Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ramazani dhe copëza e mishit të Lukmanit

Transmeton Imam Ahmedi (Allahu e mėshiroftė) nė librin e tij “El-zuhd” se Lukmanit tė urtė (a.s) i tha zotėriu i tij: There njė dele dhe mė sill pjesėn mė tė mirė tė saj. Lukmani i urtė i solli gjuhėn e deles. I tha pėrsėri: There njė tjetėr dhe mė sill pjesėn mė tė keqe tė saj. Lukmani i solli pėrsėri gjuhėn e deles. Njeriu dhe gjuha Njeriu me gjuhėn pėrmend Zotin e tij, me gjuhėn lexon librin e Zotit tė tij, mė kėtė gjuhė dėshmon pėrkatėsinė e tij, me kėtė gjuhė bie nė salavat dhe lutet pėr Profetin e tij, me kėtė gjuhė urdhėron pėr mirė dhe ndalon nga e keqja, me kėtė gjuhė komunikon me prindėrit e tij, bashkėshorten e tij, me fėmijėt e tij dhe me tė gjithė njerėzit e tij tė dashur, me kėtė gjuhė promovon tė drejtėn dhe shpreh refuzimin e tij ndaj tė kotės e tė padrejtės, me kėtė gjuhė shpreh ndjenjat dhe mendimet e tij, me kėtė gjuhė pėrshkruan tė shkuarėn, tė tashmen dhe planin pėr tė ardhmen e tij, me kėtė gjuhė pėrhap dijen dhe argumentin e saj, shpjegon tė kotėn dhe pavėrtetėsinė e saj, me kėtė gjuhė bashkon tė ndarėt dhe afron tė larguarit, me kėtė gjuhė fton njerėzit nė fenė e Zotit tė tij, pėrshkruan pėrvojėn e njerėzve tė mirė me fenė e Zotit tė gjithėsisė, me kėtė gjuhė shqipton emrin Zot, Profet, nėnė e baba e me kėtė gjuhė dėshmon edhe ēelėsin e xhenetit nė ēastet e vdekjes sė tij dhe kalimit nė botėn e pėrtejme: esh’hedu en la ilahe ilallah ve esh’hedu ene Muhameden Resulullah. Sakaq, a i shkon madhėshtisė sė gjuhės tė mbetet jashtė vėmendjes apo tė abuzohet me tė duke e pėrdorur nė ato fusha qė nuk i shkojnė madhėshtisė sė saj?! Ku qėndron gjuha? Gjuha nė Kuran dhe sunetin e Profetit (a.s) na paraqitet si dimensioni i katėrt paralel me tre tė tjerat, zemra, mendja dhe gjymtyrėt, i devocionit dhe bindjes ndaj Zotit tė gjithėsisė. Vepra e gjuhės, deklarimi apo shqiptimi, ėshtė njė nga tre komponentėt bazė tė besimit. Madje vepra e saj, deklarimi i besimit, ėshtė hapi i parė thelbėsor drejt konkretizimit dhe jetėsimit tė besimit. Transmetohet se Ebu Talibi, xhaxhai i Profetit Muhamed (a.s), e besoi me zemėr Zotin njė dhe mesazhin e zbritur mbi Profetin Muhamed (a.s) por nuk e deklaroi me gjuhė e pėr kėtė u privua nga mėshira e Zotit tė gjithėsisė. Agjėrimi dhe devotshmėria e gjuhės Kurani me saktėsinė e tij tė plotė pėrmes objektivit qė i ka vėnė agjėrimit pėrfshin tė gjithė njeriun me tė gjithė dimensionet e tij si, nė rrafshin personal ashtu edhe nė atė tė jashtėm. Allahu i Madhėruar i drejtohet njeriut duke i thėnė se ti o njeri duhet tė synosh objektivin e agjėrimit, devotshmėrinė, me tė gjithė qenien tėnde pa pėrjashtuar asgjė nga vetja, gjithēka tėnden duhet ta mobilizosh drejt kėtij objektivi: “O ju qė keni besuar ju ėshtė