Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

ERRËSIRA DHE DRITA

“Falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, që krijoi qiejt dhe tokën, që formuloi errësirat e dritën.” (Kur'an, 6:1) Të gjithë ne e dijmë se pa dritë njeriu nuk mund të shoh mjedisin dhe ambientin me sy të lirë. Megjithatë, drita që ne mund të shohim është vetëm një pjesë e vogël e të gjithë energjisë dritë-emetuese. Ka lloje të tjera të energjisë dritë-emetuese që qeniet njerëzore nuk mund t’I perceptojnë, të tilla si infra të kuqe, ultravjollce, rrezet x dhe radio valët. Qeniet njerëzore janë të verbër ndaj valëve të tilla të dritës. Është interesante, pra, që fjala “errësirë” në Kuran është gjithmonë në shumës. Fjala Arabe “thulumat” është përdorur në shumës në 23 ajete të Kur’anit, dhe asnjëherë nuk është përdorur në njëjës. Pëdorimi i fjalës “errësirë” në Kur’an tregon se përveç atyre valëve të dritës që ne i shohim, mund të ketë edhe tjera lloje. Vetëm kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar pse shumësi mund të jetë përdorur këtu. Gjatësitë e valëve dallojnë në formën e energjisë të njohur si rrezatimi elektromagnetik. Të gjitha format e ndryshme të rrezatimeve elektromagnetike veprojnë si valë energjetike në gjithësi. Kjo mund të krahasohet me valë të cilat formohen kur hidhet guri në një pellg. Ashtu siç valët në pellg mund të jenë të madhësive të ndryshme, ashtu edhe rrezatimi elektromagnetik ka valë të madhësive të ndryshme. Yjet dhe burimet tjera të dritës nuk lëshojnë të gjitha llojin e njëjtë të emetimit. Këto rreze të ndryshme klasifikohen sipas gjatësisë së valëve të tyre. Spektri i gjatësisë së valëve ëshët mjaft i gjerë. Ka një diferencë prej 1025 (një miliard herë një miliard herë një miliard) ndërmjet rrezeve gama, me gjatësitë valore më të vogla, dhe radio valëve, të cilat janë më të mëdha. Pothuajse të gjitha rrezet e emetuara nga Dielli janë të shtrydhura në vetëm një pjesë të këtij spektri 1025. Në mënyrë që të kuptojmë më mirë përmasat kolosale të kësaj shifre, do të ishte e dobishme të bëhej një krahasim. Po të donim të numërojmë deri në 1025, dhe po të numëronim ditë e natë pa pushim, do të na marrë kohë sa 100 milion herë mosha e Tokës për të përfunduar. Gjatësitë valore të ndryshme në gjithësi shpërndahen vetëm brenda një spektri me madhësi të tillë. 70% e gjatësive valore të ndryshme të emetuara nga Dielli janë të kufizuara në një spektër shumë të ngushtë ndërmjet 0.3 dhe 1.5 mikron. Ka tri lloje të dritës brenda këtij grupi: drita e dukshme, drita infra e kuqe dhe ultravjollce. Pavarësisht se zë një brez më të vogël se 1 në 1025, rrezet e njohura si dritë e dukshme përfaqësojnë 41% të të gjitha rrezeve të Diellit. Siç është diskutuar, valët elektromagnetike të perceptuara për syrin e njeriut janë përgjegjës për vetëm një pjesë shumë të vogël të spektrit të dritës. Rajonet e tjera përfaqësojnë vetëm errësirë për qeniet njerëzore, të cilët janë të verbër ndaj gjatësive valore jashtë atij brezi.52
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free