Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Islami dhe praktikimi i sanksioneve

Disa njerëz pyetën:” A mundemi sot të përdorim disa sanksione barbare të cilët shumë herët janë përdorur në shkretëtirë? A është në rregull që t`i pritet dora atij që ka vjedhur pesë marka? ” Pyetja është e parashtruar në atë konotacion që neve na orienton në konotacionin e asaj se gjëra të këtilla të ardhura në këtë kohë të cilat kriminelët do i trajtonte si viktimë e shoqërisë dhe vlerëson se ajo fillimisht duhet të trajtohet si rast mjekësor të ndonjë krimineli thënë në formën më të thjeshtë.
Megjithëate a është e mundur që në shekullin XX të lejojë vrasjen e mbi 40.000 njerëz të pafajshëm në Afrikë , ndërsa të ndalojë dënimin e drejtë të një krimineli? Cfarë gënjeshtre dhe dyftyrësie.

Krimi definohet si sulm ndaj një shoqërie. Sipas kësaj në secilën shoqëri dhe popuj kemi krime dhe sankcione të krimeve të cilat lidhen me individin-shoqë rinë. Shtete të caktuara i japin vlerë të madhe individit. Ato e shikojnë individin si epiqendër të shoqërisë. Vende të këtilla realizojnë të drejtën shtetërore të lidhur ngusht me liritë individuale. Qëndrimi i tyre i këtillë paraqitet në rastin e termave krim dhe dënim i krimit. Ato ballafaqohen me kriminelët dhe i trajtojnë ato si viktima të rrethit të nxehtë , njerëz me komplekse psiqike , të cilët ato nuk kanë faj për një gjë të këtillë.

Shoqëritë e këtilla në vend të dënimit parashohin mbykqyrjen si formë e sankcionit. Ato në plan të parë vëndojnë psikologjinë e krimit dhe në këtë formë e arsyetojnë secilin krim që paraqitet. Frojdi ka kërkuar ndryshim qëndrimesh ndaj krimit dhe ka vërtetuar se krimineli pa tjetër duhet prirur si viktimë e komplekseve seksuale , të dalura nga instikti seksual i njeriut , shoqërisë , religjionit , moralit dhe traditave.

Shkollat psikologjike janë vonuar duke ndjekur shembujt e tij , megjithëate shumë prej tyre nuk pajtohem me konstatimin se energjia seksuale dëmton shëndetin ose nxitë drejtë dëmtimit të jetës. Përkundër kësaj të gjitha ato shkolla në krimin kanë shikuar si një fenomen i daluar nga akcioni pasiv i njeriut i cili është viktimë i rrethanave të vecanta dhe të përgjithshme në rrethin ku është lindur ose ka ndodhur rasti. Ato besojnë në të ashtuquajturin “ determinizëm psiqik” , cka d.t.th. se njeriu nuk ka liri në akcion , përderisa energjia psikologjike nuk vepron në formën e përcaktuar.

Në komunizëm , shoqëria është llogaritur si një element i paprekur ndaj së cilës individi nuk guxon të shpreh revolt. Për këtë shkak , shtete të këtilla kanë pasur dënime të ashpra , aq sa edhe me vdekje dhe kanë dënuar secilin individ i cili është revoltuar kundër shtetit. Komunizmi është ndërtuar mbi bazën ekonomike dhe jo psikologjike sic na paraqet Frojdi dhe psikologët tjerë.

Nuk ka dyshim se këto koncepte të përmendura janë pjesërisht të sakta , përderisa e vërteta është se rrethanat në të cilat rritet dhe jeton individi ndikojnë në ndërtimin e personalitetit të tij , dhe përderisa ai rritet dhe edukohet në rrethana të këqija , edhe personaliteti i tij është i keq , dhe nënvetëdija e tij deridiku sjell krimin. Megjithëate , njeriu nuk është plotësisht pasiv në përballje me rrethana të këtilla. Psikoanaliza ka bërë gabim me konstatimin mbi kriminalitetin : ajo është koncentruar në energjinë dinamike të njeriut , dhe e ka injoruar kontrollimin e asaj energjie.

Në anën tjetër , edhe kushtet ekonomike kanë pasur një pjesëmarrje të caktuar në veprimin e individit. E vërtetë është se nxitja e urisë dhe varfërisë ka lindur m`u në momentet e sulmimit të vlerave shpirtërore dhe kjo është një rastë i mjaftueshëm që individi të vijë në pozitë për të kryer krim.

Prap se prap , konstatimi se vetëm faktori ekonomik ndikon në gjetjen e njeriut është një gjysmë e vërtetë. Pyetja kryesore është : A duhet për disa vepra të sankcionohet ose më parë duhet të kihet parasysh përgjegjësia për një krim të kryer?
Islami të gjitha këto i merrë parasysh kur është në pyetje kriminaliteti dhe sankcioni për krimin e caktuar. Islami ka ndaluar që të dënohet për një vepër të kryer më herët. Në këtë shikim Islami përfaqëson teorinë e vetme e cila mbanë lidhjen e rrugës së mesme dhe mund të shërbejë për të mirën e botës në tërësi. Islami kërkon shqyrtimin e të gjitha kushteve dhe rrethanave të lidhura me atë aktë. Gjatë hulumtimit të krimit , Islami ka pranuar ndëgjimin e dy anëve : anën e kryerësit të krimit dhe anën e shoqërisë ndaj të cilës është bërë krimi. Duke shqyrtuar të gjitha këto islami vendos dënimin e merituar , e cila bazohet mbi logjikën e shëndosh dhe mendjen e pastërt , por i cili nuk guxon të jetë afektiv ose qëllimisht i vepruar kundër individit.
Islami përcakton dënimin preventiv , i cili mund të ndahet në dënim i ashpër dhe i butë. Megjithëate , ai dënim nuk realizohet përderisa nuk vërtetohet se ai krim është i vërtetë ose jo. Është e sakt se islami urdhëron që vjedhësit t`i prehet dora , por një dënim i këtillë askund nuk realizohet nëse nuk vërtetohet se krimineli ka qenë i detyruar të vjedhë për shkak të urisë ose dic të ngjajshme.

