Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

POROSITE E PROFETIT

Zoti ynë na urdhëron në Kuranin famëlartë duke thënë: “Atë gjë që ua jep Muhamedi, merreni, atë që ua ndalon Muhamedi, ndalohuni prej saj, kini frikë Allahun, se dënimi i tij është i ashpër

 

Figura e profetit (a.s) është madhështore. Sado që të flasin gjuhët, sado që të shkruajnë librat, ai mbetet madhështor, sepse të tillë e krijoi Zoti i gjithësisë.

Ai nuk ishte vetëm profet, ai nuk ishte vetëm njeri i madh, por ishte një vëlla i mirë, një shok i mirë, një edukator i jashtëzakonshëm.

Ishte nga ata njerëz, që kur e shikonte një të keqe, i digjej zemra dhe me urtësinë më të madhe e korrigjonte atë. Ishte nga ata njerëz, që kur e pyesje për diçka të mirë, me zellin më të madh që mund të ketë ndonjë mësues, ia shpjegonte nxënësit më së miri atë që pyeste. Fjalët e tij ishin të pakta por kishin kuptim të thellë. Kur dora e tij e butë vihej mbi supin e njërit prej shokëve të tij, fjalët që dilnin nga goja e profetit (a.s) futeshin thellë nëpër zemra e nuk harroheshin asnjëherë.

E merrte shokun e tij anash dhe i fliste dy – tre fjalë. Ishin fjalë me peshë, sepse dilnin nga zemra e atij personi, që e donte çdo njeri. Këto porosi të vogla i mjaftonin shokut të tij për gjithë jetën. Me dy – tre fjalë ai e mësonte fenë e Zotit. Me dy – tre fjalë ai e ruante besën dhe amanetin e Zotit.

 

Kam zgjedhur vetëm një nga porositë e profetit (a.s), një fjalë që Muhamedi (a.s) ia tha njërit prej shokëve të tij që e donte shumë. Realisht ai i donte të gjithë shumë, por këtë e donte, sepse ishte nxënës i zgjuar dhe pyeste vazhdimisht. Ai ishte Muadh Ibn Xhebel (r.a).

 

Muadh Ibn Xhebel (r.a) e donte xhenetin dhe e kishte frikë xhehenemin. Ai tregon: “Kur e pashë një ditë profetin (a.s) vetëm, larg të tjerëve iu afrova dhe i thashë: “O profet i Zotit! Kam një pyetje që s`më le të fle natën dhe më ka shqetësuar shumë. Ma trego një punë që më fut në xhenet dhe më ruan nga zjarri? Vetëm kaq dua”.

Profeti (a.s), i cili shikonte besnikëri dhe sinqeritet tek Muadhi i përgjigjet: “O Muadh ke pyetur për një gjë të madhe, por që me lejen e Zotit është e lehtë, për ata, që Zoti ua lehtëson. O Muadh adhuroje Zotin dhe mos i bëj shok Atij. Fale namazin, jepe zekatin, agjëroje Ramazanin dhe bëje haxhin nëse ke mundësi

Pastaj mësuesi e pyet nxënësin e tij, sepse ishte nxënës besnik dhe i zellshëm: “O Muadh a nuk ke dëshirë të t`i tregoj dyert e punëve të mira

Profeti (a.s) vazhdoi: “O Muadh! Agjërimi është mburojë, sadakaja i fik gjynahet si uji zjarrin. Fale namazin në mesin e natës”.“… dhe trupat e tyre largohen natën nga shtrati, e lusin Zotin me frikë e me shpresë dhe nga ajo që u kemi dhënë ata japin. Nuk mund ta dijë askush se çfarë shpërblimi është fshëhur për ta. Është shpërblim për atë që kanë punuar

 

Pastaj vazhdoi përsëri profeti (a.s): “O Muadh a do ta dish kokën, shtyllën dhe kulmin e kësaj pune

Profeti (a.s) tha: “Koka është Islaminamazixhihadi në rrugën e ZotitO Muadh a do ta dish kryesoren e të gjitha këtyre që të kam thënë

Atëherë profeti (a.s) kapi gjuhën e tijMbaje fort këtë o MuadhTë pastë nëna o Muadh, po a ka gjë që i fut njerëzit në zjarr më shumë se gjuha e tyre[1]

Këto ishin fjalët e mësuesit, fjalët e profeti (a.s), fjalë të vogla por që lanë ndikim të madh në zemrën e Muadhit, prandaj ai ia thoshte këto fjalë çdo njeriu që takonte.

