Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Shperblimi i arrogances

Në bordin e aeroplanit ndodhet një zonjë, e cila është ulur në vendin e saj përkatës. Zonja në fjalë është me ngjyrë të bardhë dhe i ka kapërcyer të pesëdhjetat. Përbri saj, është ulur një burrë me ngjyrë të zezë dhe duket qartë që zonja ndihet ngushtë ngaqë është ulur pranë tij. Në një moment, ajo thërret një nga stjuardesat dhe në vesh i pëshpërit:”Besoj e kupton sa ngushtë ndihem që jam ulur përbri një njeriu të zi. E kam të pamundur të qëndroj pranë një njeriu të tillë, prandaj më shih një vend tjetër më të përshtatshëm!”

Stjuardesa iu përgjigj:”Qetësohuni zonjë! Për fatin tuaj të keq të gjithë vendet e këtij fluturimi janë të zëna. Megjithatë, më lejo të shoh mos gjej ndonjë vend bosh.”

Pas disa minutash, stjuardesa kthehet dhe i tha:”Siç u thashë të gjithë vendet janë të zëna. Për problemin tuaj vura në dijeni dhe kapitenin, i cili më konfirmoi se vendet janë të zëna, përfshi ato të biznesmenëve. Por, ai më gjeti një vend bosh në klasin e parë.”

Para se zonja të thotë diçka, stjuardesa shtoi:”Nuk është normale në linjën tonë që pasagjerët e thjeshtë të ulen në klasin e parë, por kapiteni mendoi që nuk është e drejtë që t’ju ulim pranë një personi të neveritshëm për ju, prandaj...” Mandej, stjuardesa duke iu drejtuar burrit me ngjyrë të zezë i tha:”Zotëri! A mund ta merrni çantën tuaj të dorës dhe të më ndiqni, pasi u pret një vend në klasin e parë?”

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free