Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Të jesh pozitiv

Nëse veprohen punë të liga por në fshehtësi, ato nuk dëmtojnë veçse  vepruesin. Por nëse veprohen haptazi dhe njerëzit nuk reagojnë që ta ndryshojnë, ato dëmtojnë të gjithë shoqërinë." - Umeri (r.a)
Me qëllim që ne të ndryshojmë dhe të rimëkëmbemi, duhet t'i themi vetes: Mjaf pasivitetit dhe të qenit negativ. Sot është koha për aktivitet dhe pozitivitet. Kjo duhet të fillojë që nga banesa e secilit, që nga pallati, 
rruga ku kalojmë dhe lagja ku banojmë. Që sot, duhet t'u themi "Mjaft" 
ujërave që rrjedhin dhe mbeturinave që hedhim pa kriter. Mos thuaj kurrë 
"Le t'i heqin të tjerët këto mbeturina ose ata që i kanë hedhur!" Mos thuaj 
kurrë "Nuk ka ç'më duhet" por fillo nga vetja jote fillimisht.
Secili prej nesh dalim në rrugë dhe shohim makina të parkuara në mes të 
rrugës duke penguar trafikun. Asnjëri nuk del t'i thotë dy fjalë shoferit 
që qëndron brenda. Të gjithë hyjmë në bar-kafe për të pirë një kafe, por që 
na bllokohet frymëmarrja nga tymi i duhanit. Megjithatë, asnjëri nuk e merr 
guximin ta ngrejë zërin, që ky fenomen të pakësohet. Të gjithë jemi 
ambientuar me këtë pasivitet dhe nuk na bëjnë përshtypje këto gjëra.
Ne lindim, rritemi dhe vdesim në një ambient dhe atmosferë të mbushur me 
pasivitet. Edhe nëse një i ri e ngre zërin dhe kërkon të ndryshojë diçka, 
të rriturit i thonë:"Po ty ç'të duhet kjo?! Shih punën tënde dhe mos i bjer 
murit me kokë!"E si mund të ndryshojmë në këtë mënyrë? Si mund të rimëkëmbemi kështu? 
Përse duhet të presim që Zoti ta ndryshojë gjendjen tonë, ndërkohë që 
pasiviteti dhe të qenit negativë po na merr frymën?!
Po përse vallë ky pasivitet?
Sepse shumë prej nesh mendojmë se një fjalë e jona, një ndërhyrje dhe një 
akt, nuk do mund ta ndryshojnë këtë realitet. Kështu, i bashkohemi dhe ne 
karvanit të pasivëve dhe personave negativë.
Edhe pse ndoshta nuk ndryshon gjë, prej nesh kërkohet të jemi pozitivë dhe 
aktivë. Sepse vetë Zoti i madhëruar na ka urdhëruar të jemi pozitivë. Kjo 
shpaloset më mirë në ajetin: (Rad, 11)
Në këtë ajet, Zoti i kërkon secilit prej nesh të jemi pozitivë dhe të 
ndryshojmë për mirë.
Ndonjëherë, shohim që prindërit janë njerëz shumë të mirë dhe të ndershëm, 
por fëmijët e tyre bëhen rrugaçë dhe negativë. Kjo, sepse këta prindër kanë 
menduar vetëm për veten dhe fëmijët dhe jo për shoqërinë. Që ne të rrisim 
dhe edukojmë fëmijë pozitivë, duhet që të kontribuojmë pozitivisht për 
shoqërinë. Duke nisur nga vetja jonë, ne duhet të ndryshojmë edhe si 
shoqëri. Le të jetë ky projekti ynë për njëqind vitet e ardhshme. Edhe pse 
duket kohë shumë e largët, kjo është mënyra e vetme për t'u ngritur sërish 
në këmbë.Të jesh pozitiv dhe aktiv në shoqëri, nuk do të thotë të bësh sherr dhe të 
krijosh situata të pakëndshme me njerëzit negativë dhe të papërgjegjshëm. 
Të jesh pozitiv, do të thotë që t'i ftosh njerëzit drejt të mirës, në 
mënyrën më të pranueshme dhe më të mirë. (Nahl, 125)
Secili prej nesh duhet të ngrejë flamurin e pozitivitetit dhe t'i themi një 
"Jo" të fuqishme pasivitetit. Thotë Zoti në Kuran:"
"Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe 
ta dini se Allahu dënon ashpër!" (Enfal, 25)
Ruaju të keqes o vëlla dhe oj motër, sepse fatkeqësitë përfshijnë të 
këqijtë por edhe të mirët.Dikush e pyeti Profetin a.s:"O i dërguar i Allahut! A është e mundur që të 
ndëshkohemi, ndërkohë që mes nesh ka akoma njerëz të mirë dhe të ndershëm?"
