Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Pendimi i rrejshëm

Më ka treguar Mensur bin Amari, i cili ka thënë:

E kam pasur një shok me edukatë të keqe, i cili pastaj u pendua dhe e shihja duke bërë ibadet e duke u falur.

Pas një kohe nuk e kam parë, e më thanë se është i sëmurë. Shkova te shtëpia e tij dhe në derë doli vajza e tij, e cila më tha: “Kë po e kërkon?” I thashë: “Filanin ...”. Më dha leje dhe hyra.

Në mes të shtëpisë ishte i shtrirë në shtrat, fytyra iu kishte nxirë, sytë iu kishin zverdhur, e buzët iu kishin trashur. Unë, duke u frikësuar për të, i thashë:

- O vëllai im, thuaj “La ilahe il-lall-llah”. I hapi sytë dhe shikoi jorganin, me të cilin ishte mbuluar. I thashë për së dyti:

- O vëlla, thuaje shpesh fjalën “La ilahe il-lall-llah”. Pastaj i thashë për të tretën herë. I hapi sytë dhe më tha: - O vëlla Mensur, kjo fjalë është larguar prej meje. I thashë “La havle ve la kuvete il-la bil-lahil alijil adhimë”.

Pastaj i thashë: “O vëllai im! Po ku është ai namazi, agjërimi dhe namazi yt i natës?!” E ai më tha: “Të gjitha ato nuk kanë qenë për Allahun, pendimi im ka qenë i rrejshëm. Ato i kam vepruar vetëm para njerëzve, që ata të thonë se unë po agjëroj dhe po falem; ndërsa kur kam qenë larg tyre e i vetmuar, kur e kam mbyllur derën dhe kam qenë pas perdeve, kam pirë alkool dhe kam bërë mëkate para Allahut. Kam vazhduar ashtu deri sa më ka kapluar sëmundja, e cila gati më shkatërroi. E i kam thënë kësaj bijës sime: - Më jep mus-hafin. E kam marrë mus-hafin dhe jam lutur:

“O Zoti im, për nder të Kur’anit fisnik, nëse më shëron unë nuk do të vazhdoj me mëkate asnjëherë!”. E Zoti ma tejkaloi sëmundjen. E kur u shërova përsëri kam vazhduar me avazin e vjetër, në lojëra e dëfrime, e shejtani më bëri të harroj premtimin mes meje dhe Zotit tim. Kështu kam vazhduar një kohë. E pastaj prapë jam sëmurë rëndë me sëmundje të vdekjes. Pastaj i kam thënë familjes sime të më vendosin në mes të oborrit të shtëpisë, pastaj kam kërkuar mus-hafin, e kam lexuar, e kam ngritur lart dhe jam lutur:

“O Zot, për nder të shenjtërisë së këtij mus-hafi fisnik, për nder të fjalës Tënde, më tejkalo këtë vështirësi dhe më shëro!”.

Për ta arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë 19

Zoti ma pranoi dhe më shëroi, mirëpo pastaj prapë vazhdova siç kam qenë më parë me lojë, zbavitje, dëfrim e mëkate, deri sa prapë më kaploi kjo sëmundje.

I kam thënë familjes të më vendosin në mes të oborrit të shtëpisë, siç po më sheh, pastaj kërkova mus-hafin për ta lexuar, mirëpo nuk munda t’i shoh shkronjat fare, atëherë kuptova se Allahu i Lartmadhëruar është i hidhëruar në mua dhe e kam ngritur kokën lart në qiell dhe jam lutur: “O Zoti im, për nder të këtij mus-hafi më tejkalo këtë sëmundje dhe më shëro, o Sundues i qiellit dhe i tokës!”. Pastaj kam dëgjuar sikur dikush më pëshpëriti në vesh:

“Pendohesh për mëkate atëherë kur sëmuresh.

E kthehesh prapë në mëkate kur të shërohesh.

Prej sa e sa fatkeqësive ke shpëtuar.

A nuk kishe frikë se të vjen fundi i shpresave e ti duke qenë në mëkatet e tua të vazhdueshme?!”.

Thotë Mensur bin Amari: Për Zotin, porsa dola nga shtëpia e tij duke i kujtuar vargjet që m’i tha, dhe kam arritur te dera, kur thanë: “Ai vdiq!”


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free