Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

FORCA E BESIMIT Allahu eshte Falesi me i Madh

FORCA E BESIMIT: Allahu eshte Falesi me i Madh
 
Transmetohet se ne ditet kur Musai alejhi selam endej me Beni Izraelet ne shkretetire, nje thatesire e madhe kaploi. Se bashku, ata i ngriten duart drejt qiellit duke u lutur per shi. Por per çudi te Musait as. dhe te atyre aty, pak re te shperndara ne qiell u zhduken krejt, nxehtesia u leshua edhe me mbi ta dhe thatesira po ashtu.
 
Iu shpall Musair as. se ne mes tyre gjendej nje njeri qe nuk i bindej Allahut subhanehu ue teala per me shume se 40 vjet. "Thuaj qe te largohet vete ai nga bashkesia juaj", i tha Allahu svt. Musait, "dhe vetem atehere Une do te derdh shiun mbi ju."
 
Keshtu Musai as. thirri njerezit dhe u tha: "Nje njeri mes nesh nuk i eshte bindur Allahut per 40 vjet.  Vetem pasi ai te dali vete dhe te largohet nga turma, Allahu do te na leshoje shiun." Burri priti duke pare majtas e djathtas me shprese se po del dikush tjeter te thote qe ai eshte, por askush nuk po dilte. Djerse filluan t'i dalin dhe ai e dinte se behej fjale per te.
 
Burri filloi te mendoje se nese nuk tregonte gjithe njerezit do te vdisnin nga etja, por nese dilte para turmes do te turperohej pergjithmone.
 
Ashtu ne heshtje i ngre duart me nje sinqeritet te madh qe nuk e kishte ndier me pare dhe me lotet qe i ridhnin ne faqe tha: "O Allah me meshiro! O Allah m'i mbulo mekatet! O Allah, me fal!"
 
E ndersa Musa as. dhe njerezit e tjere po prisnin qe nje njeri te dale para turmes si mekatari, rete u mblodhen ne qiell dhe shiu filloi te bjere mbi ta. Musai as. e pyeti Allahun svt. "O Allah, Ti na bekove me shi edhe pse mekatari nuk e tregoi se kush eshte." Allahu svt. iu pergjigj: "O Musa, eshte per shkak te pendimit te atij njeriu qe une bekova gjithe Beni Izraelet me uje."
 
Musai as. duke dashur te dije se kush eshte ky njeri i bekuar pyet: "Ma trego se kush eshte ky njeri O Allah!" Allahu svt. pergjigjet: "O Musa, Une ia fsheha gjynahet ketij njeriu per 40 vjet, a mendon se do t'ia nxjerr pasi ai u pendua?"