Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Bujku dhe misri

Një bujk e kishte bërë zakon që çdo vit të fitojë çmimin për rendimente të larta dhe cilësore në misër. Një vit, pasi kishte marrë çmimin përkatës, i afrohet një gazetar dhe zhvillon me të një intervistë interesante. Gjatë intervistës, gazetari zbulon se bujku i furnizonte me farën e tij edhe fqinjët, të cilët edhe ata mbillnin sipërfaqe të mëdha me misër. I çuditur, gazetari ndërhyri dhe e pyeti:”Si?! Do të thuash se ti i furnizon me farën e mirë edhe fqinjët e tu?! A nuk frikësohesh se do të rivalizojnë, e për rrjedhojë të marrin çmimin?!”

Bujku ia ktheu:”A nuk e dini ju se erërat transportojnë pjalmin dhe e shpërndajnë nga një parcelë në një tjetër? Nëse fqinjët e mi do të mbillnin farë jocilësore, pjalmi i tyre do të vijë tek parcela ime dhe për rrjedhojë prodhimi nuk do të jetë cilësor. Për këtë, unë i furnizoj edhe fqinjët me farërat më cilësore që kam.”

Ky bujk, e kishte përceptur drejt rëndësinë e ndërveprimit dhe marrëdhënies së shëndoshë. Ai nuk mund të ofronte produkt të cilësisë së lartë, veçse duke ndërvepruar edhe me fqinjët për një produkt të tillë.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free