Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Shumë te bukura

Kështu është gjendja e kësaj jete, turbulluese e kënaqësive, me shume përgjegjësi, shumëngjyrëshe, e përzier me turbullira e kokëçarje, e ti ne raport me te je ne vështirësi. Kurrsesi nuk do te mund te gjesh fëmije apo grua, mik a fisnik e as banese e as pune e qe te mos jete e shoqëruar me kokëçarje. Kjo bote eshte përmbledhëse e dy te kundërtave, dy llojeve, dy grupeve, dy mendimeve – te keqes e te mirës, progresit e shkatërrimit, gëzimit e mërzisë. Andaj, jetoje realitetin tënd e mos u jep pas iluzionit dhe ngrihu ne boten e idealeve, drejtoju jetës tende ashtu siç është ajo, adaptoje veten tende qe ta bashkëjetoje atë dhe te ekzistoje me te, ngase ne te nuk ka te përsosur e te plote asgjë.Te stolisesh me durim është veti morale e te pashoqeve te cilët gjerat e pakëndshme i presin me gjoks te hapur, me fuqi ambicioze dhe imunitet te forte.Duro duke qene i bindur ne rrugëdalje,i vetëdijshem për përfundim te mire.Duro sado qe vështirësitë te kane kapluar dhe rrugët para teje te jenë ngushtuar, sepse fitorja vjen me durim, rrugëdalja vjen pas brengave, pas çdo vështirësie vjen lehtësimi. --------------------------- Te kujtuarit e se kaluarës dhe te ndikuarit me memoaret e saja, e edhe pikëllimi për fatkeqësitë e saja është marrëzi dhe budallallëk, e gjithashtu edhe vrasje e vullnetit dhe shkatërrim i jetës qe tani e jeton. Tronditjen e se kaluarës te mençurit e fshehin dhe e mbulojnë e lidhin me litarë ne burgun e braktisjes e me nuk e nxjerrin kurrë, e mbyllin atë te mos i shihet vezullimi, ngase ajo ka kaluar dhe mbaruar, as pikëllimi nuk e kthen, as dëshpërimi nuk e përmirëson, e as mërzia nuk e zbukuron, e as qe konfuzioni e ngjalle, ngase ajo është asgjë, mos jeto ne ankthin e se kaluarës, nder ombrellën e se shkuarës, shpëtojë veten nga hijet e se kaluarës, a mos ndoshta dëshiron qe lumin ta kthesh ne burim, apo diellin ne vendlindjen e tij, apo fëmiun ne barkun e nenës, apo qumështin ne gji, apo lotin ne sy, pa dyshim se ti me te ndikuarit tënd me te kaluarën, me mërzinë tende për te dhe ndezjen tende me zjarrin e saj, me hedhjen tende ne idhtësitë e saja je ne gjendje tragjike, tronditëse, qe frikëson e trishton. Te lexuarit ne fletoren e se kaluarës është humbje e se tashmes, shqyerje e mundit, eksplodim i çastit te tanishëm. Njerëzit nuk shkojnë përpara e as qe e kthen prapa; ngase era përpara shkon, uji përpara zbret, karvani përpara ecën, andaj mos e kundërshto zakonin e jetës. ---------------------------------------- Mos i parashiko ngjarjet,pa dyshim se e nesërmja është e humbur, nuk ka realitet, nuk ekziston e as qe ka shije e as ngjyre, e perse atëherë e preokuponë veten tende me te? Perse te tronditesh nga fatkeqësitë dhe te vuash për ndodhitë e saja? T’i parandiesh vuajtjet e saj!? E nuk e dimë se a do te ndeshemi fare me te, a do ta takojmë, kur qe ajo me gëzime e kënaqësi!, me rendësi është qe ajo është ne boten e se panjohurës, ende nuk ka mbërrit ne toke, neve na takon qe te mos e kalojmë urën para se te vijmë tek ajo, kush e di? Ndoshta do te ndalemi para se te arrijmë pranë urës, apo ndoshta ura do te shembet para se te arrijmë ne, apo ndoshta do ta arrijmë dhe kalojmë urën me sukses? T’i japësh mendjes hapësire te gjere për te menduar te ardhmen dhe ta hapesh librin e se panjohurës e pastaj te ngulfatesh me shqetësimet e parandiera është dicka mjaft e urrejtur.Ngase ajo është