Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Jeta nuk matet me numrin e frymemarrjeve

Nje djalosh i ri mesoi se cfare eshte me e rendesishme ne jete nga komshiu plak i shtepise se tij….
U bene shume kohe qe Jack nuk e kishte pare komshiun e tij plak. Kolegji, vajzat, karriera dhe vete jeta, e kishin bere te tille situaten. Gjithsesi ne rrjedhen e jetes se tij te zene me pune, ai gjente kohe per te menduar per te kaluaren, por jo dhe aq kohe per te qendruar me gruan dhe djalin. Ai po investonte ne te ardhmen e tij dhe asgje nuk mund ta ndalonte.
Permes telefonit, e ema i thote:
-“Z. Blesser vdiq mbreme. Funerali eshte te merkuren”
Menjehere mendja i fluturoi ne femijerine e tij.
-“Jack , a me degjove?”
-“Oh, me fal nene. Po, ju degjova. Para ca koheve mendova per te. Me fal,por ndershmerisht mendoja se kishte kohe qe kishte vdekur”.
-“Ai, nuk te harroi asnjehere. Cdo dite qe e shikoja, ai me pyeste per ty. I kujtonte me mall, ditet qe flisnit permes gardhit te kopshtit,perms vijes se verdhe ,sic thonte ai”.-i tha e ema.
-“Sa e kam dashur ate shtepi te vjeter. E di ti nene, qe nuk do isha ne kete biznes, po te mos ishte ai? Ai kaloi shume kohe duke me mesuar gjera te cilat ai i mendonte si te rendesishme…Nene,do te jem ne diten e funeralit”-tha Jack

Edhe pse si i zene qe ishte , Jack e mbajti fjalen.Mori avionin e pare dhe u drejtua drejt qytetit te lindjes. Funerali i z. Blesser ishte i vogel dhe nuk zgjati shume.Nuk kishte femije dhe shume nga te afermit e tij kishin vdekur.
Para se te kthehej, Jack dhe e ema u ndalen per ta pare ate shtepi te vjeter prane te tyres. Duke qendruar tek dera, Jack u ndal pak. Iu duk sikur po kalonte ne nje tjeter dimension, mes kohes dhe hapesires.Shtepia ishte njelloj sic e mbante mend.Cdo cep ishte plot me kujtime, cdo pikture, cdo… Jack u ndal per nje cast.
-“Cfare eshte Jack?”-e pyeti e ema
-“Kutia, nuk eshte me” – tha ai
-“Cfare kutie?”
-“Ishte nje kuti me ngjyre te arte qe ai e mbante mbi tryeze. Mund ta kem pyetur me qindra here se cfare kishte brenda. Dhe ai gjithmone me pat thene se brenda ishte gjeja me e rendesishme per te, dhe tani, nuk mund ta marre vesh se cfare ishte ajo gje kaq e rendesishme”-tha Jack.

Nuk ishte me. Gjithcka nga shtepia kishte mbetur e njejte sic e mendonte ai, pervec kutise. Sigurisht do e kishte marre ndonje mik i familjes.

Kishin kaluar dy jave nga vdekja e z. Blesser.Duke u kthyer ne shtepi nga puna, Jack shikoi nje leter ne kutine e tij te postes:”Nuk ishte njeri ne shtepi, kerkohet firma per te marre nje pako.Ju lutemi te paraqiteni brenda tre diteve ne posten kryesore” thuhej ne leter.
Heret ne mengjesin e dites tjeter,Jack terhoqi pakon. Adresa e derguesit i terhoqi vemendjen. “z.Harold Blesser” mori pakon , u ngjit ne zyren e tij dhe e hapi. Ishte kutia e arte dhe nje leter siper saj ku shkruhej:
“Pas vdekjes sime, dergojani kete kuti z. Jack Bennet”
Nje celes i vogel ishte prane letres. Zemra i rrihte fort dhe syte iu perloten. Jack hapi me kujdes kutine.Brenda saj ishte nje ore e arte xhepi. Me ngadale hapi kapakun e ores dhe brenda kapakut ishte shkruar:
-“Jack,faleminderit per kohen!
Harold Blesser.”
Gjeja qe kishte vleresuar me shume…ishte…koha ime.
Jack e mbajti oren ne dore per disa minuta, pastaj, thirri sekretaren dhe i tha qe te anullonte takimet per dy ditet e ardhshme.
-“Pse”-e pyeti Janet, sekretarja e tij.
-“Me duhet pak kohe per te kaluar me gruan dhe djalin tim”-tha ai.”Dhe me që ra fjala, Janet…faleminderit per kohen tende”

Jeta nuk matet me numrin e hereve qe marrim fryme por me momentet qe na bejne te mbajme frymen.

Faleminderit per kohen tuaj...


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free