteta shkencore i kishin thënë edhe më herët disa shkencëtarë

të vërtetë shqiptarë.

Por, historia zyrtare politike bizantine dhe romake propagandonte të

kundërtën.

Edhe sot propagandon të kundërtën.

Në promovimin e përkthimit të librit, historianët tanë që ishin prezent

i vërtetuan këto të vërteta shkencore.

Dhe nëse Islami është pranuar pa imponim, kështu duhet të shkruhet

në librat e historisë.

Dhe nëse Islami na ka shpëtuar nga asimilimi sllav e ortodoks, kjo duhet

të shkruhet.

Dhe nëse kemi qenë ortodoksë, edhe kjo duhet të thuhet.

Ose, bile të logjikohet.

Ka kaluar koha e mos logjikimit dhe e mos guximit nga serbët dhe

kuadrot politike kumrovecianiste të tyre.

Duhet të kalojë koha e frikës nga pakica.

Ata që e shkruanin historinë zyrtare antishkencore, është vërtetuar se

ishin në shërbim antikombëtar.

Ata që ende janë duke e thënë të pavërtetën, janë ende në shërbim

kundër këtij kombi.

Vetë logjika e thotë.

 

Biblioteka

Biblioteka e parë në Kosovë, e zbuluar tani, paska qenë në Prizren,

qysh në vitin 1513.

Edhe shkollat në Kosovë kanë qenë në vitit 1440. Bile të mesmet, se

për fillore ka pas me qindra. Po thonë kontrashët e programuar: Nuk

është mësuar shqip.

Kemi qenë analfabetë, po thonë zyrtarët, e ne që nga viti 1440 kemi

pasur shkolla të mesme medresetë, ku janë mësuar lëndët shoqërore-humane

dhe natyrore.

Po thonë të indoktrinuarit: Janë quajtur medrese. Është dashur të quhen

kolegje e lice, dhe të shkruhet me shkronja latine!

Sipas kësaj logjike të mbrapshtë, japonezët, kinezët, arabët e të gjithë

të tjerët që nuk e kanë shkrimin latin, janë analfabetë!!!

Ose edhe logjikimi më i mbrapshtë.

Të gjithë dijetarët e botës së civilizuar, të cilët nuk kanë mësuar shqip,

nuk mund të jenë intelektualë.

Ose edhe një kundra-mendim: Të gjithë shqiptarët që kanë kryer shkollat

në Amerikë, Evropë dhe në shtete tjera, janë analfabetë sepse nuk

kanë mësuar shqip!

Ose edhe një mendim maniakist: “Ata që kanë hapur kolegje dhe universitete

në vendet tona, dhe ata që vijojnë mësimet ku nuk mësohet

vetëm shqip, janë antishqiptarë!!!

Nëse dikush që të jetë intelektual duhet të vijojë mësimet vetëm në

alfabetin latin dhe të mësojë vetëm shqip, atëherë vërtet paskemi qenë

analfabet, e nuk paskemi pasur as shkolla, as biblioteka, as alfabet, as

intelektual deri në shek. e 20!!!

 

Alfabeti

Ne kemi ditur shkrim lexim qe 600 vjet. Gjyshi im ka ditur. Edhe gjyshja.

Edhe stërgjyshi. Ma merr mendja që edhe gjyshërit tuaj.

Por, kanë ditur me alfabet arab. Me alfabetin me të përsosur nga të

gjithë alfabetet e botës. Kanë shkruar dhe lexuar edhe shqip, por me

alfabetin në të cilën shkruante bota e civilizuar. Dhe me të cilin ende

shkruan një numër i madh i njerëzve në botë.

Dhe nisën kongreset e gjuhës.

Rezultati ishte se tani latinisht nuk dinte askush. Të gjithë u bënë analfabet.

Të gjithë muslimanët, sepse ata që nuk ishin muslimanë, dinin

latinisht. Kush humbi dhe kush fitoi? Kujt i konvenonte kjo? Kush

kishte një plan këtu? Kush bënte hile këtu?

Merreni me mend sikur dikush t’iu kishte organizuar japonezëve dhe

kinezëve kongrese që t’iu ndërrojnë shkronjat. Dhe t’iu thuhet se nuk

jeni në hemisferën perëndimore.

Si do të reagonin japonezët dhe kinezët?

Këta nga 8 vjet shkojnë në shkollë për të mësuar të lexojnë. Dhe nuk e

ndërrojnë shkrimin. Sepse kjo nuk është pengesë për të përparuar. Neve

na ndërruan, por të prapambetur mbetëm. Nuk përparuam. Pse?

Sepse nuk ishte qëllimi ky.

Qëllimi ishte tjetër çka!!!

Jo gjuha. As alfabeti. As shkronjat.

Ne ende nuk kemi shkronja shqipe. Ne shkruajmë me shkronja latine.

Jo shqipe.

Ishte plani të latinizohemi, e jo të përparojmë.

Ishte plani kundër shkronjave arabe, e jo të arsimohemi.

Rezultatet ku jemi ta tregojnë qëllimin.

 

Është Koha

Të evidentohen mësimet mashtruese. Të pavërtetat. Jo vetëm ato që janë vërtetuar nga të gjithë.

Të demaskohen mësimet mashtruese.

Të ngritet zëri kundër mësimeve mashtruese.

Të mbrohen fëmijët tanë nga ndotja e trurit dhe e shpirtit.