Profeti a.s iu përgjigj:Kur e liga shtohet dhe kur askush nuk përpiqet ta frenojë dhe të ofrojë 
zgjidhje pozitive, atëherë ndëshkimi i përfshin të gjithë.
Kur Zoti e urdhëroi Xhibrilin a.s t'a shkatërrojë një qytet, Xhibrili i 
tha:"O Zot! Në atë qytet ndodhet filani, i cili të adhuron dhe lutet me 
përkushtim."Zoti i tha Ata njerëz të cilët janë mbyllur në xhami dhe nuk dinë çfarë bëhet jashtë 
saj, le ta dinë se e kanë kuptuar islamin gabim. Nëse nuk i fton njerëzit 
të distancohen nga gjynahet, nëse nuk kontribuon pozitivisht në shoqëri, 
nëse nuk je aktiv në ruajtjen e fesë dhe nderit të njerëzve, dije se nuk ke 
bërë asgjë. Islami kërkon njerëz që janë të përfshirë në aktivitete 
shoqërore dhe publike, njerëz që kanë ndikim dhe që u dëgjohet fjala në 
shoqëri, jo njerëz që nuk dinë gjë tjetër përveç namazit.
Thotë Umer ibnul Hattabi:"Gati sa nuk shkatërrohen qytete edhe pse janë 
ndërtuar rishtazi."Dikush e pyeti:"E si mund të ndodhë kjo?"
Umeri u përgjigj:"Kur të ligët do të lartësohen mbi të ndershmit."
Thotë Umeri:"Nëse veprohen punë të liga por në fshehtësi, ato nuk dëmtojnë 
veçse vepruesin. Por nëse veprohen haptazi dhe njerëzit nuk reagojnë që ta 
ndryshojnë, ato dëmtojnë të gjithë shoqërinë."
"Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe 
ta dini se Allahu dënon ashpër!" (Enfal, 25)
Thotë Profeti a.s Pasiviteti ndikon drejtpërdrejt në pranimin e lutjeve dhe ndikon në 
përshpejtimin e ndëshkimit të Zotit. A e shikon sa i rrezikshëm është 
pasiviteti o vëlla dhe oj motër?Ndryshimi i Zotit dhe i njeriut
Në ajetin: Kemi dy lloj ndryshimesh: Atë të Zotit, në pjesën e parë të 
ajetit () dhe atë të njeriut, në pjesën e dytë, ().
Pra, kemi një ndryshim që bëhet nga Zoti dhe një tjetër që bëhet nga 
njeriu. Ne duhet të ndryshojmë veten, pastaj të presim ndryshimin e Zotit. 
Të presësh që Zoti do e ndryshojë gjendjen e këtij umeti, pa ndryshuar 
secili prej nesh veten, do të thotë të shkelësh me dy këmbët tekstin e 
këtij ajeti.Me qëllim që Zoti ta ndryshojë gjendjen tonë, ne duhet t'i themi "Stop" 
pasivitetit vrasës që na ka mbërthyer. Të jeni të sigurt se pozitiviteti 
ynë do i shpëtojë vëllezërit tanë në Palestinë, në Irak dhe kudo tjetër.
Thotë Profeti a.s (njeriu pozitiv)Profeti a.s sjell shembullin e anijes, pasi nga një e çarë anësore e saj,menjëherë shfaqen rrjedhojat dhe pasojat. E tillë është edhe shoqëria, një 
e çarë dhe një e krisur, jep pasoja negative menjëherë. Nëse me të çarat e 
anijes, mbyten disa dhjetëra persona, me të çarat e shoqërisë, mbytet një 
brez i tërë, mbyten fëmijët tanë. Prandaj, sa herë të shohësh një të çarë 
në shoqëri, mos qëndro pasiv por reago, shkruaj një artikull, dërgo një 
letër, ngrije zërin. Edhe nëse nuk ndryshon gjë, të paktën do të dalësh 
para Zotit faqebardhë, me ballin lart."Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe 
ta dini se Allahu dënon ashpër!" (Enfal, 25)Profeti a.s solli shembullin e anijes, pasi nëse ajo anohet, përmbytet. Po kështu edhe shoqëria, nëse anon më shumë nga veset e këqija dhe fenomenet 
negative, mbytet. Nëse shoqëria nuk e ruan ekuilibrin, ashtu si anija, 
mbytet. Që ky ekuilibër të ruhet, shoqëria ka nevojë për njerëz ekspertë, 
të cilët e studiojnë dhe japin recetat e duhura.
Është detyrë e secilit prej nesh që të qenit pozitiv, t'ua mësojë edhe 
fëmijëve. Nëse do të vazhdojmë me këtë pasivitet vrasës, humbëtira ku 
ndodhemi do të vazhdojë edhe për qindra vite të tjera.
 
