Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mesime nga vdekja

Jeta kalon me çdo sekondë. A je i vetëdishëm se secila ditë të çon më afër vdekjes dhe se vdekja është aq afër teje sa është edhe afër njerëzve të tjerë? Siç na tregohet në ajetin “Secili njeri do të shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne”. (Ankebut: 57), secili që është paraqitur ndonjëherë në këtë tokë është dashur të vdesë. Pa përjashtim, të gjithë kanë vdekur, çdonjëri. Ata që aktualisht jetojnë dhe ata që ndonjëherë do të jetojnë, poashtu do të ballafaqohen me vdekjen në një ditë të paracaktuar. Pavarësisht nga ky fakt, njerëzit përpiqen të shohin vdekjen si një incident të padëshiruar. Mendo për një foshnje që sapo i ka hapur sytë në këtë botë dhe një njeri, i cili është duke marë frymë për herë të fundit. Asnjëri nuk ka pasur ndikim individual në lindje, ose në vdekje. Vetëm Allahu posedon fuqinë për të inspiruar frymëmarrjen e jetës ose për ta marrë atë. Të gjithë njerëzit do të jetojnë deri në një ditë të caktuar dhe pastaj do të vdesin; Allahu në Kur’an na jep një shembull të sjelljes që në përgjithësi bëhet ndaj vdekjes, në këtë ajet: Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmën dhe të dukshëm, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar". (Xhum’a: Pjesa më e madhe e njerëzve i shmangen mendimit për vdekjen. Në rrjedhën e shpejtë të ngjarjeve të ditës, një person zakonisht e okupon veten me gjëra tërësisht të ndryshme; në cilën shkollë të regjistrohet, për cilën ndërmarrje të punojë, çfarë ngjyre të veshëmbathjes të mbajë të nesërmen në mëngjes, çfarë të gatuajë për drekë; këto janë çështjet e mëdha me të cilat zakonisht merremi. Jeta shihet si një proces rutinor i çështjeve të tilla minore. Përpjekjet për të biseduar rreth vdekjes zakonisht ndërpriten nga ata të cilët nuk ndjehen mirë kur flasin ose dëgjojnë për vdekjen. Me supozimin se vdekja do të vijë kur njeriu të plaket, personi nuk dëshiron të brengoset me një temë aq shqetësuese dhe jokënaqëse. Mirëpo, duhet të kemi parasysh se jeta madje edhe për një orë më vonë nuk është e garantuar. Çdo ditë njeriu është dëshmitar për vdekjet e njerëzve rreth tij, por shumë pak mendon për ditën kur të tjerët të do jenë dëshmitar për vdekjen e tij. Ai asnjëherë nuk supozon se një përfundim i tillë e pret atë! Mirëpo, kur vdekja i vjen njeriut, të gjitha “realitetet” e jetës përnjëherë zhduken. Asnjë rikujtues i “ditëve të dikurshme” nuk ekziston në këtë botë. Mendo për të gjitha gjërat që tani mund t’i bëjsh: mund t’i mbyllish sytë, të lëvizish trupin, të flasish, të qeshish; të gjitha këto janë funksione të trupit tënd. Tani, mendo për gjendjen dhe formën që trupi jot do ta merr pas vdekjes tënde. Nga momenti i frymëmarrjes së fundit, ti do të bëhesh asgjë më shumë se një “grumbull mishi”. Trupi jot, i qetë dhe i palëvizshëm, do të dërgohet në morg. Atje, do të lahet për herë të fundit. I mbështjellur me mbulesë, kufoma jote do të bartet me tabut në varreza. Pasi trupi jot të lihet në varr, ty do të të mbulojë dheu. Ky është fundi i tregimit tënd. Tani e tutje, ti je thjesht një nga emrat e shënuara në varreza. Gjatë muajve ose vjetëve të para, varri yt do të vizitohet shpesh. Me kalimin e kohës, vijnë gjithnjë e më pak njerëz. Pas disa dekadave nuk do vijë më asnjë. Në ndërkohë, anëtarët e ngushtë të familjes do të përjetojnë një aspekt tjetër të vdekjes tënde. Në shtëpi, dhoma dhe kreveti jot do të jenë të zbrazëta. Pas varrimit, shumë pak nga gjërat e tua, do të mbahen në shtëpi; pjesa më e madhe e veshëmbathjes do t’ju jepet atyre që kanë nevojë. Dosja jote tek regjistri publik do të fshihet ose arkivohet. Gjatë vjetëve të para, disa do të vuajnë. Megjithatë, koha do të punojë kundër kujtimeve që i ke lënë prapa. Katër ose pesë dekada më vonë do të mbeten shumë pak njerëz që do të të mbajnë mend. Nuk shkon gjatë, vijnë gjenerata të reja dhe asnjë nga gjenerata jote