Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Kur'ani:Libri me i gjelber

Me 8 nëntor, në selinë e Parlamentit evropian në Bruksel u diskutua rreth çështjes së si e sheh Islami ambientin jetësor, me temë: Pikëpamja e islamit rreth ambientit jetësor.

Kjo u iniciua dhe u organizua nga Shoqata për Dialog Ndërkulturor nga Belgjika. Në këtë organizmin morën pjesë personalitete të ndryshme islame dhe ndërkombëtare, siç ishte Fazlun Halid, kryetari i Shoqatës islame të shkencave të ekologjisë dhe ambientit, me seli në Angli; Ibrahim Ozdemir, rektori i Univerzitetit Gaziantep të Turqisë;  Izabel Durant, zv/kryetare e Parlamentit evropian dhe lidere e Partisë së Gjelbërt të Belgjikës, etj.

Qëllimi i këtij organizimi, ashtu siç citon gazeta Today’s Zaman, ishte që të prezantohen mendimet dhe idetë e muslimanëve në lidhje me atë se si e paraqet konceptin e tij, Kurani fisnik, rreth mbrojtjes së ambientit.

Intelektualët muslimanë të pranishëm në këtë mbledhje, duke theksuar se Kur’ani fisnik është njëri prej “librave më të gjelbërt në botë” dhe duke lexuar disa nga verstet kur’anore të cilat flasin për ambientin dhe mënyrën e mbrojtjes së tyre, kanë kritikuar pavëmendëshmërin e njerëzve në botë ndaj mbrojtjes dhe ruajtjes të ambientit jetësor.

Sherafettin Pektash, kryetar i Shoqatës për Dialog Ndërkulturor në Belgjikë, gjatë fjalimit të tij, duke folur për qëllimet e zhvillimit të kësaj mbledhje, është shprehur: “Anëtarët dhe aktivistët e grupeve për mbrojtjen e ambientit në Evropë gjatë rrjedhave të takimeve të punës gjithmonë bisedonin me mua rreth kësaj se Kur’ani fisnik është “libri më i gjelbërt në botë” dhe flisnin vazhdimisht për vëmendjen e Fesë islame që i kushton ambientit jetësor, për këtë arsye kemi vendosur që të zhvillojmë mbledhjen e sodit dhe të diskutojmë në lidhje me pikëpamjen e Islamit në lidhe me ambientin jetësor” – është shprehur Pektash.