shprese e gjate, e urren logjika, ngase ajo do te thotë te kacafytesh e te përleshesh me hijen. Te shumte janë ata qe qajnë, ngase ato do te uriten nesër, do te sëmuren pas një viti, do te mbaroje bota pas njëqind vitesh! Lere te nesërmen derisa te vije ty, mos pyet për lajmet e saja, mos e prit zvarritjen e saj, ngase ti je u preokupuar me sot.Andaj ke kujdes nga te shpresuarit e gjate.jeto cdo dite si te fundit,me kete rast ti do e shfrytezoje cdo moment. ------------------------------------------- Shumica e njerezve, me shume e rinise jane te kenaqur me jeten e tyre sipas nje koncepti personal te kenaqesise.Shume te tjere egzistojne me mendime te gabuara mbi ate se si mund te arrijme fatin dhe lumturin ne jete. Disa mendojne... te jesh i pasur, i bukur, me fuqi dhe pozite vedimtare, e qe mund te behet i lumtur. Kjo nuk mendoj qe eshte e vertet ! Nese ndihesh gjithnje e me shume per toke ndiq keto keshilla: 1. Puneso mendjen ! Njerezit fatlum kane mendje krijuese dhe aktive. 2. Mendo me optimizem : Gjithe njerezit e lumtur jane optimist. Optimisti kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet, perderisa optimizmi perqendrohet ne zgjidhjen e problemit. 3.Qesh : Gjimmnastika e mendjes,shpirtit,dhe trupit. Fantazo : Imagjinata eshte nje nga menyrat e mira per te mashtruar trurin. 5. Largoi mendimet negative. 6. Zgjidh shoqerine. Egzistojne shoke te gabuar, per gjendjen tuaj shpirterore. Ata vazhdimisht ankohen per dicka, vazhdimisht ju kritikojne. Largohuni nga njerezit qe veçse u kujtojne... se jeta eshte e veshtire. 7. Ky eshte nje rregull i arte : Edhe pas ngjarjes me te keqe te mundshme qe mund te ndodh, rikthimi ne normalitit vjen pas disa muajsh.ASGJE SESHTE E PERKOHSHME. PAS VESHTIRESISE VJEN LEHTESIMI. ----------------------------------------- Shiko ne turma te mëdha te njerëzve e do t’i shohësh ne mëngjes e mbrëmje se shkaku i brengave te tyre jane fjalet neveritëse ose ndonjë qëndrim i lige. Këto janë fatkeqësitë e këtyre njerëzve, nuk kane qëllime te larta me te cilat do te angazhoheshin, nuk kane ndonjë interesim te dobishëm qe do t’ua mbushte kohen; E ky është mashtrim ne marrëdhënie dhe humbje katastrofe ,çmimi i se cilës është shume i ulet, ndërsa psikologet preferojnë: Çdo gjeje veri një mase dhe kufi logjik; Hidhi gjerat e ulëta dhe mos u merr me to, do ta shohësh se shume brenga e mërzi do te largohen nga ti dhe do jesh e kënaqur dhe e gëzuar. Disa,zemrat i kane si shpuze qe thithin thashethemet dhe shqetësohen me gënjeshtra e mashtrime, tronditen për çdo gjë, e kjo zemër është garancë qe pronarit te saj t’ia shkatërroje dhe thyej qenien e tij. Pronaret e parimeve te vërteta mbushen me besim prane këtyre ngjarjeve e leksioneve.Vetëm zemra trime mund te beje dobi para këtyre erërave e furtunave. Trimi sypatrembur është largpamës, me zemër qëndrese e bindje te gdhendur, nerva te ftohta, gjoks hapur, derisa qyqari e prenë veten e tij për çdo dite shumë here me shpatën e prognozave e rrenave, te iluzioneve e te ëndrrave, prandaj nëse dëshiron jete te qete atëherë ballafaqohu me çështjet me trimëri dhe mos u lejo kurrsesi atyre qe nuk besojnë te te përbuzin ty. Mos u ndjej e ngushtuar për atë çka ta kurthojnë, behu me e forte se ngjarjet, me e fuqishme. MOS E MBAJ GLOBIN E TOKES MBI KOKE!!! ------------------------------------------- Njeriu është krijuesi i problemeve të veta. 1) Nuk ka jetë pa VUAJTJE; 2) Nuk ka vuajtje pa SHKAK; 3) Nuk ka shkak që