Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Meshtari

Mbreti Milinda, një mbret shumë i fortë, ia tha një meshtari të moshuar: “Ti thua se njeriu që bëri çdo të keqe të mundshme për 100 vjet dhe e kërkon falje prej Zotit përpara vdekjes, do të fitojë mundësinë të rilindë në qiell. Dhe nëse një njeri bën vetëm një krim dhe nuk pendohet, do të shkojë në ferr. A është kjo e drejtë? A janë ndoshta 100 krime më të lehta se një e vetme?” Meshtari i dha këtë përgjigje: “Nëse unë do ta marrë një gurë të vogël sa syri im, dhe e vë në sipërfaqen e liqenit, do të fundoset apo do të rrijë mbi ujë?” “Do të fundoset (mbytet)” përgjigji mbreti. “Dhe nëse do t’i marrë 100 gure të mëdhej,dhe i vë në një barkë dhe e shtyj barkën në liqe, a do të fundosen (mbyten) apo do të rrinë mbi ujë?” “Do të rrinë mbi ujë”. “Atëherë 100 gurë dhe një barkë janë më të lehtë se një gurë i vogël?” Mbreti nuk dinte çka do të përgjigj. Dhe meshtari i moshuar shpjegoi: “Kështu, o mbret, u ndodh edhe njerëzve. Një njeri, edhe pse mëkatoi shumë, nëse mbështetet në Zotin, nuk do të fundoset në ferr. Përkundrazi njeriu që bën keq edhe një herë të vetme, dhe nuk e kërkon mëshirën e Zotit, do të birret”.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free