Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Elokuenca e profetit Muhamed a.s

Transmetohet se Ali ibën ebi Talibi ka thënë: "Nuk kam dëgjuar ndonjë fjalë të rrallë [të panjohur] nga arabët, e të mos e kam dëgjuar nga i dërguari i Allahut. E kam dëgjuar duke thënë: "Mate hatfe enfihi -ka vdekur me vdekje natyrale" [e nuk është vrarë], e këtë shprehje nuk e kam dëgjuar nga ndonjë arab me parë".
Muhamedi a.s njëherë e përshkroi nje shok të tij e të tjerët e dëgjonin e i thane: "Nuk kemi parë dikënd më orator se sa ty! Muhamedi a.s tha: "Po çfarë më pengon mua nga kjo, kur Kur'ani ka zbritur ne gjuhen time, [në] gjuhën e kulluar arabe".
Transmetohet se Ebu Bekri i ka thënë Muhamedit a.s: "Kam shëtitur ne mesin e arabëve dhe kam dëgjuar oratorët e tyre por të tillë sikurse ti nuk kam parë. Tha Muhamedi a.s: "Më ka mësuar [edukuar] Zoti im dhe e ka zbukuruar mësimin [retorikën-edukatën] tim".
Ne kuptim te këtij hadithi transmetohet një hadith tjetër nga Aliu r.a i cili thotë: Erdhen [fisi] Benu Fehd bin Zejdi tek Muhamedi a.s dhe i thanë: Te kemi ardhur nga një vend ne mes bregdetit e vargmaleve [vend ne mes hixhazit e jemenit], pastaj e permendi ligjëraten dhe përgjigjet e tij s.a.v.s pastaj Aliu r.a tha: "O i dërguar i Allahut, ne jemi bije te njejtit prindi [fisi], jemi rritur në të njejtin vend, por ti po u flet arabëve me nje stil të shumtën e të cilës ne nuk po e kuptojmë? Muhamedi a.s tha: "Më ka mësuar Zoti im dhe jam rritur në mesin e fisit beni Sa'd bin Bekër".[1]
Në librin "Err-Rra'du Vel Metar-Vetetima Dhe Shiu" te autorit Ibën ebi Dunja transmetohet një hadith mursel [hadith mursel eshte hadithi te cilin e transmeton tabiini nga Muhamedi a.s pa ndermjetsimin e sahabijve] se nje beduin i ka thënë Muhamedit a.s "Nuk kam parë me oratorë sesa ty"!
Pejgamberi a.s në një hadith të vërtetë ka thënë se pejgamberët kanë qenë fjalë pak [e kuptimplota] dhe tha: "Vërtet ne pejgamberët jemi fjalëpak e kuptimplota".
Në të shumtën e rasteve Muhamedi a.s ishte fjalëpak. Kjo jo nga e meta në të folur, por nga urrejtja që ta komplikojë çështjen të cilën e zbërthente si dhe nga forca intelektuale në të folur. Madje kjo ka qenë qëllimi final i oratorëve arab për gjatë gjithë kohërave [d.m.th: fjalët e pakta e kuptimplota].
Muhamedi a.s e zgjaste fjalimin ndonjëherë kur vërente se ambienti në të cilin gjendej ia diktonte nevojën për një gjë të tillë. Argument për atë se Muhamedi a.s ishte fjalëpak e kuptimplotë është edhe vet fjala e tij: "Jam ndihmuar me friken [qe u hyn armiqve para se te takohen me mua] dhe me fjalet e shkurtëra e kuptimplota".
Muhamedi a.s e urrente të folurit e shumtë dhe të rëndë [për t'u kuptuar], andaj për këtë thotë: "A t'iu tregoj për njeriun më të dashur tek unë dhe më të afërm në ditën e kijametit? [më i dashuri dhe më i afermi tek unë është] Më i miri prej jush në moral. Ata janë të moralshëm, të butë në sjellje. Ata janë që shoqërohen dhe janë të shoqerueshëm. A tu njoftoj për njeriun më të urrejtur tek unë dhe më të larguarin nga unë ditën e gjykimit? Ata që flasin shumë [tha Muhamedi a.s].
Derisa Muhamedi a.s e urrente të folurit e shumtë në anën tjeter nxiste per fjalë përmbledhëse.
Muhamedi a.s i tha Xherir ibën Abdullahut: "O Xherir, kur të flasësh fol përmbledhshëm e kur të përmbushësh -realizosh kërkesën mos u mundo- lodhë shumë".
Aishja r.a kur flet per cilësinë e të të folurit të dërguarit a.s thotë: "Muhamedi nuk fliste siq po flisni ju kështu por kur fliste fliste qartë, ndaras [nuk i ndërthurte fjalët] dhe e ruante atë që ishte ulur pranë tij [nuk ia rëndonte memorien me të folur të shumtë dhe nuk ia nderthurte gjërat].
Në një hadith tjetër Aishja r.a kur e pershkruan të folurit e Muhamedit a.s thotë: "Kur Muhamedi fliste ka patur mundësi ai që dëshiron t'i numëroj fjalët e tij".