nuk mund të TEJKALOHET. Pse nuk ka jetë pa vuajtje dhe cilët janë shkaktarët e vuajtjes? Të gjitha ligjet e natyrës punojnë për të mirën e njeriut, vetëm njeriu punon kundër vetvetes. Pse? Njeriu me lindjen e tij e fiton të drejtën të jetojë i shëndetshëm, shumë i pasur, i hareshëm dhe shumë i lumtur. Këto janë gjendje normale. Ndërkaq, sëmundja, varfëria, mërzia dhe mjerimi janë gjendje anormale, SËMUNDJE MENTALE, që ia shkakton njeriu vetes, me mendime negative. (Humbolti ka thënë: do të vijë dita kur edhe sëmundja do të jetë turp, sepse të gjitha sëmundjet bazën e kanë në mendimet negative). --------------------------------------- Asgjë nuk është e pamundur, përveç nëse nuk pajtohemi me të. Jeta e njeriut shpie vetvetiu në përparim. Mos lejo që vjedhësit të t'përgatisin për humbje, t'ia ndërrojnë rrugen jetës tende. Jeta është një letër e bardhë në të cilën Ti vizaton atë që dëshiron. Mos ia jep lapsin e jetës sate askujt. Kurrë mos heq dorë nga ëndrra jote. I vetmi përgjegjës për jetën tënde je vet Ti.Nuk është me rëndësi se ç'mendojnë të tjerët për ty. Mos u brengos për të tjerët. Me rëndësi është ç'mendon Ti për veten tënde. Ashtu si mendon Ti, e tillë dhe je. Njeriu është i lumtur vetëm aq sa dëshiron të jetë. Ai vet e zgjedh nëse don ta vizatojë pikëllimin a lumturinë. Dhe Ti në këtë moment ke aq sa ke merituar dhe kërkuar nga jeta. Që të mund të qëndrosh më lehtë, dhe jeta jote të ketë kahje pozitive, duhet të mendosh pozitivisht për çdo gjë. Që të mund ta bësh një gjë të tillë të duhet të ushqehesh me gjërat pozitive e motivuese. -------------------------------------------------- Të jetosh është njësoj si të notosh. Për disa njerëz noti është mjaft I vështirë, por kur e mëson, të vjen të qeshësh si si më parë ke bërë pllaq e plluq në breg duke mos bërë dot një cap përpara. Pale pastaj kur qëndroje në buzë të urës e dikush bënte sikur të shtynte! Ndërsa kur e ke mësuar notin edhe të të hedhin nga varka, ti do të nisesh drejt bregut qetësisht. E rëndësishme është t’a kesh të qartë ku po mbërrin. Zakonisht nga deti trembet ai që s’e njeh. Shpesh njerëzit hutohen nga ngjarjet e shumta që kanë parë gjatë jetës dhe tmerrohen kur mendojnë se këto mund t’u ndodhin edhe atyre. Por, njeriu eshte i fortë. Mbi të gjitha duhet të ruash moralin lart dhe të mos dëshpërohesh, duke e ditur që koha është melhem, ashtu sic është edhe shpatë, dhe një burrë I mencur thotë që “po nuk preve ti kohen,do të të presë ajo ty”. Njeriu duhet të kuptojë rrethanat në të cilatë e ka “hedhur” fati dhe të shohë se cila është me e mira që mund të bëjë, për të tjerat nuk duhet carë shumë koka. E rëndësishme është të ruash drejt kursin, drejtimin ose qëllimin në të cilin ti po ecën, përndryshe jeta do të jetë një xhiro e pakuptimtë. Jeta është një labirint dhe ai që e di rrugën e ka mjaft të lehtë ta përshkojë edhe me sy mbyllur. Kur dielli lind e shkelqen,kur nata me ngrohtesine e saj na mbeshtjell, atehere do te kuptosh qe kjo bote eshte e thjesht por nderlikimet jane ne kokat tona.JETA ESHTE GJEJA ME E SHTRENJTE QE KE. ---------------------------------- mos te te thyeje banalitetti dhe absurdi---Shiko hipokritet: sa te ulëta janë ambiciet e tyre dhe sa te ftohta janë vullnetet e tyre. Këto janë fjalët e tyre: “Mos dilni ne ketë vape. me lejo mua e mos u fut ne sprove, shtëpitë tona janë te pambrojtura, frikësohemi se po na godet ndonjë bela, neve All-llahu dhe i Dërguari i Tij nuk na premtuan