Modele të njerëzve pozitivë
 
1 – Besimtari në familjen e faraonit. Siç e dimë, faraoni shprehu dëshirën 
për ta vrarë profetin Musa a.s."Faraoni tha: “Më lini ta vras Musain e ai le ta thërrasë në ndihmë Zotin e 
vet. Unë vërtet druhem mos ai do t’jua ndryshojë fenë tuaj ose do të 
shkaktojë trazira në Tokë”. (Gafir, 26)
Por një person që punonte në pallatin e faraonit, i cili e kishte mbajtur 
të fshehtë besimin e tij gjer atëherë, e kundërshtoi faraonin duke i 
thënë:""Por një njeri besimtar, nga të afërmit e Faraonit, i cili fshihte besimin 
e vet, tha: “Vallë, do të vrisni një njeri vetëm se thotë “Allahu është 
Zoti im”, ndërkohë që ai ju ka sjellë shenja të qarta prej Zotit tuaj?! 
Nëse është gënjeshtar, atij i përket dënimi i gënjeshtrës së vet e, nëse 
është i drejtë, atëherë juve do t’ju godasë diçka prej asaj me të cilën ju 
kërcënohet ai. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e 
tepron me të këqija dhe është gënjeshtar." (Gafir, 28)
Ky besimtar, vazhdoi të flasë dhe t'i këshillojë, derisa në fund u tha: 
(Gafir, 44)Për shkak se ai ishte pozitiv në shoqëri dhe nuk qëndronte pasiv, Zoti e 
shpërbleu. Këtë e shohin në ajetin që pason, ku Zoti thotë:
"Dhe Allahu e ruajti atë prej të këqijave dhe kurtheve të tyre, ndërsa 
ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i vrazhdë." (Gafir, 45)
"Le të druajnë nëse ata lënë pas vetes fëmijë të mitur, duke u brengosur 
për ta, le të kenë frikë Allahun dhe le të flasin drejt." (Nisa, 9)
Ata që janë të varfër dhe i frikësohen të ardhmes për fëmijët e tyre, le të 
jenë pozitivë në shoqëri, se Zoti do të kujdeset për ta.
 
