Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Si munden..!

Një natë, para se të flija, u ktheva kah gruaja ime e shikoja duke fjetur dhe thash në vete
 
- E gjora pasi ka jetuar me familjen e vet erdhi të flejë tek një burrë i huaj, për atë e la shtëpinë e prindërve, përkëdheljen e prindërve, rehatinë e familje. Ajo i shërben atij...
 
Pastaj e pyesja veten:
 
- Si munden disa burra t’i godasin gratë e tyre me mizori kurse ato i lanë familjet e tyre për burrin e tyre.!
 
- Si munden disa burra të dalin me shoqërinë e tyre nëpër restorante dhe të hanë e të pinë e të mos ju interesoj gjendja e familjes në shtëpitë e tyre.!
 
- Si munden disa burra ta kalojnë kohen jashtë shtëpisë më shumë se sa brenda shtëpisë.!
 
- Si munden disa burra t’i bëjnë shtëpitë burg për gratë e tyre dhe mos të dalin kurrë me to për shëtitje e dëfrim.!
 
- Si munden disa burra t’ju ngushtojnë zemrat e grave të tyre dhe t’ju mbushin sytë me lot.!
 
- Si munden disa burra të udhëtojnë dhe t’i lënë gratë dhe fëmijët e tyre mbrapa e mos të interesohen më për ta.!
 
- Si munden disa burra të ecin me gra të huaja duke i pas grat e tyre të pastra në shtëpitë e tyre të cilat i presin me padurim t’ju kthehet burri i tyre.!
 
- Si munden disa burra të largohen nga përgjegjësia.!
 
- Si munden disa burra t’i shikojnë grat e tyre duke punuar dhe duke i furnizuar ata, dhe ata në shtëpi të han dhe të pinë pa gajle.!
 
- Këta njerëz nuk kanë ndjenja e as ndërgjegjeje dhe nuk e meritojnë të quhen burra ose baba sepse ky epitet është i cmuar, kurse ata e fëlliqin me veprat e tyre.
 

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free