veçse mashtrim”. Oh sa te humbur e te shkatërruar qe janë këta shpirtra. Interesimi i tyre i vete, janë barqet, enët, shtëpitë dhe pallatet, ata asnjëherë nuk i ngritën shikimet e tyre në qiellin e yjeve dhe nuk shikuan ne yjet e vlerave. Problemi i tyre dhe fundi i dijes se tyre është: Shiko ne turma te mëdha te njerëzve e do t’i shohësh ne mëngjes e mbrëmje se shkaku i brengave te tyre janë mospajtimet dhe grindja me gruan, te birin, kushëririn, apo ndonjë fjale neveritëse a ndonjë qëndrim i lige. Këto janë fatkeqësitë e këtyre njerëzve, nuk kane qëllime te larta me te cilat do te angazhoheshin, nuk kane ndonjë interesim te dobishëm qe do t’ua mbushte kohen; e kane thëne: Kur del uji prej ene sate e mbush ajri – prandaj mendo për atë çështje për te cilën bezdisesh e mërzitesh, meriton qe ta harxhosh ketë mund e ketë lodhje, sepse ti i dhe asaj prej mendjes tende, prej mishit dhe gjakut tënd, prej qetësisë dhe kohës tende. E ky është mashtrim ne marrëdhënie dhe humbje katastrofave çmimi i se cilës është shume i ulet, ndërsa psikologet preferojnë: Çdo gjeje veri një mase dhe kufi logjik; e me e vërtete se kjo është fjala e te Lartësuarit: “All-llahu për çdo gjë ka vënë masë”(Kur’an); andaj çdo çështje jepja kufirin dhe masën e saj e ruaju teprimit. Problemi dhe preokupimi i sahabëve te devotshëm ishte nder drurin e dhënies se besës, e kështu e arritën kënaqësinë e All-llahut, ndërsa me ta ishte edhe një njeri qe e angazhoi deveja e tij kështu që i iku besatimi e u shpërblye me urrejtje e hidhërim. Hidhi gjerat e ulëta dhe mos u merr me to, do ta shohësh se shume brenga e mërzi do te largohen nga ti dhe do jesh i kënaqur e i gëzuar. --Shkaku i njëzetegjashtë: Mos e mbaj globin e tokës mbi kokë --------------------------------- Ne shpirtrat e disa njerëzve behet lufte botërore kurse ata janë te shtrire ne shtretërit e gjumit, e kur lufta t’i hedhe pasojat e saja e te mbaroje, te tillët fitojnë sëmundje ne stomak dhe shtypjen e gjakut e te sheqerit. Digjen bashke me ngjarjet, hidhërohen për shkak te ngritjes se çmimeve, bezdisen me vonimin e shiut, devalvimi dhe inflacioni u shkakton mërzi e kokëçarje; ata vazhdimisht janë te shqetësuar dhe te brengosur: “Çdo britme e konsiderojnë kundër tyre” (Kur’an). E unë po te këshilloj që të mos e mbash globin e tokës mbi kokën tende, leri ngjarjet ne toke e mos i vendo mbi kokën tende. Disa zemrat i kane si shpuze qe thithin thashetheme e dokrrat e shqetësohen me gënjeshtra e mashtrime, tronditen për çdo gjë, e mu kjo zemër është garancë qe pronarit te saj t’ia shkatërroje dhe thyej qenien e tij. Pronaret e parimeve te vërteta mbushen me iman pran këtyre ngjarjeve e leksioneve, ndërsa te ligjeve tërmetet u shtojnë frike përmbi frike. Vetëm zemra trime mund te beje dobi para këtyre erërave e furtunave. Trimi sypatrembur është largpamës, me zemër qëndrese e bindje te gdhendur, nerva te ftohta, gjoks hapur, derisa qyqari e prenë veten e tij për çdo dite shumë here me shpatën e prognozave e rrenave, te iluzioneve e te ëndrrave, prandaj nëse dëshiron jete te qete atëherë ballafaqohu me çështjet me trimëri dhe mos u lejo kurrsesi atyre qe nuk besojnë te te përbuzin ty. Mos u ndjej i ngushtuar për atë çka ta kurthojnë, behu me i forte se ngjarjet, me i fuqishëm se erërat e krizave, me i qëndrueshëm se tornadot. Ah, oj mëshire sa shume qe ditët i tronditin zemërdobëtit: “E do t’i gjesh ata njerëzit qe me se shumti kujdesen për jetën e kësaj