Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Tablote e refuzuara

Tablotë e refuzuara

Kjo histori i referohet vitit 1890 dhe ka të bëjë me artin e pikturës. Asokohe pikturat ishin vetëm për pamje të vërteta si pemë, fletë, natyrë, njerëz etj...

Gjatë një ekspozite për piktura në Francë, të gjithë piktorët kishin sjellë punimet e tyre, ku respektohej kriteri i lartpërmendur. Por, një grup piktorësh, kishin arritur të sjellin disa punime të tyre, të cilat ishin piktura abstrakte. Të gjitha këto punime u refuzuan nga organizatorët e ekspozitës sepse nuk përkonin me kriteret dhe standardet e njohura të artit asokohe.

Nga ana e tyre, piktorët ngritën një çadër përballë ekspozitës, mbi të cilën shkruan:"Ekspozita e tablove të refuzuara" dhe për çudinë e të gjithëve, çadra e tyre mezi e përballonte fluksin e njerëzve dhe vizitorëve. Njerëzit kishin kureshtjen të shohin diçka ndryshe, diçka të re dhe të panjohur më parë. Që atëherë filloi të njihej arti abstrakt.

Një vit më vonë, ekspozita gëlonte nga punimet abstrakte, duke e ndryshuar konceptin e artit në mbarë botën. Një ndër artistët më të njohur të këtij lloj arti është dhe Pikaso.

Morali:

Mos kij frikë nga idetë e reja dhe që nuk njihej nga njerëzit! Mos i dëgjo ata që të thonë se idetë e tua nuk përkojnë me standardet! Mos lejo që idetë e tua të varrosen në harresë! Asnjëherë mos u tall dhe mos e përqesh një ide të fëmijëve të tu! Vetëm ata që ndjekin ëndrrat dhe idetë e tyre kanë sukses në këtë botë, sepse ata refuzojnë të qëndrojnë dhe të presin në rradhë, por krijojnë radhën e tyre! Nuk ka pengesë që i reziston një ideje e cila shoqërohet me vendosmëri, punë dhe përpjekje për ta vënë në praktikë!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free