Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Agjerimi ne bibel

Vargjet e meposhtme e tregojne paster e qarte qe agjerimi eshte nje urdher hyjnor e te gjithe besimtaret qe kane jetuar ne te gjithe rrjedhen e historise se kesaj bote, kane agjeruar...vete Mesia, Jezusi, Isa alejhi selam ka agjeruar....

Mateu 4:1-4

4 Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte.

2 Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.



Mateu 6:16-18

16 Dhe kur të agjëroni, mos u tregoni të pikëlluar si hipokritët; sepse ata shfytyrohen për t’u treguar njerëzve se agjërojnë; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.

Joeli 1:14

14 Shpallni agjërim, thërrisni një kuvend solemn.

Mateu 4:1-4

4 Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte.

2 Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.

Eksodi 34:28-29

28 Kështu Moisiu mbeti aty me Zotin dyzet ditë dhe dyzet net; nuk hëngri bukë as piu ujë. Dhe Zoti shkroi mbi pllakat fjalët e besëlidhjes, dhjetë urdhërimet.

Luka 5:34-35

34 Ai u përgjigj atyre: “A mund t’i bëni dasmorët të agjërojnë, derisa dhëndri është me ta?

35 Por do të vijnë ditët kur do t’ua heqin dhëndrin dhe atëherë, në ato ditë, ata do të agjërojnë.”

Isaia 58:6

6 Agjërimi që më pëlqen a nuk është vallë ky: të thyesh zinxhirët e ligësisë, të zgjidhësh verigat e zgjedhës, t’i lësh të lirë të shtypurit, të dërmosh çdo zgjedhë?

Mateu 17:21

21 Por ky lloji demoni nuk del veçse me anë të lutjes dhe të agjërimit.”

Veprat e Apostujve 13:2-3

2 Dhe, ndërsa po kryenin shërbesën e Zotit dhe po agjëronin, Fryma e Shenjtë tha: “M’i ndani veç Barnabën dhe Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur.”

3 Atëherë, pasi agjëruan dhe u lutën, vunë duart mbi ta dhe i nisën.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free