Po ashtu Umu Ma'bed e pershkruan të folurit e Muhamedit a.s ngjashëm me atë që e tha Aishja e thotë: "Kur heshte qendronte me dinjitet e kur fliste e ngrinte zërin dhe e zbukuronte atë. Të folur të ëmbël, të ndarë [qartë] nuk ka patur diçka të pavlerë në [të folur] e as belbëzim".
Në përshkrimin e të folurit të Muhamedit a.s nga ebu Halete përveç tjerash qëndron edhe se: "…nuk flet kur ska nevojë, heshtë shumë…fliste me fjalë të shkurtëra e kuptimplota e  nuk e zbukuronte të folurit [me shtesa  panevojë] por nuk lente asgjë mangut".
Në hadithin e Umerit qëndron se: "Muhamedi a.s ishte me përmbledhësi në të folur". Me këtë [cilësi të pëlqyer] i kishte ardhur edhe Xhibrili a.s. Çdo gjë që synonte kishte mundësi ta përmblidhte me ixhazin [përmbledhjen] e tij".
Pejgamberi a.s është përshkruar edhe si njeriu me zë më të thekshëm. Berau thotë:  "Nuk kam dëgjuar dikë me zë më të bukur sesa ai".
Transmetohet se Katadeja [një nga komentuesit e Kuranit prej tabiineve] ka thënë: "Nuk ka dërguar Allahu të dërguar e të mos ketë qenë fytyrëbukur e zë ëmbël. Edhe në mesin tuaj ka qenë i dërguari a.s fytyrëbukur e zë ëmbël".
Dijetarët nuk janë ndalur së foluri për oratorinë e Muhamedit a.s, në të kaluarën e të tashmen.
Prej atyre që më së miri kanë folur në këtë fushë është Xhahidhi, i cili kur e përshkruan të folurit e Muhamedit a.s thotë: Ai është të folur, tingujt [fjalët] e të  cilit janë të pakta, ndërsa kuptimet e shumta. Formulim i mrekullueshem e i pastërt nga vështirësia [në të kuptuar]…".
Ndërsa prej bashkëkohoreve Mustafa Sadik err-Rrafiu në librin e tij: "I'xhazul Kuran" një kapitull të tërë ia kushton retorikës profetike. Kapitull që nëse lexuesi ndalet ta shikojë nuk do të ngopet se lexuari. Rrafiu thotë se: "Metoda e Muhamedit a.s është e veçuar [e vetme] në këtë gjuhë. Nuk do të gjeshë shkronjë të tepërt e as fjalë të urryer. Në të gjitha aspektet gjuhësore, të folurit e tij është i përsosur, gjë që tek të tjerët nuk e vëren. Gjuha tek Muhamedi a.s është e pastërt. Qartësia në të folur dhe urtësia e të folurit të tij arrijnë përsosmërinë e plotë".
Ajo cka e vecon edhe më shumë oratorinë e tij nga të tjerët është edhe përthekimi i plotë i gjuhëve dhe dialekteve të arabëve.Eshte e ditur se Muhammedi a.s i dinte gjuhët e arabëve.Disa sahabe njëherë i thanë"të shohim t'u flasish fiseve arabe me atë cka ne shumicën nuk po e kuptojmë".
Në mesin e atyre fiseve ishte edhe nje fis jemenas. Kur e përkujtojmë fjalën e Ebu Amer ibën Alau-t: "Nuk është gjuha e Himjereve [fis i vjeter jemenas] gjuha jonë e as arabishtja e tyre arabishtja jone", na bëhet e qartë se Muhamedi a.s i dinte gjuhët dhe dialektet e jokurejshëve, madje të të gjithë arabëve në përgjithësi.
Dituria e tij s.a.v.s burim kishte shpalljen [vahjin] dhe këtë deri diku e sqaron ky ajet: "Te ka mesuar ate qe ti nuk e dije".
Ndërsa ajo që e përforcon këtë është hadithi i transmetuar nga Abdullah ibn Amri i cili thotë: "Shkruaja çdo gjë që dëgjoja nga Muhamedi a.s, por kurejshët më ndaluan me pretekst se ai është njeri flet kur është i hidhëruar dhe i gëzuar. E braktisa shkrimin dhe shkova e ia tregova këtë Muhamedit a.s. Bëri me gisht drejt gojës e më tha: "Shkruaj, se pasha Atë, në doren e të Cilit është shpirti im, nuk del nga kjo [gojë] përveç së vërtetës".
Askush nuk mund të thotë se kjo gojëtari e Muhamedit a.s ka qenë nga rruga e të mësuarit dhe të lexuarit, sepse Muhamedi a.s nuk ka ditur ç'është të udhëtuarit në mesin e  fiseve arabe që të mësojë gjuhët e tyre. Madje ambienti mekas i asokohe nuk ishte ambient mësimor-kulturor në të cilin do t'i jepej rasti t'i mësonte dialektet e fiseve, sepse po të mbeshtetej çështja [e gojëtarise dhe njohjes se gjuhëve] në udhëtimin në mesin e fiseve dhe leximit, Omeri dhe Ebu Bekri r.a do të kishin patur fat të madh. Madje kësaj shtoi edhe faktin se Muhamedi nuk dinte të shkruante dhe as të lexonte, ishte analfabet.
