Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

i vetmuar ne ishull

 
Një njeri anija e të cilit ishte përmbytur mbeti i vetmuar në një ishull.
 
Për të mbijetuar ai ndërtoi një kasolle të vogël, mblodhi disa gjëra dhe pak ushqim.
 
Pas disa ditësh, kur i ishte sosur ushqimi, ai doli të kërkonte ushqim nëpër ishull, por nuk gjeti. I lodhur dhe i uritur vendosi të kthehej në kasollen e tij, por kur u kthye pa se kasollen e kishte marrë flaka bashkë me gjërat që i kishte brenda.
 
Njeriu u demoralizua aq shumë saqë iu drejtua Allahut me këto fjalë: “O Allah çfarë mëkati kam bërë që më dënon në këtë mënyrë”.
 
Kur erdhi nata ai u detyrua të flejë në rërë me barkun bosh. Të nesërmen, me të zgjuar, ai pa një anije e cila vinte drejt ishullit.
 
Kur njerëzit e anijes erdhën për ta marrë, ai filloi të ankohej: “Ka disa ditë që jam këtu i vetmuar, askush nuk e dinte, kasollja që e kisha ndërtuar u përfshi nga flaka bashkë me ushqimin dhe gjërat që më kishin mbetur”.
 
Ndërsa ata u përgjigjën: ”Ne nuk e dinim se ju ishit këtu, por pamë një tym dhe menduam se dikush duhet të jetë këtu, prandaj erdhëm dhe ju gjetëm juve”.
 
 
Shpeshherë ne mendojmë se disa fatkeqësi që na ndodhin janë dënim nga Zoti, por në fakt ato mund të jenë dhuratë nga Zoti, siç ishte djegia e kasolles së këtij njeriu të vetmuar në ishull.
 

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free