Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ebu bekri dhe Aliu

Një ditë Hazreti Ebu Bekri shkoi në shtëpinë e Resulullahut. Në momentin që po futej brenda, erdhi edhe Hazreti Aliu. Hazreti Ebu Bekri i tha:"O Ali! Urdhëro, futu ti i pari". Hazreti Aliu u përgjigj: "O Ebu Bekr!Futu ti i pari sepse ti vrapon i pari në çdo punë të mirë." Futu ti i pari o Ali sepse ti je i pari i Resulullahut. Si mund unë të kaloj përpara teje? Unë kam dëgjuar nga Resulullahu të thotë: "Dielli nuk ka ndriçuar mbi një njeri nga populli im që të jetë më i lartë se Ebu Bekri" Unë nuk mund të kaloj përpara teje, sepse ditën që u martove ti me Fatimenë, kam dëgjuar Resulullahun të thotë: " I dhashë vajzën më të mirë, burrit më të mirë". Unë nuk mund të kaloj përpara teje sepse Resulullahu ka thënë: "Ai që dëshiron të shohë Ibrahimin alejhis-selam, le të shohë fytyrën e Ebu Bekrit!" Unë nuk mund të kaloj përpara teje sepse Resulullahu ka thënë: "Ai që dëshiron të shohë butësinë e Ademit alejhis-selam dhe edukatën e mirë të Jusufit alejhis-selam, të shohë Aliun." Unë nuk mund të kaloj përpara teje sepse Resulullahu ka thënë: "O All-llah kush më don mua më shumë dhe kush është më i mirë nga Es'habët e mi." All-llahu teala thotë:"O Pejgamberi im, sa baba i mirë është babai jot, Ibrahim Halili. Sa vëlla i mirë është vëllai jot, Ali ibn Ebi Talib." Unë nuk mund të kaloj përpara teje sepse Resulullahu ka thënë: "Në qoftë se peshohet besimi i Ebu Bekrit dhe besimi i të gjithë besimtarëve të tjerë, besimi i Ebu Bekrit vjen më i rëndë." Kështu vazhduan për një kohë të gjatë dhe Resulullahu po i dëgjonte ato. Nga brenda u tha: " O vëllezërit e mi, Ebu Bekri dhe Aliu! Futuni brenda tani. Erdhi Xhebraili alejhis-selam dhe më tha Engjëjt në qiej po iu dëgjojnë, edhe po të vazhdoni të lavdëroni njëri tjetrin deri në ditën e Kijametit, nuk mund të tregoni dot vlerën e madhe që keni te All-llahu teala!" U përqafuan me njëri tjetrin dhe u futën brenda.