Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ti japësh kuptim jetës

Ajo ndjeu një vetmi vrasëse pas martesës së vajzës së saj të vetme, e cila u vendos në shtëpinë e të shoqit në Australi, ku dhe ndiqnin studimet të dy bashkë. Ndjeu se pas ndarjes me të bijën, e ndanin vetëm disa hapa nga vdekja.
Pasi i kishte vdekur i shoqi më parë, nuk i kishte mbetur veçse vajza e cila ia mbushte jetën me gëzim. Atë kishte vajzë, atë kishte shoqe dhe mikeshë. Buzëqeshjet e saj i dukeshin më të ndritshme se vetë dielli.
Kalonte kushedi sa orë në ditë në telefon me të bijën, me shpresë se kjo do ia shuante mallin, i cili në fakt i ndizej më shumë. Pasi mbyllte telefonin, hapte rubinetin e lotëve. Qante dhe lotonte derisa i thaheshin lotët dhe e zinte gjumi.
Kjo ishte gjendja e saj për muaj të tërë pas largimit të së bijës, derisa një ditë vendosi të ndërmarë një iniciativë e cila i ndryshoi jetën. Filloi të gatuajë ushqim rishtazi, pasi kishte hequr dorë që prejdy dekadave, për shkak se i gatuante shërbëtorja. Kështu, ia nisi të gatuajë për katër persona çdo ditë. Pasi e përgatiste ushqimin, tre racione i ndante në tre shtëpi të ndryshme; një herë ia dërgonte një fqinje, një herë ia çonte punonjësit tek pika e karburantit aty pranë, një herë një punëtori ndërtimi, e kështu me radhë. Sakaq, një racion ushqimi i shkonte çdo ditë vetëm një personi, muezinit të xhamisë së lagjes, i cili kishte disa muaj që ishte shtruar në spital për shkak të një aksidenti automobilistik.
Që kur filloi të gatuajë për të tjerët, gjendja e saj ndryshoi si me dorë, nga një zonjë e dëshpëruar u shndërrua në një zonjë të lumtur dhe plot gjallëri.
Falë iniciativës së saj, u kishte falur shumë gëzim, shpresë dhe lumturi dhe personave që u dhuronte ushqimin.
Më e bukura është se këtë sjellje, filluan ta imitojnë dhe fqinjet e saj. Tashmë njerëzve në nevojë u shkonin më shumë pjata me ushqim. Vetë muezini i cili përveç vuajtjeve fizike, kishte filluar të ketë dhe probleme me stresin dhe depresionin, iu përmirësua humori, madje doli dhe nga spitali shumë shpejt. Shkonte në xhami dhe thirrte ezanin si më parë me karrocë me rrota.
Shumë njerëz jetojnë të dëshpëruar, duke harruar se kanë në duar ti japin fund dëshpërimit dhe t’ia lehtësojnë vetes peshën e mallit, duke i dhënë kuptim jetës së tyre dhe këtë e bëjnë duke lumturuar dikë, duke iu gjendur pranë një hallexhiu. Nuk ka gjë që e largon mërzinë siç e largon të bërit mirë, i cili është uji që fik çdo zjarr, sado i madh të jetë.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free