Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Jeta është sikur të pjekësh një tortë!

Djaloshi i vogël është duke i treguar gjyshes së tij se si çdo gjë është duke shkuar keq, -shkolla, problemet familjare, problemet me shokë etj. Ndërkohë, gjyshja është duke përgatitur tortën. Ajo po e pyet nipin nëse do të dëshironte një meze të lehtë e që natyrisht ai do ta dëshironte. "Ja, merr pakëz vaj të nxehtë." 'Uhh', - tha djaloshi. "Ç'thua për disa vezë të paziera?" 'Assesi gjyshe!' "Apo do të dëshiroje miell?" Apo jo?! "Gjyshe, këto janë të gjitha të pështira!" – tha djaloshi. Gjyshja ia ktheu: - "E vërtetë! Të gjitha këto gjëra duken të këqija; por, kur vendosen të gjitha së bashku në rrugën e drejtë, ato bëjnë një tortë të mrekullueshme dhe të shijshme. Zoti punon në të njëjtën mënyrë. Shumë herë ne pyesim veten, - pse do të na linte të shkojmë nëpër këto kohë të vështira dhe të këqija!? Por, All-llahu e di se kur i vë këto gjëra në urdhërin e Tij. Ne vetëm duhet t’i besojmë Atij, dhe, përfundimisht, të gjitha këto do të bëjnë diçka të mrekullueshme.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free