Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Kur prishen ekuilibrat

Tregohet se parandori i njė vendi tė fuqishėm, qe sėmurė rėndė. Doktorėt, pasi u morėn pėr njė kohė tė gjatė me sėmundjen, arritėn nė pėrfundimin se qė tė shpėtojnė jetėn e perandorit, duhet ti presin atij hundėn. Pas diskutimesh dhe debatesh tė shumta, perandori iu dorėzua vullnetit tė doktorėve tė tij. Me ti prerė hundėn, perandorit iu kthye shėndeti, por ai humbi hijeshi nė, pėr tė mos thėnė qė u bė shumė i shėmtuar. Me qėllim qė tė dalė nga sikleti, ai urdhėroi qė vezirit dhe oborrtarėve mė tė lartė tė perandorisė tu pritej hunda. Por nuk pėrfundoi me kaq. Veziri dhe oborrtarėt tė cilėve u pre hunda, urdhėruan vartėsit e tyre qė tu pritej hunda. Kjo dramė vazhdoi me vartėsit e vartėsve duke pėrfshirė tė gjithė funksionarėt e perandorisė. Fenomeni u shtri dhe nė nė popullatė, pasi tė gjithė funksionarėt urdhėruan qė familjarėve tė tyre tu priteshin hundėt, pasi ndiheshin shumė keq dhe nė siklet nė familje. Me kalimin e kohės, diēka e tillė u bė traditė dhe hyri nė folklorin e vendit dhe njė tipar i pandashėm i banorėve tė asaj treve. Me tė lindur njė fėmijė, bashkė me kordonin e kėrthizės i prisnin dhe hundėn, djalė apo vajzė qoftė. Pas disa kohėsh, njė tė huaji i bie rruga nga perandoria nė fjalė. Tė gjithė e shihnin vėngėr, pasi u dukej i shėmtuar dhe me pamje tė ēuditshme. Ēfarė ishte ajo gjė qė i kishte mbirė mu nė fytyrė?! Disa edhe u tallėn dhe e ironizuan kalimtarin e gjorė. Pėr shkak tė ndikimit tė pushtetit politik, ndikim i cili u shndėrrua nė ves dhe traditė, e bukura shihej e shėmtuar dhe e shėmtuara e bukur. Banorėt qė e shihnin kalimtarin me hundė tė rregullt, e vinin nė lojė dhe gajaseshin me tė. Ata thėrrisnin njėri-tjetrin duke u thėnė:”Shihni shihni! Njė qenie e ēuditshme ka ardhur nė fshatin/qytetin tonė!” duke harruar se edhe ata kishin pasur dikur njė hundė tė tillė. A e dini emrin e kėsaj perandorie? Po emrin e perandorit? Po banorėt? Mos vallė i kemi humbur dhe ne hundėt tona?! Sa gabime dhe shkelje tė rėnda i shohim si gjėra normale dhe anasjelltas? Miqtė e mi! I kontrolloni hundėt dhe mendjet tuaja! Mandej, mendoni pak cilat janė ato gjėra qė ua kanė hequr dhe po mundohen t’ua heqin! Mundohuni ti eksploroni dhe zbuloni gabimet e trashėguara nga prindėrit! I nxirrni nga gardėroba dhe bodrumi i traditės dhe i vendosni pėrballė logjikės dhe fesė! Vendosni raporte tė reja me to, pasi vetėm kėshtu, mund ta rikthejmė bashkėrisht shqisėn e nuhatjes, por dhe funksionimin e arsyes. P.s: Kjo histori mu kujtua teksa degjoja nje dite dy vajza qe talleshin me nje te trete, pasi ajo nuk kishte te dashur dhe ishte akoma e ndershme.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free