2 – Besimtari në suren Jasin. Zoti i madhëruar, dërgoi në një qytet dy 
profetë në një kohë. Më pas, Zoti dërgoi dhe një të tretë, që t'ju vijë në 
ndihmë dy të parëve. Thotë Zoti rreth këtij fakti: (Jasin, 14)
Por banorët i refuzuan dhe i përgënjeshtruan. Një nga banorët e qytetit, 
vjen nga skaji më i largët dhe fillon t'i këshillojë bashkëqytetarët e tij, 
duke u kërkuar t'i besojnë të dërguarit e Zotit."(Jasin, 20)
Edhe pse nuk ishte profet, edhe pse në qytet ndodheshin tre të dërguar të 
Zotit, ai e ndjente përgjegjësinë dhe barrën për të përçuar fjalën e Zotit. 
Ai nuk mund të qëndronte pasiv, ndaj asaj që po ndodhte. Bashkëqytetarët e 
tij po refuzonin thirrjen dhe fenë e Zotit, kështu i duhej t'i këshillojë 
dhe orientojë nga më e mira.Dhe nga skajet e qytetit erdhi një njeri, duke nxituar dhe tha:
“O populli im, ndiqni të dërguarit! Ndiqni ata, që nuk kërkojnë prej jush 
kurrfarë shpërblimi e që janë në rrugë të drejtë! Përse të mos e adhuroj 
Atë, i Cili më ka krijuar e tek i Cili do të ktheheni të gjithë? Vallë, 
përse duhet të adhuroj zota të tjerë përveç Tij? Nëse i Gjithëmëshirshmi do 
të dëshironte të më godiste me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i atyre 
(zotave) nuk do të më sillte kurrfarë dobie e as që do të mund të më 
shpëtonin. Atëherë, unë do të isha me siguri në humbje të dukshme. Unë i 
kam besuar Zotit tuaj, andaj, më dëgjoni!” (Jasin, 20-25)
A je pozitiv edhe ti o vëlla dhe oj motër? A ke guxim t'i thuash atij që 
pin duhan në ambiente të mbyllura "Të lutem, a mund ta fikësh cigaren se më 
shqetëson!" A mund t'i edukosh fëmijët e tu me frymën e të qënit pozitiv? A 
e ke të mundur të ndryshosh veten, duke filluar që në këto çaste?

3 – Pupëza e Sulejmanit a.s. Gjendja e umetit mysliman do të ishte shumë 
herë më mirë, nëse ne si myslimanë do të ndjenim përgjegjësinë e një 
shpendi si pupëza.Një ditë, Sulejmani i kishte mbledhur të gjithë ushtritë e tij dhe po 
verifikonte nëse ka ndonjë mungesë. Gjatë fluturimit, pupëza kishte vënë re 
nga larg, një qytet ku njerëzit adhuronin diellin. Ai vajti tek ky qytet 
dhe pasi mblodhi informacionin e duhur, u paraqit para Sulejmanit dhe i tha 
duke justifikuar vonesën:
Nuk vonoi shumë e ajo erdhi dhe tha: “Kam marrë vesh diçka që ti nuk e ke 
ditur dhe të kam sjellë lajme të vërteta prej (qytetit të) (e atij qyteti).
Duke qenë se ishte pozitiv, ai shprehte keqardhjen se përse ky popull nuk 
adhuronte Zotin, një dhe të vetëm, që ka në dorë dhe din gjithçka.
Ata nuk i përuleshin në sexhde Allahut, i Cili nxjerr gjithçka që është e 
fshehur në qiej dhe në Tokë dhe di çfarë fshihni ju dhe çfarë tregoni 
haptazi. Allahu është Një, s’ka zot të vërtetë përveç Tij, Zotit të Arshit 
të madh!” (Neml, 25-26)Ajeti 26 është nga ato ajete ku lexuesi urdhërohet të bëjë sexhde.

4 – Milingona. Në Kuran, përmendet shembulli i një milingone e cila ishte 
pozitive dhe kontribuonte në mbrojtjen e shoqeve të saj nga çdo e keqe.
Kur arritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O milingona, hyni 
në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos 
ju parë! (Neml, 18)Për shkak të kësaj milingone, njërës nga suret e Kuranit, Zoti i ka vënë 
emrin e saj.
 
5 – Habab ibnu Mundhir. Beteja e Bedrit ishte përplasja e parë mes 
myslimanëve dhe idhujtarëve. Plani i luftës ishte që ushtria myslimane të 
rreshtohej duke i pasur puset e Bedrit para. Pra puset do të ishin në mes 
të ushtrisë myslimane dhe asaj të kurejshëve.
Një nga shokët e tij Habab ibnul Mundhir e pyeti:”O i dërguar i Zotit. A 
është një vend që të ka urdhëruar Zoti të qëndrosh dhe të heshtim, apo 
është plan dhe mendim i yti?”
 
