Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

NIJETI I MIRË

Zoti ynë thotë në Kuranin fisnik: “E ata nuk u urdhëruan për tjetër, përveçse të adhurojnë Zotin me sinqeritet, duke qëndruar në rrugë të drejte, të falin namazin, të japin zekatin se kjo është feja e së vërtetës
Qëllimi i pastër e i sinqerti shprehur ndryshe me fjalën “NIJET
Njerëzit mashtrohen nga pasuria e tjetrit, nga bukuria e tjetrit, apo nga fjalët e bukura të tjetrit. Ne mashtrohemi, por Zoti nuk mashtrohet, sepse Ai shikon atje ku ne nuk shikojmë dot. Allahu sheh zemrat e njerëzve. Profeti (a.s) thotë: “Zoti nuk shikon  pamjet tuaja, por shikon zemrat tuaja
Ne besojmë se jemi krijuar për adhurimin e Zotit dhe ai bëhet në dy forma:
1- Forma e parë bëhet me gjymtyrët tona
2- Forma e dytëbëhet me zemërNijeti i pastër
Kur muslimanët u urdhëruan të emigrojnë nga Meka në Medine për hir të Zotit, ata i lanë pasuritë e tyre, fëmijët dhe çdo gjë që kishin ndërtuar vetëm për hir të Zotit dhe ecën 500 km në këmbë mes vuajtjesh. Kishte mes muslimanëve disa njerëz që ishin përzier me turmën, por nuk kishin nijetin e të tjerëve. Dikush prej tyre donte një grua në Medine të quajtur Ummu Kajs. Ajo i kishte thënë këtij personi: “Nëse do të martohesh me mua, eja në Medine e martohu me mua, se unë nuk vij në Meke”. Kështu ai u nis bashkë me muslimanët për Medine, por me nijetin që të martohej me Umu Kajsin dhe jo për të emigruar për hir të Allahut. Kur arritën në Medine, profeti u tha atyre dhe gjithë botës një fjalë që është shumë e rëndësishme: “Veprat varen sipas nijetit dhe secili do të shpërblehet për atë që ka pasur si qëllim. Kush bën hixhret (emigron) vetëm për hir të Zotit, shpërblimin e ka tek Zoti. Kush bën hixhret për të fituar diçka të kësaj dynjaje apo për t`u martuar me ndonjë grua, shpërblimi i tij është ajo që ka pasur për qëllim”. Ky hadith sipas dijetarëve muslimanë është 1/3 e fesë islame. Është nga hadithet e para që mëson çdo mysliman kur hyn në këtë fe, në mënyrë që ta nisësh këtë punë me nijet të pastër, me zemër të sinqertë, duke pasur për qëllim vetëm Zotin, pa u interesuar se çfarë thonë njerëzit.
Sot është koha e reklamave, e mediave. Njeriu sot lufton e shpenzon për t`u dukur se ka bërë një punë të mirë. Edhe ne jemi pjesë e kësaj jete dhe ndonjëherë mund të harrojmë e të gabojmë. Por kini kujdes në punën e besimit, se nuk mashtrohet Zoti. Allahu sheh zemrën tënde dhe e di mendimin tënd përpara se ta thuash. Prandaj duhet të kemi shumë kujdes, sidomos për çështjet e besimit. Ta pyesim veten tonë: “A e kam vërtet nijetin vetëm për Zotin në këtë punë që po bëj? A nuk dua interesa, lavdërime, fjalë të bukura?” Prandaj të parët tanë thoshin: “Mësuesit na e mësonin sinqeritetin, ashtu siç na mësonin namazin”. Njeriu duhet të mësojë si merret abdes, si bëhet tekbiri, rukuja, sexhdeja e pastaj ai mund të fillojë të falet. Por edhe nijeti duhet mësuar ashtu siç mësohet namazi, sepse është më i rëndësishëm edhe se vetë namazi, pasi dikush mund ta falë namazin (i bën veprimet fizike), por ai namaz nuk shkon tek Zoti, sepse nijeti i këtij njeriu nuk ka qenë në rregull.
Imam Shafiu, një nga dijetarët më të mëdhenj muslimanë thoshte: “Ah sa dëshirë do kisha që njerëzit t`i mësonin fjalët e mia, por kurrë të mos ma dinin emrin”. Thuhet se një besimtar nga të parët e Beni Israilëve, teksa rrinte njëherë me  nxënësit e tij, iu tha atyre: “Ikëm nga padrejtësia e njerëzve tek besimi, por kam frikë se edhe besimit tonë po i biem në qafë”. “Pse vallë”, - i thanë nxënësit. Ai tha: “Kur dalim në rrugë, të tjerët na respektojnë, pak më tutje dikush na puth dorën, shkojmë në pazar e na e ulin çmimin e mallit, sepse kemi dije dhe ne na bëhet qejfi për këtë, duke harruar se po e prishim punën me Zotin, pasi presim të na respektojnë të tjerët se jemi muslimanë të devotshëm. Kështu dalëngadalë po e shesim fenë tonë, duke pritur nga të tjerët”.
