Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Fytyra e ''vërtetë' e së Vërtetës

Një njeri, në të gjithë jetën e tij po kërkonte të vërtetën dhe nuk mundi ta gjente atë. Udhëtoi në të gjitha shtetet e botës, nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim por pa rezultat.
 
Në udhëtimin e fundit të tij gjendej në një shtet të vogël të Lindjes. Po ndihej i lodhur dhe i dëshpëruar dhe u ul tek hyrja  e një shpelle. Pa pritur nga brendësia e shpellës u dëgjua një zhurmë si hungërrimë.
 
Burri u ngrit në këmbë, nxori shpatën nga milli dhe ju afrua hyrjes së shpellës. Dalë ngadalë u shfaq një siluetë e errët që i dukej se ishte një femër. Burri u fut në shpellë ku mbizotëronte një erë e tmerrshme. Sapo sytë e tij u mësuan në errësirë, pa me të vërtetë një femër, një plakë e rreckosur, e rrudhosur, leashatore dhe shumë e pisët.
 
Ajo, ngriti shikimin e saj drejt burrit dhe e pyeti se çfarë po kërkonte.
 
- Kërkoj të Vërtetën, ju përgjigj ai.
 
- E  gjete, ju përgjigj plaka.
 
- Ti je e Vërteta?
 
- Po.
 
- Si mund të jem i sigurtë?
 
Plaka i dha fakte. Dinte gjithçka për burrin, emrin e tij, moshën e tij, aventurat e tij. Burri mbeti i shushatur dhe i zhgënjyer, dhe në siklet të madh e pyeti plakën:
 
- Po ti je aq e shëmtuar! Kurrë nuk kisha takuar diçka apo dikë më të shpifur se ti. Megjithatë të gjithë duan të të njohin! Ata do të më pyesin! Duhet tu them diçka! Çfarë tu them? Asnjeri nuk do të më besojë nëse do u them të vërtetën.
 
- Gënjei, i tha e vërteta. Thuaju se jam e re dhe e bukur dhe të gjithë do të të besojnë.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free