Profeti a.s ia ktheu
Habab ibnul Mundhir i tha pësëri:”Nëse është plani dhe mendimi yt, ky nuk 
është vendi i përshtatshëm për luftë.”
Të jesh pozitiv, nuk do të thotë të reagosh ashpër ndaj fenomeneve dhe 
akteve negative. Të jesh pozitiv, do të thotë të reagosh me edukatë dhe 
mirësjellje, gjë të cilën e shohim të pasqyruar në fjalët e Habab ibnu 
Mundhi. Beteja e Bedrit, u fitua nga myslimanët, falë ndihmës së Zotit dhe 
kontributit të myslimanëve, por edhe falë ndërhyrjes së Habab ibnu Mundhir.

6 – Nuajm ibnu Mes'ud. Ai e pranoi islamin gjatë kohës kur idhujtarët e 
Mekes dhe aleatët e tyre kishin rrethuar Medinen, në betejën e Hendekut. Ai 
vajti tek Profeti a.s dhe i tha:"O i dërguar i Allahut! Unë kam pranuar 
islamin."Profeti a.s i tha Nuajmi vajti tek idhujtarët dhe tek hebrenjtë dhe arriti të mbjellë mes 
tyre dyshime dhe frikë nga njëri-tjetri. Ishte kjo ndërhyrje ajo që bëri 
ushtrinë aleate të tërhiqej nga kufijtë e Medines.
 
7 – Në një vend arab, para shumë viteve, njerëzit nuk faleshin dhe e 
neglizhonin këtë rit kaq të rëndësishëm. Madje, nëse dikush falej të tjerët 
talleshin më të dhe e ironizonin. Ata që faleshin, ishin vetëm disa pleq në 
prag të vdekjes. Një i ri nga një vend tjetër arab, shkon në vendin në 
fjalë për studime. Me të filluar shkollën, ai interesohet nëse aty pranë 
gjendet ndonjë xhami ku mund të falej. Një punëtor i thotë se xhamia 
ndodhej larg, por mund të falej vetëm në bodrumin e fakultetit. Djali zbret 
në bodrum, gjen një pëlhurë të vjetër të cilën e përdor si sixhade dhe 
fillon të falet. Pasi u fal disa ditë në bodrum, vendos të mos falet më në 
atë vend, por të falet në një nga ambientet e lira të fakultetit. Duke qenë 
se në fakultet salloni ishte i madh, i riu thërret ezanin e drekës për herë 
të parë. Më pas, thirri dhe ikametin dhe fillo të falej vetëm. Studentët 
dhe punonjësit filluan ta shohin gjithë habi. Të njëjtën gjë bëri dhe tre 
ditët e tjera. Ditën e katërt, atij iu bashkëngjit dhe një nga punëtorët që 
merrej me pastrimin e fakultetit. Një javë më pas, numri i atyre që 
faleshin me të u rrit dhe u formua një rresht. Javët në vazhdim rreshtat u 
shtuan dhe bashkë me ta falej dhe një nga profesorët. Duke qenë se numri u 
shtua shumë, administrata mendoi të ndërtojë një xhami. Pas disa kohësh u 
ndërtua xhamia dhe filloi funksionin menjëherë. Diçka e tillë shkaktoi 
xhelozinë e fakulteteve të tjera, të cilat filluan të krijojnë hapësira dhe 
ambiente për ata që dëshirojnë të falen.
Ky i ri, mund të ketë ndërruar jetë tashmë, por sevapin dhe shpërblimin 
vazhdon ta marrë. Shpërblimi i namuzeve që falen në atë xhami, i shkon edhe 
atij. Ky ishte një model tjetër i njerëzve pozitivë.
Sot, njerëzit e ligë dhe të degjeneruar kanë ngritur flamurin e tyre dhe 
kanë gjetur mbështetës dhe përkrahës. Kurse njerëzit e mirë dhe të ndershëm 
u vjen zor të ngrenë flamurin e nderit dhe pastërtisë morale.
E lusim Zotin që të na bëjë besimtarë pozitivë, që të kontribuojmë në 
rimëkëmbjen e vendeve tona!