bėrė detyrė agjėrimi ashtu siē atyre para jush qė tė bėheni tė devotshėm” Bekare Numri shumės nė tė cilin ėshtė shprehur urdhri i agjėrimit, ajkum-detyrė mbi ju, por edhe objektivi i tij, tetekun- tė jeni tė devotshėm, nxjerr nė pah, pėrfshirazi, efektin shoqėror tė gjithė pėrbėrėsve tė qenies e kryesisht tė gjuhės. Sakaq edhe nė kėtė aspekt duhet tė synohet objektivi i agjėrimit, devotshmėria. Madje sfera kryesore ku gjuha shpreh devotshmėrinė dhe korrektėsinė e saj ėshtė sfera shoqėrore. Njė copėz mishi mes dy nofullave? Jo. Kur pėrmendet gjuha mendja fluturon menjėherė tek kjo copėz mishi mes dy nofullave qė merr forma tė ndryshme fizike dhe qė na shėrben materialisht pėr tė pėrpunuar dhe pėrtypur ushqimin e lėngjet si dhe pėr t’i dhėnė zėrave formėn e duhur pėr tė nxjerrė shkronja dhe fjalė tė caktuara. Deri kėtu jemi nė rregull nė bazė vetėm tė kėndvėshtrimit materialist ndaj gjėrave. Mirėpo bujaria e Zotit tė Madh ka bėrė qė pėrmes besimit ēdo pjesėz e njeriut, nėn hijen e asaj pėr tė cilėn ekziston njeriu, tė marrė njė dimension vlere shumė tė lavdishėm dhe njė vlerėsim shumė jetik. Ėshtė shumė e mrekullueshme kur mendon se edhe qimja e flokut tėnd tė thinjur gėzon vėmendjen e Profetit Emin: “Mos i shkulni se ato janė bukuria e besimtarit Ditėn e Kiametit dhe dėshmi pėr tė pėr jetėn e kaluar nė besim”. Tė njėjtėn vėmendje gėzojnė edhe vetullat, dhėmbėt, thonjtė, mjekra dhe mustaqet ... madje dhe mė tė rėndomta se sa kaq... . Edhe kėto elementė tė thjeshtė qenė pjesė pėrbėrėse e njeriut mėkėmbės e adhurues tė Zotit kur Zoti i Menēur i Gjithėsisė njoftoi melaiket pėr krijimin e tij. Stili i imponuar i jetės materialiste qė jetojmė dhe i cili synon t’i thjeshtojė ekstremisht gjėrat nė atė se ēka prekim e shohim, na bėn shpesh, edhe ne qė besojmė, t’i thjeshtojmė banalisht shumė gjėra nė funksionin fizik dhe material tė tyre. Pėr shembull le tė kufizohemi tek gjuha, nė shumė raste na ndodh ta thjeshtojmė rolin e saj nė tė ngrėnė, nė tė pirė e nė tė komunikuar apo biseduar me njėri-tjetrin. Pėr ta konstatuar kėtė mjafton tė vėrejmė se si sillemi me gjuhėn nė rastin e dy sėmundjeve tė saj: nė rastin kur nė gjuhėn tonė del ndonjė puēėrr dhe fillon tė na bezdis nuk vonohemi sė shkuari tek mjeku. Sa mė e madhe tė jetė kjo lloj sėmundje aq mė i madh do tė jetė interesimi dhe aq mė i shpejtė do tė jetė reagimi, pra vajtja tek mjeku. Po nė rastin e sėmundjes sė mėkatit tė gjuhės a ndodh kėshtu?! Profeti Muhamed (a.s) na mėson se Islami ėshtė i thjeshtė dhe jetik jo sepse i thjeshton gjėrat por sepse din tė shpjegojė thjeshtė rėndėsinė e gjėrave. Njė herė Profeti (a.s) po i shpjegonte Muadhit (r.a) disa lloje tė rėndėsishme tė punėve tė mira. Nė fund i tha: A do tė tregoj pėr kryen e tė gjithė tė mirave? Profeti (a.s) e nxori gjuhėn dhe iu