Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

ENDE SHIJA E KARAMELES ËSHTË NË GOJËN TIME, O XHAXHAI IM

Një i moshuar, i shtrirë në spital, vizitohej nga një i ri për cdo ditë, i cili rrinte më shumë se një orë me të, e ndihmonte atë për të ngrënë ushqimin dhe për tu larë.E merrte të sëmurin dhe e shëtiste në kopshtin e spitalit, e ndihmonte për tu shtrirë.Shkonte gjithnjë për të parë gjendjen e tij.Një ditë hyri infermjerja për ti dhënë ilaçin (të sëmurit) dhe për të parë gjendjen e tij, e i thotë atij: “Masha’Allah o haxhi, Allahu ta ruajtë djalin tënd, për cdo ditë po të viziton. Në këtë kohë nuk ka fëmi të tillë”. Ai e shikoi infermeren, por nuk foli, i mbylli sytë dhe në vete tha: “Ah sikur të ishte njëri prej fëmive të mi..”Ky është një jetim i lagjes, në të cilën banonim; e pashë një herë dukë qarë te dera e xhamisë, pasi i kishte vdekur babai i tij, e qetësova.. dhe i bleva një karamele, e prej asaj kohe nuk jam takuar me të.Që kur ai e ka marrë vesh, që unë jam i vetëm me gruan time, na ka vizituar çdo ditë për të parë gjendjen tonë .Mori gruan time në shtëpinë e tij, e mua më dërgoi në spital për trajtim (kurim).

Kur e kam pyetur atë: "Përse o biri im po përkujdesesh për ne?"Buzëqesh dhe thotë:
“ENDE SHIJA E KARAMELES ËSHTË NË GOJËN TIME, O XHAXHAI IM”.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free