 

Çfarë ishin këto fjalë? E thënë shkurt, shqetësimi i Muadhit (r.a) ishte shqetësimi i sahabëve. Ata nuk ishin njerëz të fjalëve. Ata flisnin pak e punonin shumë. Pyesnin pak e zbatonin shumë. Ata nuk i zinte gjuma natën nga shqetësimi “A do të hyjmë në xhenet apo në zjarr”. Ata e kishin kuptuar situatën dhe ishin të sigurtë se e ardhmja e tyre ishte xhenet ose zjarr. Për këtë e pyeti edhe Muadhi (r.a) profetin (a.s), për atë punë që të çon në xhennet. Profeti (a.s) nuk i tha thjesht: “Bëj punë të miraO Muadh, ti po pyet për një gjë të madhe

 

A të duket e lehtë të hysh në xhenet e të ruhesh prej zjarrit?! A nuk e di se Zoti i ka dërguar fetë për këtë punë, profetët kanë ardhur për këtë punë, librat kanë zbritur për këtë punë. Zoti  thotë në Kuranin famëlartë: “Kush i largohet zjarrit dhe futet në xhennet, ai ka fituar

 

Nuk është e lehtë të hysh në xhenet. Vallahi është aq e vështirë, saqë kur melekët e panë xhenetin se me çfarë vështirësish ishte rrethuar, thanë: “O Zot, askush nuk do të hyjë në xhenet”. Por Zoti tha: “Do të hyjnë ata që i përveshin krahët për këtë dhe Unë do t`ua lehtësoj”. Kush e do rrugën e mirë, sado e vështirë të jetë ajo, bëhet e lehtë me lejen e Allahut (xh.sh), sepse e lehtëson Zoti i githësisë.

Kush e do rrugën e keqe, ajo është e lehtë dhe Zoti nuk vështirëson për këtë, por në fund të gjithë do të kthehemi tek Allahu (xh.sh) e do të japim llogari për atë që kemi punuar e dijeni se Zoti nuk e do të keqen dhe nuk i bën padrejtësi askujt.

 

Profeti tha: “O Muadh! Adhuroje Zotin dhe mos i bëj shok AtijO Muadh fale namazin, agjëroje Ramazanin, jepe zekatin dhe bëje edhe haxhin nëse ke mundësiA do t`i dish rrugët e punëve të mira

 

Cilat janë këto punë?

 Të agjërosh nafile (vullnetarisht), është mburojë”. Kur ushtari shkon në luftë, merr mburojën me vete. Po kështu kush agjëron nafile, pra jo vetëm në muajin e Ramazanit, por edhe jashtë tij, ai mbron veten e tij nga fjalët dhe punët e pahijshme. Agjërimi e mbron robin nga zjarri i xhehenemit.

Profeti (a.s) ka thënë: “Kush agjëron vetëm një ditë për hir të Allahut (xh.sh), Allahu (xh.sh) e largon atë njeri 70 vite nga zjarri i xhehenemit

 

SADAKAJA- Profeti (a.s) tha: “Sadakaja i fik gjynahet si uji zjarrinI fiki fshin

 

NAMAZI I NATËS - Profeti (a.s) tha: “Të falësh dy rekate namaz në mesin e natës“A e shihni robin Tim. Po ngrihet natën e po më kujton Mua. A keni parë ndonjëherë njeri të tillë”? Me të vërtetë është dhunti e madhe, prandaj Zoti na ndihmoftë mbi vetet tona.

 

Pastaj profeti (a.s) vazhdoi: “A do ta dish kokën e kësaj pune, shtyllën dhe kulmin e kësaj pune

Koka është ISLAMI

Shtylla e kësaj feje është NAMAZI.

O vëllezër ky problem është i sqaruar. Kush ka mëshirë për veten e tij, le të punojë. Kush nuk ka mëshirë, ai merr në qafë vetëm veten e tij. Namazi është shtylla e kësaj feje. Kush rrëzon këtë shtyllë, e ka rrëzuar fenë e Allahut (xh.sh).

