Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

vaksina e suksesit

Vaksina e suksesit
 
Të gjithë ne përballemi me momente të vështira në jetë, momente kur na duket se gjithë mundi ynë shkoi dëm, momente kur na duket se kemi humbur gjithçka, se të gjitha dyert na janë mbyllur...
Vallë çfarë mund të bëjë njeriu në këto momente? Çfarë mund të bëjmë kur shohim që gjithçka që shpresonim shuhet para syve tanë? A është e mundur që kulmi i dështimit të shfrytëzohet për t’ia nisur nga e para dhe për të arritur suksesin e paimagjinuar? A është e mundur të pajtohemi me realitetin dhe ta pranojmë atë?
Shumë prej nesh janë në konflikt të egër me realitetin. Por si mund ta pranoj realitetin ku gjendem? Çfarë duhet të bëj që të pajtohem dhe të bashkëjetoj me të? Si ta shfrytëzoj atë për t’ia nisur dhe për të korrur sukses.
Ai është një fermer nga Hollanda dhe quhet Van Kiliofert. Një ditë, ai vendosi të shesë farmën e tij në Hollandë, gjë e cila ishte një vendim shumë i madh për jetën e tij dhe të familjes. Atij i ishte fiskuar që pasi të shesë fermën e tij në Hollandë, të shkojë në Afrikën e Jugut, pasi toka atje ishte shumë pjellore. Me të ardhurat nga shitja e fermës së tij, ai mund të blinte shumë tokë në Afrikën e Jugut, të cilën do e mbillte dhe do të fitonte shumë herë me tepër sesa në Hollandë.
Ai ishte akoma i ri dhe nuk kishte përvojën dhe informacionin e bollshëm për çfarë e priste në vendin e ri, megjithatë nuk u mendua dy herë.
E shiti fermën e tij në Hollandë dhe u nis menjëherë drejt Afrikës së Jugut ku do të blinte tokën e re. Me paratë që fitoi bleu shumë tokë në Afrikën e Jugut. Ai ishte shumë entuziast dhe pothuajse çdo ditë fantazonte mbi prodhimet e dhe shumat që do të fitonte.
Por llogaritë nuk i dolën ashtu. Ai pa që toka që kishte blerë nuk vlente fare për tu punuar dhe mbjellë. Veç kësaj, ajo kishte dhe një të metë shumë të madhe, pasi ishte e mbushur me akrepë dhe gjarpërinj kobra.
Gjendja e tij psikologjike u rëndua shumë. Ai kishte shitur gjithçka në Hollandë dhe projekti i tij për të kultivuar prodhime të ndryshme në Afrikë të Jugut sapo kishte dështuar. Çdo ditë, shkonte tek toka dhe mallkonte fatin e tij të zi,.
Një ditë, teksa qëndronte tek toka, i mërzitur dhe i pashpresë, i vjen një mendim i çuditshëm. Si mund ti shfrytëzoj gjarpërinjtë që gëlonin në këtë tokë, këto krijesa vdekjeprurëse dhe ti vë në funksion të interesave të mia? A është e mundur që gjarpërinjtë të sjellin të ardhura?
Tashmë shkonte çdo ditë tek toka jo për të mallkuar fatin, por për të menduar se si mund të përfitonte prej saj! Nëse secili prej nesh mendon në këtë mënyrë, realisht do të ndryshonte rrënjësisht jeta e secilit prej nesh.
Po çfarë mund të përfitohet prej gjarpërinjve vdekjeprurës si kobrat?
Vaksinat që përdoren kundër helmit të gjarpërinjve, kanë si bazë dhe prodhohen pikërisht nga helmi i tyre. Menjëherë u nis përsëri për në Hollandë ku filloi të thellohet mbi lëndën e parë të prodhimit të vaksinave kundër helmit të gjapërinjve. Ai lexoi studimet e bëra në këtë fushë, kontaktoi me kompanitë që merren me prodhimin e vaksinave, por edhe me universitetet e ndryshme që janë të interesuar të bëjnë studime në këtë fushë.
Pasi i rregulloi gjërat në Hollandë u kthye përsëri në Afrikën e Jugut, ku tokën e blerë e shndërroi në një fermë për rritjen e gjarpërinjve kobra për prodhimin e vaksinave kundër helmit të gjarpërinjve.
Për pak kohë, ferma e tij e re u shndërrua në furnizuesin më të madh në botë për fabrikat e prodhimit të antibiotikëve dhe vaksinave kundër helmit të gjarpërinjve.
A ke menduar ndonjëherë si ta shfrytëzosh dështimin për sukses, që gjendjen e nderë ta përdorësh për të ndërtuar diçka të bukur? A ke provuar ndonjëherë ta pranosh realitetin ashtu siç është dhe të pajtohesh me të, për ta transformuar më pas në sukses?

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free