Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Tregu i Xhennetit

Ebu Hurejre r.a. e takon Seid bin Musejibin dhe i thotë: “Lus Allahun që të na bashkojë në tregun e xhenetit! Seidi tha: A ka në të (xhenet) treg? I thotë: Po, më ka treguar i Dërguari i Allahut s.a.v.s. se kur njerëzit do të hynë në xhenet, vendosen në to, varësisht prej veprave të mira të tyre, dhe thirren ata, përafërsisht, javë për javë të ditëve të kësaj bote, dhe e vizitojnë Allahun e Lartmadhëruar, i Cili iu paraqitet atyre nga arshi i Tij. Dhe vendosën në një bahçe prej bahçeve të xhenetit. U jepet rasti atyre të hipin në minbere prej minbereve me material të diamantit, me material të perlave, me material të floririt, me material të argjendit. Ulën mbi to, dhe mbi to ka aroma të miskut, kafurit dhe gjithçka është komode, pra karrige çka është më komfore për vendkuvendimin. Tregon Ebu Hurejre: I kam thënë të Dërguarit të Allahut s.a.v.s: “A do ta shohim Zotin tonë?” – “Po a dyshoni diçka kur e shihni diellin dhe hënën e re?” I thanë: “Nuk dyshojmë kurrsesi”. Atëherë, pra do ta shihni Zotin tuaj të Lartmadhëruar dhe çdo njëri, i cili do të jetë aty do ta përjetojë kënaqësinë e shikimit të Allahut të Lartmadhëruar. E Zoti i Lartmadhëruar do t’i thotë ndonjërit: “O filan, a të kujtohet kur ke vepruar kështu e kështu?” Atij i kujtohen disa lëshime në jetën e tij, dhe thotë: “O Zoti im, a nuk po më falë?!” E Zoti i thotë: “Po, me faljen time ti e ke arritur këtë pozitë”. Dhe deri sa ata të jenë në atë gjendje, i mbulojnë ata retë dhe fillon mbi ta të bie shi i mirë, me aso arome që më pare kurrë nuk e kanë ndier. Pastaj Zoti thotë: “Tani vazhdoni dhe shihni çka kam përgatitur për ju, dhe merrni e merrni çka të dëshironi”. Tregon në vazhdim - shkojmë në një treg të mbushur me melek, ku janë aso të mira çka syri si ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe as njeriut në mend nuk ka mundur t’i shkojë.

Tregon: Dhe na jepet neve çka të dëshirojmë. Aty as nuk shiten gjërat, e as nuk blihen, por është vetëm treg simbolik ku takohen banorët e xhenetit dhe e shohin njëri-tjetrin; dhe shokun, i cili është në një pozitë më të lartë, e sheh shoku i tij në pozitë më të ulët, të cilit ia pëlqen rrobat e tij, dhe pa e përfunduar bisedën, i jepet çka ta mendojë, edhe më të mirë se ajo që e ka menduar. Kjo është për arsye që asnjeri të mos lakmojë dhe të mos jetë i pikëlluar. Pastaj kalojmë prej atij vendi dhe i takojmë gratë tona, të cilat na përshëndesin me: “Mirë se erdhët, mire se erdhët”. Na paskeni ardhur me rroba, veshje dhe erë më të mirë se sa kur keni shkuar!” Ndërsa ne i përgjigjemi: “Ne kemi qenë në venkuvendimin e Zotit tonë Madhështor, dhe e rendit ka qenë që të kthehemi kështu siç po na shihni!”.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free