Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Kush dhe kë duhet të pyesim

I pamoralshmi e qorton të moralshmin!

I pandershmi e pyet të ndershmin se pse je I ndershëm ?!!!

Ai I cili nuk falet e pyet atë që falet, se pse po falesh ?!

Kush kë duhet pyetur këtu!

Ateisti e qortonte besimtarin!!!

Komunistët qortonin besimtarët se pse po e mbanin fenë!!!

Tradhtarët vrisnin atdhetarët dhe lavdëroheshin e atdhetarët shaheshin!!!

Faraonët vrisnin besimtarët e vërtetë.

Revolucionarët, iluministët, enveristët, titistët, ataturcistët, leninsitët, stalinistët, të gjithë këta pysnin të drejtëtit se pse nuk janë me ta ?!!! Dhe I vrisnin ata që kishin guximin t’I kundërshtonin.

Sot prapë janë bashkuar të gjithë në njërën anë, komunistët, ateistët, laicistët, shekullaristët, paganët, pabesimtarët nga politeistët dhe nga trashëgimtarët e ithtarëve të Librit kundër shamisë, kundër mësim besimit, kundër besimit të vërtetë, kundër muslimanëve!!!

E dini kur Enveristët akuzonin anti enveristët, kur titistët akuzonin antititistët.

Vazhdon njejtë!!! Dhe janë të njejtit të cilët pyesin , në vend se ata të pyeten!!!

Dhe gjithnjë të njejtit njerëz që bëhen me pushtetin aktual, me politikën aktuale, me

“ të vërtetën zyrtare” ( nje herë enverist, pastaj I njejti titist, pastaj I njejti komunist, pastaj I njejti rugovist, pastaj I njejti thaçist, pastaj I njejti albinist), po I pyesin besimtarët e ZOTIT, se pse je me ZOTIN ?!

Pse Selamin po e jepni, po pyesin antiIslamistët?!!!

Pse veshja Islame ?!

Pse agjëroni, pse faleni, pse shkoni në Xhami ?!!

Alkoolisti qortonë ata që nuk e përdorin alkoolin?!!!

Kush kë duhet pyetur !

Pabesimtarët besimtarët, apo besimtarët duhet pyetur pabesimtarët?!

Shiqoni në të gjitha anët e botës është njejtë. Të gjithë kundër besimtarëve të ZOTIT ! Pabesimtarët kundër besimtarëve.

Kurrë, besimtarët kundër pabesimtarëve.

Femrat e zbuluara I pyesin të mbuluarat se pse je mbuluar?!!!

Vajzat e mbuluara duhet pyetur të zbuluarat apo të zbuluarat të pyesin të mbuluarat ?!

Pabesimtarët duhet të pyesin besimtarët, apo e kundërta?!

Antikultura po e pyet kulturën pse je I kulturuar?!!!

I pandershmi po e pyet të ndershmin?!

Të paditurit po I qortojnë të diturit!!!

Antivlera po e qorton vlerën!!!

Të padrejtët po akuzojnë të drejtët!!!

Negativët sulmojnë pozitivët!!!

Ata që dishen në det pa fije turpi, apo ata që nuk dishen para njerëzve të huaj e kanë mire?!

Shiqoni sa mbrapshtë i kanë vendosur gjërat !!!

Sa shumë është shtrembëruar!

Po si ka qenë e mundur që pabesimtarët, ateistët, komunistët, amoralistët, antiIslamistët të qortojnë të mirët!!!

Njerëzit negativ po I pyesin njerëzit pozitiv se pse je pozitiv?!

Kush këtu po bënë zullum shpirtëror dhe psiqik?!!!

Dikur, jo shumë larg, kush nuk agjëronte, kush nuk falej, kush ishte pa shami, kush nuk iu përmbante fesë, fshihej nga njerëzia. Konsiderohej gabimtar dhe mëkatar.

E tani?!!!

Tani kanë ngritur zërin! Dhe kokën!

Meqë e keqja ka marrë hov.

Janë këto pasoja të programeve të armiqëve të muslimanëve. Ata kanë arritur që fëmijët e familjeve muslimane të kryejnë punën e tyre!!! Janë prodhim i armiqëve të tyre.

Në vend se pozitivët t’I pyesin negativët, ata po pyesin?!

Dhe të qortojnë. Të akuzojnë. Edhe të dënojnë!!!

E Baca Shaban u falte pesë herë në ditë. Shaban Polluzha dhe Shaban Jashari. Dhe mbanin Ramazanin.Mbanin fenë e tyre. Dhe gratë e tyre ishin të mbuluara me shami.

Dhe Nëna Zahide ishte me shami.

Dhe të gjithë bashkëluftëtarët e Bacit Shaban Polluzha dhe Bacit Shaban Jashari.

Ata ishin sikur populli. Me popullin.

Dikush nuk lejoj që të fitojnë ata që I përkisnin popullit.

Kuptohet se, sikur të kishin fituar Shabanët, me familjet e tyre, me popullin, atëherë namazi, shamia, agjërimi, morali , nderi dhe vlerat e këtij populli nuk ishin nëpërkëmbur aq shumë. Kishin fituar besimtarët, e jo pabesimtarët.

Pra, fitoren iu dhanë të tjerëve !!!

Jo popullit. Meqë populli me shumicë dërmuese është me ZOTIN.

Ndërsa këta po tregojnë se nuk janë me popullin.

A duhet numëruar pasojat e këtyre regjimeve antipopullore a ?!

Pse a Enver Hoxha ishte me popullin a ?!

Por, a ka kush t’iu tregoj se janë duke e bërë lojën e dreqit dhe të armiqëve të popullit! Lojën e antishqiptarëve dhe të antimuslimanëve.

A ka kush t’iu tregoj se janë duke folur sipas planeve të armiqëve të muslimanëve.

A ka kush I vetëdijëson. Gjynah!

Si bën të luftohet Programi i ZOTIT!!! Si bën të luftohen Ligjet e ZOTIT ?!!!

Të ngritesh kundër Ligjeve të shkruara të ZOTIT, është njejtë sikur të ngritesh kundër ligjeve Kosmologjike!

Janë ligje të ZOTIT, mu ashtu sikurse është shamia, agjërimi, namazi, dhe urdhëresat dhe ndalesat tjera fetare.

Pabesimtarët e kanë luftuar gjithnjë programin e ZOTIT, dhe nuk është çudi, janë pabesimtarë.

Por, fëmijët e muslimanëve pse ?!!!

Çka ju kanë bërë kështu trurit të fëmijëve të muslimanëve !!!

Kjo tregon se këta nuk e kanë trurin Sovran.

Mendojnë, flasin dhe veprojnë me trurin e armiqëve të vetë atyre!!!

Tregon edhe shumë çka tjetër.

Kush do t’I vetëdijëson ?!

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free