Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

mesim nga Havai

Biznesmeni Xhim po shijonte në maksimum pushimet e tij në brigjet magjepsëse të Havait. Ndërkohë që kridhej mbi dallgët e detit, ndjen një djegie të fortë në këmbë, e cila sipas konstatimit të tij, i erdhi nga një kandil deti. Ngaqë dhimbja se vinte e shtohej, ai doli me ngut nga uji për të kërkuar ndihmë. Me të hyrë në hotel, iu drejtua punonjësit të parë të hotelit, të cilit i tha:”Pash Zotin më bëj derman! Më ka djegur kandili i detit. Çfarë të bëj?”
 
Punonjësi i hotelit e pyeti:”A ndjen vështirësi në frymëmarrje dhe sikur kraharori të rëndohet?”
 
Xhim ia ktheu:”Po, po.”
 
Punonjësi i tha:”Zotëri! Para se të jetë vonë, shkoni tek supermarketi në katin e nëndheshëm, blini një shishe uthull dhe një kuti sojë nga ajo që përdoret për të skuqur mishin. Hidhni uthull mbi vendin e djegies dhe mbi uthull hidhni sojën. Pastaj, fërkojeni me kujdes dhe për disa minuta do të ndiheni mirë.”
 
Por Xhimin nuk e bindi kjo këshillë dhe me vete mendoi:”Mesa duket, ky dëshiron të kalojë kohën e mandej të qeshë me mua bashkë me shokët e tij.” Kështu, e la punonjësin dhe iu drejtua një punonjësi tjetër, mandej një të treti, një të katërti e një të pesti, por të gjithë i konfirmonin të njëjtën recetë. Por Xhimi e kishte të vështirë ta përfytyrojë veten duke u lyer me uthull dhe me sojë. Të gjithë do të shkriheshin gazit teksa e shihnin të lyhej me uthull dhe sojën që përdorej për të skuqur mish.
 
Para se të mbërrijë tek supermarketi, frymëmarrja e tij u vështirësua, kurse kraharori se vinte i rëndohej. Supermarketi iu duk shumë larg, prandaj vendosi të shkojë në zyrën e informacionit. Me tu afruar tek punonjësi dhe pa arritur ti thotë dhe një fjalë, Xhimi shembet përtokë. Ambulanca nuk u vonua pothuaj fare. Pasi mjekët pyetën personat përreth dhe punonjësit mbi problemin e të sëmurit, hapën çantën e tyre të madhe. Xhimi hapi sytë përgjysmë dhe mendoi se mjeku do të nxjerrë aparatin që e furnizon me oksigjen. Por ai u befasua kur në dorën e mjekut pa diçka tjetër. Në dorë, mjeku mbante një shishe uthull dhe një kuti sojë. Ai e lagu vendin e djegies me uthull, hodhi sipër saj sojën dhe filloi ta fërkojë lehtë. Pas disa sekondash dhimbja e tmerrshme filloi të lehtësohej dhe disa minuta më vonë, Xhimi ndihej i shëruar. Ai kishte menduar se punonjësit e hotelit po talleshin me të, por në fakt, uthulla dhe soja ishin ilaçi kryesor i djegieve të kandilit.
 
Po të kthehemi në kohë, secili prej nesh do ti kujtohen kushedi sa raste kur shokët dhe miqtë e tij e kanë këshilluar, por që ne i kemi injoruar këshillat dhe mendimet e tyre për arsye të ndryshme.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free