Atë e ka realizuar edhe halifi Omeri r.a. Islami në këtë formë urdhëron që prostituti dhe prostitutja të gurëzohen , por një gjë e këtillë nuk do të mund të realizohej nëse të dënuarit nuk kanë qenë në martesë ( burri i martuar me një grua tjetër të martuar) edhe për aktin e kryer nuk dëshmojnë katër dëshmitar të cilët aktin e krimit e kanë parë me sy. Duhet të përmendim se Islami ka vënduar kushte të ngjajshme edhe gjatë përcaktimit të dënimeve tjera. Shumicën e formave të dënimit i ka realizuar edhe halifi Omer ibën Hatabi r.a. i cili ka qenë njëri prej njerëzve më eminent i realizimit të ligjit islam në praktik. Ai ka qenë i njohur në saktësinë e tij gjatë aplikimit të sheriatit dhe nuk mund të thuhet se ka qenë i butë. Është e rrugës të përmendim disa raste ose zgjidhje që kanë qenë pjesë e praktikës së tij.

Është e vërtetë se ai nuk ka lejuar të realizohen dënimet për vjedhësit në vitet e urisë. Një princip i këtillë ka dalur i mbështetur në porosinë e Muhammedit a.s. :” Realizoni dënimin e merituar nëse ekziston edhe dyshimi.” Por , nëse nuk është e qartë dhe e pastërt e vërtetuar krimi nuk duhet realizuar dënimi ose sankcioni. Hulumtimi i kushteve të cilët janë pranuar në Islam në lidhje me sankcionet e shkruara neve na vërtetojnë se Islami në rend të parë i merrë parasysh kushtet që kanë sjellur deri te krimi. Islami gjatë realizimit të dënimit më së shumti i merrë parasysh kushtet dhe rrethanat e besueshme që kanë sjellur deri te një krim i këtillë. Në këtë formë aty ku shoqëria nuk do të jetë në mundësi t`i shfrytëzojë kushtet dhe rrethanat të cilat sjellin deri në krim ose ekziston dyshim gjatë kryerjes së veprës penale , dënimi nuk do të realizohet ose krimineli do të dënohet butë. Islami niset nga parimi që shoqëria t`i shqyrtojë të gjitha kushtet që kanë sjellur deri te krimi , ndërsa kjo sjellë deri të ndarja e drejtë e begative. Shteti islam është përgjegjëse për t`i ndihmuar secilit qytetar të saj , pa dallim feje , race , gjuhe ose gjendjeje sociale. Shteti është i obliguar që të gjithëve t`i sigurojë elementet elementare për të mbijetuar. Aty ku nuk ka mundësi të punohet nga qytetarët , në raste të ndonje sëmundje , shteti obligohet që të ndajë ndihmë nga arka shtetërore.

Në këtë formë Islami merrë parasysh kushtet objektive për vrasjen , vjedhjen etj. Për këto krime , ekzistojnë dënime të ashpra , por nëse më është thënë , duhet të vërtetohet krimi deri në pikën e fundit. Islami njeh edhe nevojat seksuale të mashkullit dhe femrës , dhe lejon edhe ato , por vetëm në suaza të ligjit islam që realizohet përmes martesës. Si i njeh Islami martesën e të rinjve në pajtim me prindërit e tyre njëashtu ajo obligon shoqërinë që për martesa të tilla , nëse nuk kanë mjete për jetesë ndihmohen nga arka publike derisa të bëhen të aftë për të jetuar vetë. Në anën tjetër islami e udhëzon dhe mëson shoqërinë që të kenë kujdes deri të kushtet që sjellin nga ndarja. Në këtë formë shkruan rregulla që janë në interesin njerëzor. Disa europian nuk kanë pasur dije të vërtetë në qëndrimet islame rreth krimit dhe sankcioneve , dhe për parimet islame rreth pyetjeve të këtilla kanë vënduar rregulla barbare dhe përulje të dinjitetit njerëzor. Ato gabojnë kur thonë se një dënim i këtillë paraqitet në Islam secilën ditë , sic është rasti në gjygjet europianë prej ku përshkruhen dënimet. Ato mendojnë se shoqëria islame secilën ditë pret duar , gurëzon dhe kamxhikos. Megjithëate , është e vërtetë se këto dënime kryhen shumë rradhë ( thënë më saktësisht se në secilën 400 vjetë arrihen të prehen 6 duar për të cilat të gjitha kushtet dhe rrethanat e dëshmojnë aktin e kryer).


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free