Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Shenjat e komunikacionit apo te Allahut ?

Në Kanada, shoferët janë shumë të kujdesshëm në shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Këto shenja nuk janë të gjalla, megjithatë, shoferët janë shumë të përpiktë në ndjekjen e tyre.

Unë personalisht ndalem në dritën e kuqe, edhe pse jam duke vozitur në ora dy të mëngjesit kur rrugët janë të boshatisura. E di që nuk ka automjete të tjera që do të më godisnin, por unë prapëseprapë ndalem dhe i respektoj shenjat.

Çfarë më shtyn të bëj kështu? E vërteta qëndron në njohjen e këtyre shenjave që më shtyn t’i respektoj ato edhe pse autoritetet qeveritare nuk janë përreth meje.

Sot, për shkak se nuk e njohim Allahun, ne nuk e respektojmë dhe nuk i bindemi Atij ditën dhe natën. Ndryshe nga shenjat e komunikacionit që janë të vdekura, Allahu është gjithmonë i Gjallë dhe Syçelë. Ne do të qëndrojmë para Tij në Ditën e Gjykikmit. Jemi mësuar t’i bindemi objekteve jofrymore por në anën tjetër kemi harruar t’i bindemi Allahut që është Mbreti i mbretërve.