Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Vetvleresimi2

Një djalë vajti tek kabina e telefonit që ndodhej brenda dyqanit dhe formoi një numër. Pronari i dyqanit i vuri veshin fjalëve të djalit. Çfarë bisede mund të bënte ai kopuk i njomë?!
Me t’iu hapur linja, djali foli:”Zonjë! Unë jam një djalë dhe më lipset një punë. Kam dëgjuar se u lipset dikush që të kujdeset për barin e kopshtit tuaj. Unë jam gati ta pranoj.”
Zonja matanë iu përgjigj:”Po, por unë e kam një punonjës që kujdeset për barin para shtëpisë.”
Djali:”Zonjë, unë do ua korr barin me gjysmën e çmimit që i jepni atij personi.”
Zonja:”Në fakt unë jam shumë e kënaqur me punën që bën kopshtari ynë dhe nuk dua ta ndërroj.”
Djali:”Zonjë, unë do u fshij dyshemenë dhe shkallët e shtëpisë falas, nëse ma jepni këtë punë.”
Zonja:”Faleminderit, por nuk pranoj.”
Me një buzëqeshje të ngrohtë, djali e ktheu telefonin në vend. Pronari i dyqanit, i cili e kishte dëgjuar të gjithë bisedën, e thirri djaloshin i cili ishte nisur të dalë jashtë. 
Kur u kthye, pronari i tha:”Hej djalosh! Më pëlqyen aftësitë e tua dhe shpirti insistues. Prandaj, dua të ofroj unë një punë të përshtatshme.”
Djali:”Jo, faleminderit zotëri!”
Pronari i dyqanit:”Por ti i përgjëroheshe asaj zonjë për një vend pune?!”
Djali:”Jo zotëri! Unë thjesht po kontrolloja performancën time në punë. Në fakt, unë e kam atë punë. Unë jam personi që punoj për atë zonjën me të cilën po bisedoja.”
Kjo gjë quhet vetëvlerësim. Dallimi mes ëndrrës dhe ambicies, është se ëndrrës i duhet gjumë i qetë që ta shohësh. Kurse ambicies i lipset përpjekje pa gjumë që të arrihet.