Umeri në xhahilijjet [injorancën para islamit] ishte ambassador i kurejsheve tek fiset arabe, ndërsa Ebu Bekri ishte prej kurejshëve që më së shumti lexonte. Ebu Bekri ishte njohës i mirë i gjenealogjise, saqë kur Hasan bin Thabiti kishte bërë një lloj katalogu të gjenealogjise së disa kurejshiteve, ata menduan se këtë e bëri Ebu Bekri e thane: "Këtë poezi e ka thënë ebu Kuhafe[Pseodonim i Ebu Bekrit]".
Por megjithë lidhjet e forta me fiset arabe dhe njohjen e poezive arabe, nuk i dinin gjuhët e arabeve sikurse Muhamedi a.s.
Imam Shafiu ne librin e tij "Err Rrisale" cek se gjuha arabe është prej gjuhëve më të gjera dhe më të shumta në shprehje dhe nuk njohim njeri perveç Muhamedit a.s të ketë mundur t'i përthekojë të gjitha me diturinë  e vet.
Nga elokuenca e Muhamedit a.s gjithashtu ishte se ai u fliste njerzve me atë që ata e kuptonin dhe kishin nevoje për të e ndonjëherë [madje shpeshherë] shtonte më tepër se atë që e pyeste pyetësi në mënyrë që të përfitote pyetësi më shumë.
Gjithashtu nga elokuenca dhe oratoria e tij a.s ështe dhe fakti se ai ka vendosur disa shprehje te kombinuara,të cilat nuk ishin me parë, si:
1] Muhamedi a.s i tha njërit prej sahabëve: "Ki kujdes nga mehile-ja. Sahabi pyeti: O i dërguar i Allahut ne jemi arab, por  na trego se ç'është mehile-ja? Muhamedi a.s tha: "Zgjatja e izarit [rrobave nën kyç]".
2] Bartja e fjalëve nga kuptimi i parë i tyre në kuptimin e dytë: Transmeton Hudhejfetu ibnu Jemani se Muhamedi a.s ka thënë: "Të mos jetë askush prej jush immea [opportunist]. Thanë: ja resulullah e ç'është oportunizmi? Tha: "Ai që nëse njerzit bëjnë mirë edhe ai bën mirë, nëse njerzit bëjnë keq edhe ai bën keq, por forcojeni veten dhe nëse bëjnë njerzit mire, bëni edhe ju e nëse bëjnë keq shmangiuni të këqiave të tyre".
Zemahsheriu ne librin e tij E Faik transmeton nga ibni Mesudi i cili thotë: "E konsideronim oportunistin në xhahilijjet, atë qç i pason [u shkon] njerzve në ushqim i paftuar".
3] Përdorimi i fjalës ne kuptimin alegorik: Pyetja e sahabeve për kuptimin e saj [fjalës] tregon se ata nuk e kanë njohur kuptimin e asaj siç transmeton ibni Mesudi [e do te permendet me ne në vijim].
Ndoshta ky kuptim ka qenë i përdorur në njërën prej fiseve arabe. Nga ky aspekt poashtu veëojmë rastin të cilin e trasnmeton ibni Mesudi se Muhamedi a.s i pyeti sahabet: "Kë e konsideroni trim [fitimtar] tek ju? Thanë: atë që të tjerët se mundin [s'kanë mundesi ta rrëzojnë] Tha: "Jo [nuk është ashtu], por [trim] është ai që e mban veten gjatë hidhërimit".
Sahabet u pergjigjen me atë që e dinin ndërsa Muhamedi a.s u thoshte: "I fortë është ai që e mund vetveten [nefsin] dhe shejtanin e vet gjatë hidhërimit".
Sikur Muhamedi a.s do t'iu thotë: "Vërtet ky kuptim që po ua them, është më i qëlluar për këtë shprehje.
Në këtë aspect, poashtu veçojmë rastin kur u pyet Muhamedi a.s se: "Cila është vepra më e keqje? Tha: Texhdifi. U pyet se ç'është texhdifi? Tha: të thotë njeriu s'kam atë, s'kam këtë, sepse përgenjeshtrimi i nimeteve është prej mohimeve te tyre".
Ndërsa në librat e gjuhes, fjala texhdif d.m.th: mohim i nimeteve ose pakësim i furnizimit nga Allahu dhe të thotë njeriu: s'kam une, s'gjendet tek unë.
Nga elokuenca dhe oratoria e tij ishte poashtu përdorimi i disa shprehjeve të kombinuara për të cilat mendohet se Muhamedi a.s është shpikës i tyre. Në shumicën e rasteve i përdorë [fjalët] në kuptim të "istiares" metaforik.