Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Te mendosh si per familjen tende

Në një rrugë para syve të një zonje, ndodhi një aksident.
Si rezultat, një djalosh plagoset rëndë. Me ndihmën e disa njerëzve që ndodheshin aty pranë, e vunë 20-vjeçarin në makinën e zonjës, e cila e transportoi menjëherë në spitalin më të afërt.

Djaloshi kishte hemoragji, zonja arriti në spital sa më shpejt që mundej.
Turni i natës e mori djaloshin nga makina e zonjës dhe e futën brenda, zonja hyri bashke me ta, për të mësuar kush ishte djaloshi, e për të njoftuar familjen e tij.
Mjekët e turnit, diagnoztikuan se duhej menjëherë të hynte në sallën e operacionit. Njoftuan kirurgun. Por për të bërë operacionin ai donte 1000 euro!

Ja thanë këtë zonjës edhe pse ajo nuk e njihnte djaloshin, ajo pyeti:
- Çfare po ndodh?! Thanë:
-E informuam mjekun por atij nuk i interesonte, ai donte paratë.
Zonja duke parë djaloshin që ngadalë po vdiste tha:
- Mirë vazhdoni, po shkoj te sjell lekët. Dhe me të vërtetë zonja solli lekët, dhe atëherë mjeku erdhi.

Sapo pa djaloshin ai shtangu, ngeli në vend, u zverdh, u zbardh, morri ngjyrën e të vdekurit. Ra mbi djaloshin duke ulëritur! Dhe djaloshi tha fjalet e tij te fundit:
-Baba më vrave...dhe dha shpirt.
Zonja e dëshpëruar nga kjo ngjarje, me lot në sy, ia hodhi paratë në fytyrë mjekut dhe i tha: -Merri të bësh varimin e djalit tënd!
__________

"Nëse ne nuk mendojmë për të tjerët si për familjen tonë,
as të tjerët nuk do mendojnë për ne si për familjen e tyre!"

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free