drejtua Muadhit (r.a): mbaje kėtė. Mirėpo vendosja e ēėshtjes sė gjuhės nė tė njėjtin kontekst me namazin, zekatin, sadekanė ... etj, e habiti Muadhin dhe e bėri qė ta pyeste Profetin (a.s): “O Profeti i Zotit vallė a do tė merremi nė llogari pėr ato ēka thonė gjuhėt tona?! Profeti (a.s) e kuptoi se problemi i Muadhit qėndronte tek thjeshtimi i gjėrave sakaq iu pėrgjigj: “O Muadh, nuk ka gjė mė tė rrezikshme qė i hedh njerėzit me kokė nė zjarr tė xhehenemit se sa gjuhėt e tyre” Dimensioni i rrezikshėm shoqėror i gjuhės. Dijetarėt e parimeve tė sė drejtės islame pohojnė se “Detyrimet karshi Zotit janė tė ngritura mbi bazėn e faljes dhe tolerancės ndėrsa detyrimet karshi njerėzve janė ngritur mbi bazėn e rigorozitetit”. Qė nga vlerėsimi i madh qė i bėhet gjuhės kuptohet se kjo vjen pėr shkak tė efektit shumė tė madh shoqėror qė ka gjuha. Madje mund tė themi se dy janė fushat kryesore ku shfaqet rėndėsia e gjuhės tek kujtimi i Allahut dhe tek komunikimi me ambientin pėrreth. Profeti (a.s) edhe fjalėn mė tė thjeshtė tė mirė e ka konsideruar sadeka, punė apo vepėr tė mirė qė meriton shpėrblim hyjnor. Ndėrsa gibetin (pėrgojimin) Kurani e trajton si ngrėnien e mishit tė vėllait tė vdekur. Pra ky efekt negativ i gjuhės na paraqitet nė Kuran nė nivelet mė tė ulėta tė ligėsisė. Madje aq i lig saqė vrasja e vėllait krahasuar me kėtė efekt konsiderohet fisnikėri. D.m.th, aq i rrezikshėm konsiderohet efekti i keqpėrdorimit tė gjuhės saqė mund tė ēojė nė pasoja mė tė rrezikshme se sa vrasja. Vrasja qė lė pas nder tė ruajtur mund tė pasohet me rregullim, ndėrsa vrasja qė lė pas nder tė njollosur thuajse e bėn tė pamundur rregullimin dhe normalizimin e jetės. Tė afėrmi e mi mė kanė treguar se nė njė fshat afėr fshatit tim tė lindjes janė vrarė, mes dy fiseve, njėmbėdhjetė vetė pėr shkak tė njė shpifje tė vockėl. Ngjarja ishte shumė e thjeshtė. Njė personi, hipur mbi kalė, i shpėton nga dora shkopi, me tė cilin goditi kalin pėr tė shpejtuar, dhe fluturimthi rra mbi dengun e barit qė po e mbante njė grua dhe qė po kalonte aty pranė gjatė kohės qė po shkėmbeheshin nė rrugė. Kjo ngjarje u vėzhgua nga njė gojėlig qė ndodhi aty pranė dhe i cili menjėherė e fabrikoi shpifjen e tij dhe njoftoi bashkėshortin e kasaj gruaje. Tė gjitha detajet qė u transmetuan nga shpifėsi rreth ngjarjes ishin tė sakta veē njėrės: “e bėri qėllimisht”. Vetėm njė kundrinė, folje dhe ndajfolje bėri qė brenda pak ēastesh tė shkojnė nė varr njėmbėdhjetė xhenaze. Disa Ensarė dhe Muhaxhirė qenė gati tė kthehen nė vėllavrasjen e xhahilijes (epoka para Islamit), pėr shkak tė kujtimit dhe pėrmendjes sė lavdive dhe triumfeve tė vjetra ndaj njėri-tjetrit, nėse s’do kishte ndėrhyrė shpejtė dhe urtė Profeti Muhamed (a.s) Sa i mėshirshėm tregohet me ne Profeti (a.s) kur na thotė:”Njė njeri mund