Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Lodhja e shpirtit

Shejh Muhamed Husejn Jakupi, Allahu e ruajt, thotë: Nga njerëzit ka asi lloj që vjen dhe thotë: Ndjehem tepër i lodhur.

Kur e pyet se pse, ku qëndron problemi?!

Përgjigjet: Nuk e di, më është ngushtuar shpirti.

E pyet se cila është arsyeja?!

Përgjigjet: Nuk e di, prekem shumë shpejt. Shpirti më është ngushtuar dhe më duket se ngulfatem.

E pyet: A ke nevojë për të holla?!

Përgjigjet: Jo, pasha Allahun jo. Nuk e di se për çka bëhet fjalë, nuk janë në pyetje të hollat!

E pyet: Mos ke ndonjë problem me gruan tënde?!

Përgjigjet: Jo, përkundrazi. Ndjehemi shumë të lumtur mes veti.

E pyet: Mos të janë sprovuar fëmijët me diçka?!

Përgjigjet: Jo pasha Allahun. Ata janë shëndoshë e mirë.

E pyet: Mos ke ndonjë problem në punë?!

Përgjigjet: Jo, çdo gjë është në rregull.

E pyet: Mirë, atëherë kjo e tëra nga vjen?!

Përgjigjet: Nuk e di! Nuk e di! Nuk e di! Ndjehem i lodhur, shumë i lodhur!!

- Kjo lodhje, është lodhje e shpirtit. Ajo nga e cila ankohet ky njeri, nuk është trupi i tij, po ajo është shpirti i tij. Për këtë arsye i gjen pasuesit e epsheve dhe mëkatarët në vuajtje dhe dhembje. Nga gjynahet u shtohen pikat e zeza në zemër, e me atë u shtohet edhe pikëllimi, e nga pikëllimi u shtohet edhe dhembja, e nga dhembja u shtohet edhe shtrëngimi.

Shpirti nga brenda i bërtet, është i uritur dhe i etur, mirëpo nuk di se çka të bën. Për këtë arsye ai hulumton dhe jepet pas gjërave materiale, në ushqim dhe në pije, në veshje dhe në qeshje, mirëpo të qeshurit e tij del vetëm se nga goja, e jo nga zemra e tij.

Shpirti ka nevojë për ilaç i cili buron nga vendi prej nga ka ardhur vet shpirti, dhe kjo: " ... është çështje që i përket vetëm Zotit tim ...".

Allahu i Madhëruar thotë: "Do të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: "Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim ...". Isra 85


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free