Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Horoskopi në Islam

Fillimisht e kuptuam se të merresh me diçka të tillë është e ndaluar, është mëkat i madh, i cili kalon në kufër. Ndërsa kjo fjalë na mëson se njeriu sa më shumë që thellohet në këso diturish, në këso punësh, aq më shumë zhytet ai në kufrin e magjisë.

Vërejtje: Këtu nuk dua të lë pa përmendur një sprovë të kohëve tona me të cilën mediet, si të shkruara ashtu edhe të dëgjuara dhe të shikuara i kanë sprovuar njerëzit në përgjithësi, e kjo është horoskopi. Këtë sprovë mund ta gjesh në çdo cep të secilës gazetë apo reviste, në radio apo televizion dhe kudo tjetër. Në kohën tonë zakonisht ata që e mësojnë astronominë për këso qëllimesh mendimet e tyre për parashikimin e së ardhmes i vendosin në këso shkrimesh, pra, në horoskop.

Njerëzit përmes tij përfitojnë vetëm humbje kohe, dehje të trurit, mashtrim të qartë, marrje të vendimeve të ngutshme dhe të gabuara bazuar në horoskop e jo në arsye dhe argumente të fesë; dhe në fund përfitimi më i madh i tyre është dalja nga feja. Në këtë mënyrë hartuesit e këtyre lloj rubrikave arrijnë të luajnë me njerëzit duke i urdhëruar të punojnë apo të largohen nga vepra të ndryshme, arrijnë që njerëzit t’i bindin për t’i besuar më shumë horoskopit, se sa fjalës së Allahut apo asaj të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem. Shpesh e kam pyetur veten, se çfarë përfitojnë këta njerëz nga këto publikime, ku në shumicën e rasteve përfitimet materiale janë jo edhe aq të mëdha, por pa kurrfarë dyshimi, se qëllimi i shumicës së hartuesve të këtyre rubrikave nuk është përfitimi material, sa është nxjerrja e njerëzve nga Islami dhe t’i mbajnë sa më larg tij.

Shpesh në këtë sprovë bien edhe njerëzit e shkolluar, të cilët nëpër seminare apo tubime të ndryshme i kundërshtojnë besëtytnitë dhe e refuzojnë çdo lloj falli duke bërtitur me gojën plotë se gjërave të tilla i besojnë vetëm injorantët dhe ata të prapambeturit e në anën tjetër ai vetë i beson horoskopit. Mjerë ky njeri i “shkolluar”, i cili nuk i beson besëtytnitë e prapambetura, por i shkreti nga ana tjetër i beson besëtytnive “bashkëkohore”.

Këta lloj njerëzish shpesh i kundërshtojnë edhe disa parime bazë të fesë, të cilat flasin për shumë lajme të së ardhmes, siç janë xheneti dhe xhehenemi, duke pretenduar se janë diçka e panjohur për neve dhe kështu i kundërshton argumentet e sakta nga Kurani dhe Suneti e në anën tjetër i pranon fjalët e kota të mashtruesve bashkëkohorë. Prandaj në fund e këshilloj veten time dhe çdo njeri që të largohet nga këto mashtrime, të cilat e dërgojnë njeriun në kufër, të besojë fjalët e mashtruesve, të cilët pretendojnë se dinë diçka që nuk e ka ditur as më i dashuri i Allahut, Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem, pra, njohjen e fshehtësive të së ardhmes. Për të ardhmen neve duhet të besojmë, aq sa na është treguar prej saj në Kuran apo hadithet e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, as më pak e as më shumë. Kush beson diçka më shumë apo mohon vetëm pak nga ato lajme del nga feja!e kuptuam se të merresh me diçka të tillë është e ndaluar, është mëkat i madh, i cili kalon në kufër. Ndërsa kjo fjalë na mëson se njeriu sa më shumë që thellohet në këso diturish, në këso punësh, aq më shumë zhytet ai në kufrin e magjisë.

Vërejtje: Këtu nuk dua të lë pa përmendur një sprovë të kohëve tona me të cilën mediet, si të shkruara ashtu edhe të dëgjuara dhe të shikuara i kanë sprovuar njerëzit në përgjithësi, e kjo është horoskopi. Këtë sprovë mund ta gjesh në çdo cep të secilës gazetë apo reviste, në radio apo televizion dhe kudo tjetër. Në kohën tonë zakonisht ata që e mësojnë astronominë për këso qëllimesh mendimet e tyre për parashikimin e së ardhmes i vendosin në këso shkrimesh, pra, në horoskop.

Njerëzit përmes tij përfitojnë vetëm humbje kohe, dehje të trurit, mashtrim të qartë, marrje të vendimeve të ngutshme dhe të gabuara bazuar në horoskop e jo në arsye dhe argumente të fesë; dhe në fund përfitimi më i madh i tyre është dalja nga feja. Në këtë mënyrë hartuesit e këtyre lloj rubrikave arrijnë të luajnë me njerëzit duke i urdhëruar të punojnë apo të largohen nga vepra të ndryshme, arrijnë që njerëzit t’i bindin për t’i besuar më shumë horoskopit, se sa fjalës së Allahut apo asaj të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem. Shpesh e kam pyetur veten, se çfarë përfitojnë këta njerëz nga këto publikime, ku në shumicën e rasteve përfitimet materiale janë jo edhe aq të mëdha, por pa kurrfarë dyshimi, se qëllimi i shumicës së hartuesve të këtyre rubrikave nuk është përfitimi material, sa është nxjerrja e njerëzve nga Islami dhe t’i mbajnë sa më larg tij.

Shpesh në këtë sprovë bien edhe njerëzit e shkolluar, të cilët nëpër seminare apo tubime të ndryshme i kundërshtojnë besëtytnitë dhe e refuzojnë çdo lloj falli duke bërtitur me gojën plotë se gjërave të tilla i besojnë vetëm injorantët dhe ata të prapambeturit e në anën tjetër ai vetë i beson horoskopit. Mjerë ky njeri i “shkolluar”, i cili nuk i beson besëtytnitë e prapambetura, por i shkreti nga ana tjetër i beson besëtytnive “bashkëkohore”.

Këta lloj njerëzish shpesh i kundërshtojnë edhe disa parime bazë të fesë, të cilat flasin për shumë lajme të së ardhmes, siç janë xheneti dhe xhehenemi, duke pretenduar se janë diçka e panjohur për neve dhe kështu i kundërshton argumentet e sakta nga Kurani dhe Suneti e në anën tjetër i pranon fjalët e kota të mashtruesve bashkëkohorë. Prandaj në fund e këshilloj veten time dhe çdo njeri që të largohet nga këto mashtrime, të cilat e dërgojnë njeriun në kufër, të besojë fjalët e mashtruesve, të cilët pretendojnë se dinë diçka që nuk e ka ditur as më i dashuri i Allahut, Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem, pra, njohjen e fshehtësive të së ardhmes. Për të ardhmen neve duhet të besojmë, aq sa na është treguar prej saj në Kuran apo hadithet e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, as më pak e as më shumë. Kush beson diçka më shumë apo mohon vetëm pak nga ato lajme del nga feja!