Kulmi i fesë është XHIHADI NË RRUGËN E ZOTIT

Xhihadi nuk është vetëm luftë, por është shumë më tepër se kaq. Në fund vjen edhe lufta, me qëllim që të gdhendet padrejtësia dhe të ndalet ajo.

Pastaj profeti (a.s) tha atë fjalë, që nuk e priste Muadhi (r.a) e as ne nuk e prisnim: “O Muadh a do ta dish sekretin e gjithë këtyre punëve? Kape fort këtë

Muadhi (r.a) me çiltërsi e pyet profetin (a.s): “O profet a për fjalët që themi do të na marrë Zoti në llogari”? Profeti (a.s) ia kthen: “Të pastë nëna ty o Muadh. Po a nuk e di ti se ajo që i fut njerzit më shumë në zjarr, është gjuha

Gjuha i fut njerëzit në zjarr. Kur njerëzit e analizojnë veten e tyre thonë: “A për këtë gjuhë u futëm në zjarr? Asnjëherë nuk na paska shkuar nëpër mend kjo gjë”.

Prandaj profeti (a.s) ka thënë: “Kush ma garanton epshin e tij dhe gjuhën e tij, unë i garantoj xhenetin

Garantoni nderin dhe gjuhën tuaj, t`jua garantojë profeti (a.s) xhenetin.

Pse gjuha? Me gjuhë mohohet Zoti. Me gjuhë akuzohet, me gjuhë gënjehet, me gjuhë bëhen padrejtësi, me të bëhen të gjithë të zezat. Për gjuhën sahabët kanë thënë: “Kjo (gjuha) është dashur të mbahet në burg më shumë se gjithçka tjetër”.

Zoti na bëftë nga ata njerëz që iu mjaftojnë dy – tre fjalë. Njerëzve të mirë nuk duhet t`u mbash ligjërata. Njeriu i mirë e kupton dhe e pason të mirën. Ata njerëz i ka drejtuar Allahu (xh.sh) dhe ata me të vërtetë janë të mençur. Kjo është gjithçka në këtë jetë.

 

Profeti (a.s) e merr njëherë tjetër për dore Muadhin (r.a), ecën pak dhe i thotë: “O Muadh po të jap disa porosi, prandaj kije mendjen. O Muadh kije frikë Zotin, thuaje të vërtetën, mbaje besën, dorëzoje amanetin, braktise tradhëtinë, mëshiroje jetimin, ruaje komshiun, mbaje zemërimin, zbute fjalën, jepe selamin, mos iu ndaj grupit, kuptoje Kuranin, duaje ahiretin, frikësoju llogarisë, mos iu mbështet shumë kësaj jete se është e shkurtër, punën që të besohet bëje sa më mirë. O Muadh unë po të ndaloj për diçka prandaj ki kujdes. Mos e shaj muslimanin, mos e beso gënjeshtarin, mos e përgënjeshtro të sinqertin, mos e kundërshto prijësin e drejtë, mos prish në tokë. O Muadh kujtoje Zotin në çdo pemë e në çdo gur. Sa herë që të bësh një gjynah, pasoje gjynahun me pendim, qoftë kur je vetëm, qoftë edhe kur je me njerëzit e tjerë[2].

 

Zoti na bëftë nga ata njerëz që pyesin pak e punojnë shumë. Zoti na bëftë nga ata, që e dëgjojnë fjalën e mirë dhe e pasojnë atë në formën më të mirë.

E lus Allahun (xh.sh) të fusë në zemrat tona dashurinë për profetin (a.s), të na bëjë nxënës të mirë të këtij profeti, të këtij mësuesi.

E lus Allahun (xh.sh) t`i falë gabimet tona, të mëdhatë e të voglat, ata që duken e ata që nuk duken.

E lus Zotin e gjithësisë t`i ruajë zemrat tona, gjuhët tona dhe gjymtyrët tona.

E lus Allahun (xh.sh) të mos sillet ndaj nesh siç ne e meritojnë, por siç i takon madhështisë dhe mëshirës së Allahut (xh.sh), Ai është falës i madh, Ai e pranon pendimin e robit të Tij.

Lus Zotin të na mëshirojë ne dhe prindërit tanë, ata që janë gjallë e ata që kanë vdekur, të gjithë muslimanët kudo që janë, të gjithë njerëzit që duan mëshirën e Allahut (xh.sh).

A M I N

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free