Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

ROLI I PËRKUSHTIMIT NË SUKSES

“Besimi fut në lëvizje forcën dhe guximin”

Besoni por besoni me plot bindje sepse vetëm atëherë do të arrini suksesin.

Besimi i pa tundshëm vë në levizje mendjen për të gjetur rrugët e suksesit. Besimi është faktori kryesor në gjetjen e mënyrave të arritjes së suksesit.

*

“ Unë nuk e humb asnjë herë guximin për të ecur në rrugën time, sepse çdo gabim i braktisur gjatë punës që bën është një hap para për synimin që dëshiron të arrish.” Thomas EDISON.

*

Asistenti i Edisonit pasi kishin bërë provën e 700’t të eksperimentit i thotë Edisonit: “ Edhe në provën e 700’t dështuam.” Edisoni i përgjigjet: “ Jo, nuk kemi dështuar për kundrazi mësuam dhe një gjë tjetër se çfarë duhet të bëjmë që të dalim me sukses.”

Njerëzit e mëdhenjë nuk janë bërë me provat e para njerëz të mëdhenjë por janë bërë duke u qendruar përballë me guxim, inat e shpresë dështimeve të tyre në jetë.”

“ Në jetë merr vetëm atë çfarë ti kërkon.” A. MONTAPERT

*

“ Të gjithë dëshirat që kemi mund ti realizojmë, nëse kemi guxim t’u shkojmë pas.”

Ëalt Disney

Ëalt Disney është personi i cili kërkonte të bënte një Qendër Argëtimi në një kënet (vend i përmbytur me baltë) dhe kërkonte kredi nëpër banka ku asnjëra prej tyre nuk i jep përveç njëres pasi ai kishte shëtitur mbi 300 banka përtë marrur kredinë.

Besimi juaj ndaj vetvetes për të arritur suksesin bëhet shkak që të tjerët të kenë besim tek ti.

*

Shembulli më i mirë dhe më i frytshëm për ne është Pejgamberi a.s. Ne çdo gjë e kemi mësuar nga Ai, edhe se si të arrijmë suksesin nga Ai e kemi mësuar.

Pejgamberi a.s pasi u mundua shumë në Mekë për t’u treguar rrugën e vërtetë njerëzve, të cilët para se ai të merrte detyrën Pejgamber i thonin besnik nuk i besuan. Pas kësaj Pejgamberi a.s vendosi të shkojë në Taif me shpresën se atje do të gjente ndo një njeri që ta dëgjonte atë. Pejgamberi a.s kur shkoi në Taif i ndodhi e kundërta e asaj që ai shpresonte, disa të pa turp kishin lëshuar fëmijët në rrugë për të goditur me gurë Pejgamberin a.s. Në atë vend vetëm Zejdi r.a ishte munduar ta mbronte Pejgamberin a.s nda goditjet por nuk mjaftonte. Pas gjithë asaj lodhjeje dhe zhgënjimi Pejgamberi a.s ishte ulur nën hijen e një peme për të pushuar kur pa pritur vjen një njeri i quajtur Addas dhe i jep Pejgamberit a.s një vesh rrush. Pejgamberi a.s kur pa këtë gjë i harroi të gjitha ato çfarë kishin ndodhur. Addasi me një herë hyri në atmosferën e Pejgamberit a.s. Pra kjo është vendosshmëria e Pejgamberit a.s për të arritur suksesin.

*

Bernard Shaw, duke pasur vetëm 5 vite shkollë ka arritur të fitojë çmimin Nobel në vitin 1925 si shkrimtari më i mirë.

Fillimisht ka filluar të punojë si llogaritar në një dyqan, pastaj për katër vite me rradhë ka bërë detyrën e arkëtarit. Pas kësaj pune ka vendosur ta fitojë jetën e tij me shkrimet që bënte. Për këtë gjë ai kishte përgatitur plot pesë romane. Këto romane ai i kishte dërguar në shumë shtëpi botuese si në Amerikë ashtu dhe në Angli por nga të gjitha ishte refuzuar. Por Bernardi përsëri nuk kishte rënë në pesimizëm. Pas kësaj ai vendos të bëhet kritik teatral por edhe në këtë nuk kishte arritur të dalë me sukses. Bernardi edhe pas kësaj nuk kishte heshtur së punuari për ëndrrat e tija por kishte shtuar edhe më tepër punën. Dhe përfundimisht ai mori famën botërore si dramaturg.