tė thotė njė fjalė shumė tė thjesht pa i kushtuar vėmendje, por qė e kėnaq Allahun, dhe pėr shkak tė saj hyn nė xhenet. Siē ndodh qė njė njeri tė thotė, pa i kushtuar vėmendje, njė fjalė shumė tė thjeshtė, por qė e zemėron Allahun, e pėr shkak tė saj hyn nė xhehenem” Nė kuadėr tė efektit tė rrezikshėm shoqėror tė gjuhės Islami na e paraqet veprėn e gjuhės si treguesin dhe matėsin kryesor tė suksesit tė marrėdhėnieve shoqėrore i cili pėrbėn njė nga dimensionet bosht tė devotshmėrisė ndaj Zotit. Transmetohet se Profeti (a.s) u pyet pėr njė grua qė shquhej pėr adhurim ndaj Allahut, por kishte njė tė metė qė konsistonte nė pėrgojimin e komshinjve. Profeti (a.s) njoftoi se ajo ėshtė nė zjarr. E pyetėn gjithashtu edhe pėr njė grua tjetėr qė nuk shquhej pėr shumė adhurime vullnetare por kishte njė tė mirė. Ajo nuk ishte vėrejtur asnjėherė tė pėrgojonte komshinjtė e saj. Profeti (a.s) njoftoi se ajo ėshtė nė xhenet. Gjuha moderator i personalitetit Selefėt e kanė kuptuar shumė mirė rolin e madh qė luan gjuha nė formėsimin e personalitetit individual dhe shoqėror. Transmetohet se Imam Maliku kur hyri nė Medine Munevere tha: “Kur erdha nė Medine gjeta disa njerėz qė nuk kishin tė meta por filluan tė merren me tė metat e tė tjerėve. Sakaq edhe tė tjerėt filluan tė merren me tė metat e tyre dhe kėshtu u bėnė me tė meta. Por gjeta edhe disa tė tjerė qė kishin shumė tė meta por nuk merreshin me tė metat e tė tjerėve. Sakaq edhe tė tjerėt nuk u morėn me tė metat e tyre dhe kėshtu u harruan tė metat e tyre” Imam Shafiu nė librin e tij “El-Divan”: “Nėse do tė jetosh i mbrojtur nga e keqja, me mėkat tė falur dhe me nder tė ruajtur, gjuhėn tėnde mos e pėrdor nė tė metat e tė tjerėve sepse ti je njeri dhe njerėzit kanė gjuhė” Ndėrsa njė poet tjetėr arab thotė: “Ruaju gjuhės tėnde o njeri se ajo ėshtė nepėrkė e tė kafshon. Sa prej tyre qė sot janė banorė nė varreza dje ishin prej atyre qė i kishte frikė ēdo njeri” Devotshmėria e gjuhės garanci e pranimit tė agjėrimit Nga sa u pėrmend mė sipėr mund tė hedhim dritė mbi shkakun se pse korrektėsia e gjuhės ėshtė kusht i pranimit tė sakrificės sė agjėrimit dhe shkakun se pse profeti Muhamed (a.s) e ngre devotshmėrinė e gjuhės nė lidhje me agjėrimin, nė tė njėjtin nivel me besimin dhe hatrin e Zotit. Ai (a.s) ashtu siē shprehet pėr besimin dhe ihtisabin (hatrin e Allahut), si dy garantues tė pranimit tė agjėrimit, shprehet edhe pėr devotshmėrinė dhe korrektėsinė e gjuhės. “ Kush agjėron ramazanin me besim dhe ihtisab i falen tė gjitha mėkatet e kryera mė parė” transmeton Imam Buhariu dhe Imam Muslimi, po ashtu shprehet dhe thotė: “ Kush nuk heq dorė nga gėnjeshtra dhe puna e keqe le ta dijė se Allahu nuk ka nevojė pėr urinė dhe etjen e tij” Imam Buhariu
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free