Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nafta më bëri terrorist

Na ishte se ç’na ishte. Na ishte një herë një mbret, me emrin “Xhoxho”. Ky mbreti e donte shumë pasurinë, aq shumë e donte sa që do të bënte çdo gjë për të. Një dit prej ditësh po mendonte se si te bëhej akoma edhe më i pasur, u mendua mirë dhe tha: “ kam dëgjuar nga babai im se diku larg në lindje përtej oqeanit gjendet një mbretëri e quajtur El-Dorado, e ajo ka shumë pasuri.”, dhe kjo gjë i rrinte gjithnjë në kokë, duke menduar çdo ditë për të, aq shumë mendonte sa nuk e zinte vendi dhe tha: “Po si të arrij të ajo”?!

 

Të nesërmen mbreti mblodhi këshilltarët dhe oborrtarët e i tregoi për planin që kishte në kokë. Ata i thanë se kjo ishte një ide e mirë, por duhet të kurdiset me një dredhi te cilën njerëzit në mbretëri dhe të tjerët të mos kuptojnë se ti do që të marrësh pasurinë e atij vendi, pastaj duke e shpallur mbretin e El-Doraos si një tiran dhe se ky po ashtu posedon armë të mëdha që mund të sjellin çrregullime në tokë, ti në këtë mënyrë me anë të luftës do të kesh mundësi të futesh atje dhe të marrësh pasuritë që kërkon. Por përpara se të pushtosh atë popull, duhet që ti të luftosh një popull tjetër që ka bërë luftë me rivalin tënd kryesor”Sur”, dhe komandantin që ka udhëhequr atë luftë ta shpallësh si një njeri te rrezikshëm, në këtë mënyrë ti do të njihesh si njeri që mbron paqen në botë dhe që lufton terrorizmin dhe kështu njerëzit do te besojnë. E pëlqeu shumë mendimin e tyre dhe ashtu bëri.

 

Natën urdhëroi disa ushtarë që të djegin ndërtesën më të lartë brenda mbretërisë së tij. Nesër kur njerëzit u çuan, panë që ndërtesa e tregtisë ishte djegur. Dhe mbreti doli përpara popullit dhe tha: “ këtë gjëmë nuk e ka bërë tjetër vetëm se filani i biri i filanit, Ai është një njeri shumë i keq, që po prish rendin në tokë, dhe nuk është vetëm për ne rrezik, por për te gjithë njerëzit, ne duhet ta luftojmë atë dhe gjithë të tjerët që e pasojnë kudo që të jenë”. Lajmi u hap gjithandej, zërat ushtonin duke përmendur emrin e këtij njeriu. I gjithë populli kur përmendej emri i tij frikësoheshin prej tij. Por megjithëse në sytë e kësaj mbretërie dhe prej shumë të tjerëve ai ishte i keq, por në të vërtetë në vendin e vet te gjithë e donin për te mirat që ky kishte bërë dhe bënte vazhdimisht, por veçanërisht për një mbretëri tjetër, ku shpenzoi shumë para dhe po ashtu luftoi 8 vite kundra pushtuesit shumë të forte “Sur”, një mbretëri shumë e madhe e cila deshi të merrte këtë mbretëri me çdo kusht, por ja që fati dhe sakrifica që ata e dhanë për liri ishte nga ana e tyre dhe kështu e fituan luftën.

 

Por mbreti xhoxho me intrigat e tij, bëri që të gjithë njerëzit anë e mbanë të besonin këtë rrenë. Mbreti arriti t’i bind njerëzit që ky ishte luftëtari që dogji ndërtesën e tregtisë në mbretëri. Kaq u desh dhe mbreti u hodh ne sulm, e urdhëroi ushtrinë e tij që të marshoj drejt lindjes dhe njerëzve në atë vend t’ju thotë se unë ju, po ju vras për shkak te këtij burri dhe se dua që të mbroj popullin tim dhe popujt e tjerë nga ai. Por lufta në këtë mbretëri dhe luftimi kundra këtij luftëtari trim kishte për qëllim marrjen e asaj mbretërie që përmendëm në fillim, mbretërinë e El-Dorados. Duke i thënë te gjithë botes se mbreti e El-Dorados është tiran dhe e shtyp popullin e vet, jo vetëm kaq por ai ka edhe armë të shkatrimit në masë, Ai përsëri doli përpara njerëzve dhe deklaroi se ne duhet te çlirojmë El-Doradon nga mbreti tiran, po ashtu ai është edhe shumë i rrezikshëm se ka armë të mëdha që mund të na bëjnë dëm edhe ne, dhe kështu ai mund te vi këtu dhe të shkatërroj çdo gjë.

 

Ne pra duhet ta ndalim atë, po nuk e ndalim dot nëse nuk e luftojmë përpara se ai të na luftojë ne, se përndryshe do të jetë tepër vonë.

 

Po populli mendje lehtë, ashtu siç është gjithmonë, duke besuar çdo fjalë që thonë udhëheqësit e tyre, brohorisnin nga gëzimi duke thënë, “urra, urra, urra..., rroftë mbreti jonë që na mbron nga çdo e keqe”.

Ai po ashtu i bëri thirrje dhe mbretërive të tjera që edhe ato të bashkoheshin me të në këtë luftë, që ta çlirojmë botën nga ky tiran. Nga të gjitha mbretëritë shkuan dhe u bashkuan me mbretin xhoxho për pushtimin El-Dorados, Ata e pushtuan dhe e vranë mbretin dhe shumë e shumë shtëpi shkatërruan dhe shumë njerëz vranë e sa e sa tjerë plagosën.

 

Që nga ajo kohe edhe sot vazhdojnë vrasjet, dhunimet e grave, i të miturve e shumë gjera të tjera të këqija.

 

Megjithëse mbreti xhoxho nuk është më mbret, dhe në vend të tij ka hipur një tjetër por strategjia është njëjtë, marrja e çdo pasurie, si ato mbi tokë edhe nëntokë, duke fituar kështu shuma të mëdha parash.

Ata jetojnë në kurriz të vrarëve që vriten çdo dit, të nënave që qajnë dhe vajtojnë për fëmijët e tyre që vriten dhe për ata që ngelin jetim, burri qanë për gruan e vet që përdhunohet nga ushtarët që proklamojnë paqen. Një tmerr i vërtet. Ja se ç’ndodh kur në zemër është pasuria, njeriu bëhet një send i pa vlerë. Por bota çdo dit mashtrohet prej lajmeve të rreme dhe të gjërave që aspak nuk janë të vërteta. Janë këto lajme që për njeriun e pa informuar janë si një virus i vërtetë, duke iu bërë atyre lavazh të trurit, dhe kështu të miratojnë çdo gjë që shohin dhe dëgjojnë.

 

Edhe sa do të zgjasë kjo vallë...........

 

Autorë: Valter Nasufi