“ Të gjithë njerëzit e suksesshëm e dinë mirë se suksesi e ka faren e mbjellur poshtë pengesës. Anthony ROBBINS

*

“ Shumica e atyre që nuk kanë arritur suksesin në jetën e tyre është e sigurtë se asnjë herë nuk janë përballur me hmbje të mëdha por vetëm kanë hequr dorë nga ajo që kanë kërkuar. Poul J. MEYER

*

Gjatë një jete më tepër se 80 vite nuk di çfarë do të thotë qetësi, rehati por jam marrur vetëm me punime të ndryshme dhe me angazhime të rënda. E gjithë jeta ime ka kaluar nëpër beteja luftrash, nëpër burgje të vendeve të ndryshme, nëpër gjyqe e  nëpër biruca turturash. Nuk ka ngelur turturë pa kaluar mbi mua, nuk ka ngelur dënim pa më shtypur. Në betejat e luftrave nuk ka ngelur karagjoz pa më prerë rrugën, nuk ka ngelur internim pa më prekur. Kam shëtitur nga njëri shtet në tjetrin vetëm për të mbijetuar.

Nëpër burgjet e shtetit shumë herë jam helmuar e shumë herë jam kthyer nga pragu i vdekjes . Shumë herë jam përballur me ofendime të rënda e të ndryshme.

Gjatë jetës shumë herë kam zgjedhur vdekjen para jetës.

Nëse feja ime (Islami) nuk do ma kishte ndaluar vetëvrasjen ndoshta Saidi sot do të ishte i kalbur nën dhe.

Nëse ai nuk do ti kishte besuar misionit të vetë, vallë a do të ishte sot kaq i njohur!

*

Morgan Freeman

“ Që në moshën 21 vjeçare dëshiroja të bëhesha aktor por çdo herë më dilte një mur përpara. Unë nuk mbaj mend gjë tjetër vetëm se dëshirën që kisha për tu bërë aktor. Kam studiuar shumë, kam shpresuar shumë, jam lutur shumë që të bëhem aktor por asnjë herë nuk jam treguar pesimist me jetën time me gjithë ato pengesa që më dilnin para. Freeman për herë të parë si aktor në një rol serioz ka luajtur në moshën 50 vjeçe në filmin “ Street Smart”. Sot është një midis aktorëve më të kërkuar të Hollivudit. Filmat e tij janë: “Driving Miss Daisy, Seven , Amistad, Kiss The Girls, Deep Impact, Hard Rain, Unforgiven, Robin Hood, Glory,  The Shaëshank Redemption.

*

VENDOSSHMËRIA SJELL SUKSESIN

Në filmin Redemption aktori Tim Robins (Endy) për 6 vite me rradhë nga biblioteka e burgut shkruante letra drejtuar drejtorisë për të blerë libra në llogari të bibliotekës. Në fund të vitit drejtoria i kushton rëndësi letrave të tij dhe i dërgojnë 200$. Ai dërgonte çdo javë nga një letër kështu që numri i letrave shkon në 312. Pasi merr 200$ Endy fillon të shkruaj çdo javë nga 2 letra për të kërkua më shumë para për bibliotekën. Drejtoria e kupton se ai nuk do të heshtë së dërguari të letrave prandaj vendosin ti dërgojnë edhe 500$.

*

U HODHËN NGA PUNA QË ISHIN VETËM SE U MERRNIN ME KËTË PROJEKT

Vëllezërit Ëright. E çfarë mund të themi për vendosshmërinë e tyre në shpikjen e avionit. Për katër vite me rradhë u bënë ballë shumë aksidenteve, shumë të papriturave, ata u përballen shumë herë me erën e fortë por nuk u tërhoqën nga projekti i tyre. Nëse ata do të kishin thënë: “ ky projekt nuk bëhet është shumë i vështirë më mirë ta lëmë sa jemi pa thyer kokën, çfarë do të ndodhte? Sot nuk do arrinim të shetisnim kaq shumë vende nëpër botë me një shpejtësi si të avionit.

*

Sylvester Stallone kur aplikoi për herë të parë për aktor filmash nuk u pranua me të parën pra nuk i thanë mirë se erdhe ne ty po të prisnim. Sylvester aplikoi në të gjitha zyrat e aktrimit të Njujorkut por nga të gjitha u refuzua. Ai u rezistoi të gjitha refuzimeve të cilat mund të themi se e kalojnë shifren 100 deri sa arriti të futet në botën e aktrimit. Dhe si përfundim ai arriti të bëjë filmin e shumë shikuar “Rocky”

Nëse do na refuzonin neve aplikimet që mund të bëjmë për ndo një gjë vallë sa të rezistueshëm jemi!