Të pastrohen të ndoturit.

 

Dy janë

Historia zyrtare dhe ajo shkencore nuk pajtohen. Për mijëra gjëra.

Ateistët me besimtarët.

Mësimet komuniste me mësimet e muslimanëve.

Mësimet krishtere dhe Islame.

Mësimet e shqiptarëve muslimanë me mësimet e shqiptarëve krishterë.

Ata mund të thonë ende se toka është e rafshët, por është joshkencore.

Mund të thonë se Islami është përhap me dhumë, por është jo shkencore.

Ata thonin të pavërteta për Enverin, për komunizmin, për marksizmin, për fenë.

Ata miqtë na I quanin armiq, e armiqët na I mësonin për miq, na mësonin vëllazërim bashkimin, dhe na thonin se serbët I kemi vllëzër e mulsimanët I kemi armiq.

Ishin dhe janë mësime të tyre.

Më herët ka qenë e pamundur që ne muslimanët t’i kemi mësimet e njejta me ata.

Për mijëra çështje.

Ne kishim shkollat tona , ata kishin shkollat e tyre. Serbët, grekët, të krishterët kishin shkollat e tyre, ne tonat. Ata mësimet e tyre, ne tonat.

Me që jemi në sistemin e klonimit, e mjetet e klonimit I kanë në dorë ata, duhet bërë me dije se e vërteta është tjetër. E ata, nëse dëshirojnë të e mbajnë të pavërtetën për të vërtetë, le të e mbajnë.

Por, vetëm për veti e jo edhe për ne.

Sepse ne kemi të vërtetën tonë, mësimet tona, besimet tona, botëkuptimet tona, mënyrën e jetesës sonë.

Ata le t’I mbajnë për veti mësimet e tyre, besimet e tyre, jetesën e tyre.

Të ndërpresin hilet. Edhe imponimet.

Ka ra komunizmi dhe ateizmi. Le të bijnë edhe mësimet e tyre.

Mësimet e tyre anti-Islame dhe anti-muslimane.

 

Sa gjatë

A pak kemi hequr ne shqiptarët muslimanë nga kësi lloj sulmesh, nga kësi lloj akuzash, nga kësi lloj të pavërtetash, nga grekët, malazezët, serbët, bullgarët, komunsitët, ateistët, dhe nga të tjerët anti-shqiptarë, anti-musalimanë?!

A ende duhet një pakicë e vogël të na dhunon mendërisht dhe shpirtërisht?!

A ende duhet duruar këto të pavërteta, etiketime dhe akuza vetëm ndaj neve shqiptarëve muslimanë?!

A e dini se sa gjatë të gjithë ne na sulmojnë?!

 

Tre shekuj

Tërë shekullin e nëntëmbëdhjetë, tërë shekullin e njëzet dhe tani në

shekullin e njëzet e një, serbët, grekët, malazezët, maqedonasit, orto-

doksët dhe katolikët e kanë sharë turkun, Islamin, muslimanët dhe

kuptohet mua si musliman.

Priftërinjtë ortodoksë dhe priftërinjtë katolikë, letrarët ortodoksë dhe

letrarët katolikë, historianët ortodoksë dhe historianët katolikë, të të

gjitha kombeve e edhe të kombit shqiptar, në letërsi, në histori, në libra

shkollore, në literaturën tjetër, dhe nëpërmjet mediave të ndryshme

po më shajnë. Ka tre shekuj.

Po ma shajnë identitetin tim, fenë time, librin tim, vëllezërit e mi të fesë.

Edhe shqiptarët me emra muslimanë, të cilët ende nuk e kanë futur

trurin në përdorim, të cilët ia kanë falur trurin këtyre propagandave, të cilët janë të indoktrinuar nga mësimet e tyre, të cilët janë të klonuar nga manipulimet e tyre,

edhe ata po më shajnë.

Dhe fajin po ma lënë mua.

Tre shekuj!!!

Pastaj, duaje të pavërtetën po më thonë!!

Këta ishin dhe ende janë kundër çdo gjëje islame, kundër arabit, turkut,

kapelës, shamisë, fjalëve turke-arabe-persiane, alfabetit arab, adeteve,

veshjes, ushqimit, rregullave, bismilahit, selamit, odave të burrave.

Kundër ndalesave islame (alkoolit, derrit, fajdesë, kurvërisë, etj).

Tre shekuj sulme, etiketime, akuza, gënjeshtra, mashtrime, të pavërteta.

Tjetër temë është pse po e akuzojnë të Vërtetën dhe pse po e durojmë

të pavërtetën!!!.

 

Syza për tru

Është bërë shumë lehtë për njerëzit që nuk po shohin mirë me sy.

Ordinanca për sy nga të gjitha anët. Edhe në treg ka syza sa të doni.

Fatkeqësisht, nuk po ka ende syza për tru. Që atyre të cilët nuk po i

kuptojnë gjërat t’u zmadhojnë trurin më shumë.

Aq sa t’i kuptojnë gjërat si duhet.

Dhe me kohë.

Pas 50 viteve të gjithë po i kuptojnë, por po bëhet vonë!

Dhe po na kushton.

 

Zgjohu mjek

Diagnozën e dimë. Helmet i dimë.

Ilaçin e dimë. Terapinë dhe mjekimin e di vetëm mjeku.

Ai po fle. Ka kohë të gjatë që po fle.

Të lutem zgjohu. E ke obligim.