bote”(Kur’an); ndërsa dinjitozet janë te ndihmuar nga All-llahu dhe te sigurte ne premtimin e Tij: “E All-llahu u zbriti atyre qetësinë”(Kur’an). --------------------------------------------------------------- Kur te zgjohesh mos e prit mbrëmjen, vetëm sot do te jetosh, nuk ka me mbrëmë-dje qe shkoi me te këqijat e saj e as nesër qe akoma nuk ka ardhur. Sot, dielli i se cilës te ka futur ne hijen e tij dhe te ka zëne dita e tij, kjo është dita jote dhe kaq, jeta jote është një dite, andaj beje amshueshmërinë tende ne jetën e kësaj dite, sikur te kishe lindur ne te, dhe ne te te kishe vdekur, me ç’rast nuk do te bllokohej jeta jote midis manisë se te kaluarës, brengës dhe pikëllimit te saj dhe midis pritjes se ardhmërisë, hijeve te saja te frikshme dhe zvarritjes brengosëse te saj. Vetëm për sot aktivizoje përqendrimin dhe interesimin tënd, angazhimin dhe përpjekjen tende,te jesh e matur ne çështje, e bukur ne moral, e kënaqur me atë qe te është ndare, te interesohesh për pamjen, te kujdesesh për trupin, t’i besh dobi te tjerëve. Për sot ne te cilën je ti ne te, te ndash orët e saja dhe prej minutave te saja te besh vite te tera, prej sekondave muaj te tere, te kultivosh ne te te dobishmen, te ekzekutosh ne te te bukuren,ta jetosh ketë dite pa mërzi, pa shqetësim, pa hidhërim, pa zili e urrejtje. Duhet qe ne zemrën tende ta shkruash një shprehje:e ajo kështu tingëllon: Dita jote është dita jote. Kur sot ta pish ujin e ftohte e te ëmbël, perse mërzitesh për ujin e ithët e te kryposur te se djeshmes, apo ujin e nxehte e te amullt te se nesërmes. Po te ishe e sinqerte me veten tende me një vullnet te çelikte e te fuqishëm do ta kishe bindur atë për një teori” Nuk do te rroj me përveç se ketë dite, m ç’rast do ta shfrytëzoje çdo çast te kësaj dite ne ndërtimin e qenies tende dhe ne zhvillimin e talentit tënd, ne pastrimin e punës tende dhe te thuash: Vetëm për sot do t’i korrigjoj fjalët e mia e nuk do te flasë fjale te shëmtuara e dokrra, sharje e përgojim. Vetëm sot do ta rregulloje shtëpinë dhe bibliotekën time, nuk ka vend për rregull e pështjellim, por vetëm për renditje e sistem. Vetëm sot do te jetoj e do te interesohem për pastërtinë e trupit tim, zbukurimin e pamjes sime, do te kujdesem për elegancën time,për maturi ne ecje, bisedën dhe lëvizjet e mia apo ne leximin e ndonjë libri te vlefshëm. Vetëm për sot do te jetoj e do ta mbjelle ne zemrën time te dobishmen, e do ta çrrënjos nga ajo pemën e se keqes, me te gjitha degët e saja me gjemba nga arroganca, pëlqimi i vetes, syfaqësia, zilia, inati, urrejtja dhe mendimi i keq.(mendimi pozitiv) Vetëm sot do te jetoj e do t’i bej dobi te tjerëve;Vetëm për sot do te jetoj o e kaluar qe ke shkuar, po perëndoj si dielli yt, prandaj kurrë njëherë me nuk do te qaje për ty dhe asnjëherë nuk do te me shohësh se qëndroj duke te ta përkujtuar një çast; ngase ti na ke lëne, na ke braktisur, ke shkuar dhe kurrë me nuk do te kthehesh te ne. O ardhmëri, ti je ne boten e se panjohurës e assesi nuk do te merrem me ëndrra e kurrsesi nuk do ta shes shpirtin tim për iluzione, e as qe do te shpejtoj lindjen e se humburës, ngase nesër nuk është kurrgjë, për arsye se ende nuk është krijuar, e as qe ka qene e përmendur. Dita jote është dita jote o njeri.kjo është fjala me e bukur ne fjalorin e lumturisë per atë qe e dëshiron jetën ne fotografitë me te mrekullueshme dhe ëmbëlsitë me te bukura te saja. -------------------------------------------