Këta njerëz ishin shumë të ndjeshëm dhe kishin shumë frikë në këtë pikë. Kur e shihnin se ndjenin kënaqësi që të tjerët ua bënin qejfin, i thoshin vetes: “O nefs, nuk e paske pasur nijetin e pastër për Zotin”.
Nijeti i mirë ta jep shpërblimin 100 fish edhe sikur të mos kesh mundësi ta bësh një punë të caktuar. Në betejën e Tebukut një nga betejat më të vështira që ka marrë pjesë profeti (a.s), ku muslimanët kanë bërë gati  1000 km në këmbë në mes të verës, në kulmin e vapës, ai (a.s) u tha shokëve të tij: “Ka disa njerëz që janë në Medine dhe nuk kanë ardhur me ne, por kudo ku keni hedhur hapin, ata e kanë hedhur hapin me ju dhe i kanë marrë sevapet njëlloj si juI la pamundësia. Kur kemi ikur ne, sytë e tyre kanë rrjedhur lot, se s`kishin mundësi të vinin me ne
A e dini se nijeti adetin (zakonin) e bën ibadet (adhurim), me kusht që nijeti të jetë i pastër për Zotin e gjithësisë. Profeti (a.s) u tha shokëve të tij: “A e dini se edhe në marrëdhëniet intime bashkëshortore ju merrni shpërblimNëse këto epshe i plotësoni në haram, ju merrni gjynah, prandaj kur këto epshe i plotësoni në hallall, ju shpërbleheni për to
Pastrimi i nijetit është gjëja më e vështirë për çdo njeri, pasi nefsi ka qejf të duket dhe sepse shejtani lufton me zemrën. Kur shejtani e humbet betejën me zemrën, ai fillon e merret me gjërat e jashtme.
Ditën e Gjykimit Zoti ngjall tre njerëz: njëri është dijetar, tjetri është pasanik, tjetri është luftëtar. Zoti i thotë dijetarit: “Çfarë bëre me diturinë që Unë ta dhashë”? Njeriu përgjigjet: “Me këtë dituri përhapa fjalën Tënde dhe u fola njerëzve për Ty”. Allahu thotë: “Gënjeve. Ti doje që njerëzit të thonë, se filani është dijetar i madh dhe askush nuk flet më bukur sesa ai” Pastaj Allahu urdhëron që ky njeri të hyjë në zjarrin e Xhehenemit.
Pastaj Allahu i thotë pasanikut: “Ç`bëre me pasurinë që të dhashë”? Njeriu thotë: “O Zot! Unë e shpenzova në rrugën Tënde dhe nuk lashë hall pa zgjidhur”. Zoti thotë: “Gënjen. Ti ke dhënë para për t`u dukur, që njerëzit të thonë se filani është bujar i madh. Me këtë nijet ke punuar dhe për këtë do të shpërblehesh”. Pastaj Allahu urdhëron që ky njeri të hyjë në zjarrin e Xhehenemit.
 Pastaj Allahu i thotë luftëtarit: “Ç`bëre me trimërinë tënde që ta dhashë Unë”? Njeriu thotë: “O Zot luftova në rrugën Tënde, derisa edhe shpirtin e dorëzova në rrugën Tënde”. Zoti thotë: “Gënjen. Ti e bëre këtë, që njerëzit thonë se filani është trim e luftëtar. Këtë nijet pate dhe sot për këtë nijet shpërblehesh”. Pastaj Allahu urdhëron, që edhe ky njeri të hyjë në zjarrin e Xhehenemit.
Prandaj i lutemi Zotit me mëshirën e Tij që t`i pastrojë nijetit tona, t`i forcojë zemrat tona, të na largojë nga hipokrizia e të na afrojë tek sinqeriteti. Tek mëshira e Zotit mbështetemi, se ajo është më e madhe se punët tona.
Nijeti i madh e lartëson punën edhe sikur ajo të jetë e vogël. Ka shumë punë të vogla, që për ne nuk kanë asnjë vlerë, por çuditërisht ato kanë vlerë të madhe tek Zoti, sepse dikush e ka bërë atë punë të vogël më nijet shumë të pastër dhe Zoti nuk sheh sesa para jep apo sesa djersë derdh në punën që bën, por ai shikon sesa i sinqertë ke qenë në këtë punë. Ndërsa nijeti i vogël e boshatis punën e madhe dhe e le pa vlerë tek Zoti. Prandaj sa më të fortë ta kemi nijetin, aq më shumë shpërblehemi tek Zoti i gjithësisë.