*

SHKAQET E DËSHTIMIT

Pa rregullsia  Pa vendosshmëria Mos besimi ndaj vetvetes.

*

“ Dakord ta provoj një herë por nuk ma do mendja se do e arrij” kjo shprehje sjell dështimin.

Suksesi ekziston aty ku është besimi.

Nëse një student në një anket shënon këtë pikë, “ nuk dua të punoj me ato mësime që e di se nuk e arrij dot suksesin.” Çfarë mund të themi për këtë student? Njeriu nëse mendon vetëm vështirësitë e një gjëje atëherë ai nuk arrin ta përfundojë sepse vështirësitë e asaj gjëje e kanë mundur pa filluar punën. Një njeri mund të arrijë suksesin vetëm atëherë kur mendon fitoren e asaj që ai kërkon.

*

“Nëse i besoni njerëzve ata mund ta bëjnë të pa mundurën të mundur.”

Nancy DORNAN

*

MBËSHTETJA NGA SHOKU

Kohë përpara një grup psikologësh kanë bërë një provë për të kuptuar faktorët e guximit. Një grup njerëzish i marrin dhe i atyre u fusin këmbët nëpër kova të mbushura plot me akull. Disa njerëz merrnin pjesë vetëm e disa me shoqërues afër. Psikologët vënë re se ata që janë me shoqërues afër rezistojnë më shumë se ata që janë vetëm. Atëherë kush është faktori i cili i bën këta njerëz më të rezistueshëm? Sigurisht që guximi.

*
Një njeri kur e ndjenë se dikush po i jep kurajo ai edhe atë që mund të themi se është e pa mundshme për tu bërë ai do provojë të gjitha rrugët për ta bërë atë dhe këtë e bën të mundshme.

*
Tregim

Ky është një tregim i një djaloshi të ri nga Amerika i cili kishte gjetur një vezë shqiponje dhe e kishte vendosur në furrikun e pulave. Shqiponja del nga veza dhe i bashkohet zogjëve të vegjël të pulave. Kjo shqiponjë normalisht që ishte më e adhe dhe më fortë se tjerat gjithashtu dhe më e bukur por rritet bashkë me pulat si pulë. Kjo shqiponjë fillon të ushqehet si pulat, han farat e grurit, fut sqepin në glacën e vet. Nga një herë hidhet me krahët e saj për të kapur me sqep diçka të re por nuk fluturon. Edhe ajo hidhet si pulat nga njëri gardh në tjëtrin. Një ditë kur po gagariste si pulat shikon në qiell një zog të mahnitshëm që po fluturonte me krahët e tijë në mënyrë prefekte. Me një herë pyet pulat se çfarë është ai zog. Pulat të gjitha në një gojë i thonë. Ajo është një shqiponjë, është shumë e rrezikshme prandaj duhet ti qendrosh larg. Ajo është mbretëresha e zogjëve. Asnjë herë mos të shkojë mendja se fluturon si ajo sepse kjo është e pa arritshme. Dhe së fundmi shqiponjq ngordh duke e ditur se është një pulë.

Xhengiz HAN

Perandori Mongol më i famshëm i viteve 1400. Pasi ushtria e tij e kishte humbur durimin dhe ishte shpërndarë nga beteja e luftës, sepse kundërshatrët ishin më të përqëndruar dhe me numër më të madh ushtarësh. Çengizi bie i lodhur pranë një peme aty shikon një milingon që po u mundonte të kalonte një kokërr misri mbi një murë nga njëra anë në tjetren. Milingona e provon 69 herë për ta hedhur kokrrën e misrit matanë murit por nuk e bën dot. Dihet që kokrra e misrit është më e madhe se vetë milingona. Çengizi po e shikonte me kujdes se çfarë do të bëjë milingona do të dorëzohet  apo jo. Milingona në provën e 70 arrinë ta hedhi kokrrën matanë. Pasi e pakëtë Çengizi u ngrit në këmbë me një shpejtësi të madhe mblodhi ata ushtarë që ishin përreth dhe i shkoi armikut për sipër ku dhe korri fitoren. Me atë fitore ai mori famë dhe zgjeroi kufinjtë e mbretërisë së tij deri në Detin e Zi dhe Ganzh.

*

Nëse i thua vetes që ke dështuar dhe nëse këtë e përsërit shpesh herë, atehërë në fund del i dështuar me të vërtetë. Norman  Vincent  PEALE
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free