Dikush mund të na pengojë për të bërë një punë të mirë, apo duam ta bëjmë një punë të mirë, por s`kemi mundësi për ta bërë atë. Vallë kush të pengon që ta kesh nijetin e pastër?! Kush është ajo forcë që hyn mes zemrës së njeriut dhe Zotit?! Cila diktaturë të detyron se nga ta kthesh zemrën?! Prandaj nëse dikush na detyron të mos e bëjmë një punë të mirë, apo ne nuk kemi mundësi për të, të paktën t`i rregullojmë nijetet tona, sepse ai njeri që e ka zemrën e pastër dhe ka dëshirë ta bëjë një punë, Zoti ia shpërblen sikur e ka bërë atë punë. Profeti (a.s) tha: “Zoti është shumë bujar, jep shumë. Kush bën nijet për të bërë një punë të mirë, shpërblehet që në atë moment edhe sikur të mos ketë mundësi për ta bërë atë punë të mirë.  Por nëse përveç nijetit njeriu bën edhe punën, ai shpërblehet 10 fish deri në 700 fish Kush bën nijet për të bërë një punë të keqe, por tërhiqet dhe nuk e bën atë, ai shpërblehet sikur të ketë bërë një punë të mirë. Ndërsa kush bën nijet për të bërë një punët ë keqe dhe e bën atë, Zoti ia shkruan atij vetëm një gjynah
Ky është Zoti ynë, i Cili e shpërblen të mirën me 10 – 700 fish, ndërsa të keqen e shkruan vetëm me një gjynah. Prandaj lufta jonë është me zemrat tona. Sa më të pastra e të sinqerta t`i kemi zemrat, aq më të fortë do të jemi dhe aq më peshë do të kemi tek Zoti i gjithësisë.
Së fundmi duhet të luftojmë të gjithë, që të mos bëjmë nijet vetëm kur vijmë të falim namazin e xhumasë në xhami (edhe kjo duhet), por edhe pasi të dallim nga xhamia të përpiqemi që për çdo punë nijetin ta kemi vetëm për Zotin. Ndoshta ky nijet është sekreti, për të cilin Zoti na e pranon punën dhe harrimi i këtij nijeti mund të bëhet shkak ,që Zoti ta refuzojë punën që bëjmë.
Kush është student, le ta bëjë nijet që të fitojë kënaqësinë e Zotit me këtë studim dhe mos ta bëjë këtë thjesht për të ngrënë një copë bukë nesër. Do ta hajë atë bukë, se rrizkun e njeriut e ka caktuar Zoti dhe askush nuk do të vdesë pa ngrënë rrizkun e tij.
Kush është tregtar, le të bëjë nijet jo vetëm për të fituar, por për të fituar me ndershmëri, sepse profeti (a.s) ka thënë: “Ditën e Gjykimit tregtari i sinqertë ringjallet me profetët
Kush është nëpunës në shtet, të mos përpiqet vetëm për të bërë karrierë, por të bëjë nijet që t`i ndihmojë njerëzit, t`ua largojë të tjerëve padrejtësinë, apo të paktën të mos u bëjë padrejtësi të tjerëve.
Gruaja që rri në shtëpi, më mirë le të bëjë nijet që ta rregullojë këtë shtëpi, të gatuajë e t`i japë kënaqësi burrit të saj, sesa të rrijë gjithë ditën duke mallkuar ata që e kanë mbyllur në shtëpi.
Ne mund ta bëjmë nijetin në çdo punë që bëjmë. Prandaj e lusim Zotin që t`i pastrojë nijetit tona. Le të jetojmë gjithmonë si muslimanë, duke menduar se Zoti na sheh në çdo moment të jetës tonë. Nijeti nuk mbaron me vdekjen e njeriut, por vazhdon edhe pas vdekjes së tij. Profeti (a.s) ka thënë: “Ditën e Gjykimit njerëzit do të ringjallen me ato nijete që kanë pasur
O Zot. Të lutemi që t`i pastrosh punë tona prej syfaqësisë, gjuhët tona  nga gënjeshtra e sytë tanë nga mashtrimi, na ndihmo që të dalim mbi të këqijat tona, na bëj nga ta që bëjnë punë të mira dhe na bëj shkak që edhe të tjerët të udhëzohen në rrugë të drejtë.
A M I N


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free