nuk do të ekzistojë më në tokë. I kujtuar ose jo, nuk do të jetë e dobishme për ty. Përderisa e gjith kjo ndodh në botë, kufoma nën tokë do të kalojë nëpër një proces të shpejtë të kalbjes [shpërbërjes]. Sapo të varrosesh, bakteret dhe insektet që riprodhohen në kufomë, për shkak të mungesës së oksigjenit do të fillojnë të funksionojnë. Gazrat e liruara nga këto organizma do të fryejnë trupin, duke filluar nga abdomeni duke ia ndryshuar formën dhe paraqitjen. Shkumë gjaku do të del nga goja dhe hunda, për shkak të shtypjes së gazrave në diafragmë. Gjatë shkatërrimit flokët e trupit, thonjtë, tabanet dhe pëllëmbat do të biejnë. Duke e shoqëruar këtë shkatërrim të jashtëm të trupit, organet e brendshme siç janë mushkërinjtë, zemra dhe mëlqia, poashtu do të kalben. Në ndërkohë, në abdomen ndodh skena më trishtuese, ku lëkura nuk mund të mbajë më presionin e gazrave dhe përnjëherë shpërthen, duke shpërndarë një erë të padurueshme gërditëse. Duke filluar nga kapaku i kokës, muskujt do të shkepen nga vendet e tyre. Lëkura dhe cipat e holla do të shpërbëhen tërësisht. Truri do të kalbet dhe do të fillojë të duket si baltë [tokë]. Ky process do të vazhdojë deri sa i gjith trupi të zvogëlohet deri në skelet. Nuk ka gjasa të kthimit në jetën e vjetër sërish. Mbledhja në sofrën e darkës me anëtarët e familjes, socializimi ose puna e mirë asnjëherë më nuk do të jenë të mundshme. Thënë shkurt, “grumbulli i mishit dhe eshtrave” të cilës ia referojmë një identitet tani ballafaqohet me një përfundim mjaft të fëlliqur. Nga ana tjetër, ti – ose thënë më mirë, shpirti jot – do ta lëshojë trupin sapo ta marrish frymën e fundit. Ajo që mbetet nga ti – trupi jot – do të bëhet pjesë e tokës. Po, por cili është shkaku që ndodhin të gjitha këto gjëra? Nëse Allahu dëshorinte, trupi asnjëherë nuk do të ishte shpërbërë në këtë mënyrë. Pasi ndodh ashtu, ajo mban në vete një mesazh shumë të rëndësishëm. Fundi i çuditshëm [trishtueshëm] që e pret njeriun duhet ta bëjë atë të vetëdishëm se ai nuk është një trup në vete, por një shpirt “i mbuluar” brenda në trup. Me fjalë tjera, njeriu duhet të kuptojë se ai ka një ekzistencë brenda trupit të tij. Përveç kësaj, njeriu duhet të kuptojë vdekjen e trupit të tij të cilin përpiqet ta posedojë sikur do të mbetet përgjithmonë në këtë botë të përkohshme. Megjithatë, ky trup, të cilin ai e llogarit aq të rëndësishëm, një ditë do të kalbet dhe do të hahet nga krimbat dhe më në fund do të zvogëlohet deri në skelet. Ajo ditë mund të jetë shumë e afërt. Pavarësisht nga të gjitha këto fakte, procesi mental i njeriut është në paragjykim të mos konsiderojë atë që nuk e dëshiron. Ai madje është në paragjykim të mohojë ekzistimin e gjërave të cilëve u shmanget nga konfrontimi. Kjo tendencë duket se është më prezente kur bëhet fjalë për vdekjen. Vetëm një varrim ose një vdekje e befasishme e një anëtari të ngushtë të familjes e rikujton këtë realitet. Gati secili e sheh vdekjen si të largët nga ai. Supozimi është se ata që vdesin në gjumë ose në fatkeqësi janë njerëz tjerë dhe se ajo me të cilën ata ballafaqohen asnjëherë nuk do të na bie neve! Secili mendon se është herët të vdesë dhe se çdoherë ka edhe shumë vjet të jetojë. Por, me siguri se njerëzit që vdesin rrugës për në shkollë ose duke shpejtuar për të marë pjesë në një takim biznesi, e kanë pasur të njëjtin mendim. Ata me siguri se asnjëherë nuk kanë menduar se gazetat e nesërme do të botojnë lajmin e vdekjes së tyre. Është tërësisht e mundshme se, përderisa i lexon këto rreshta, ti edhe më tej nuk pret se do të vdesish shpejt pas përfundimit të tyre ose madje edhe të konsiderosh mundësinë se ajo mund të ndodhë. Me siguri se ndjehesh se është shumë herët të vdesish për shkak se ke shumë gjëra për të arritur. Megjithatë, kjo është vetëm një shmangie nga vdekja, që janë vetëm përpjekje joefektive për t’i ikur asaj: Thuaj: "Nëse ikët prej vdekjes ose prej mbytjes, ikja nuk do t'ju bëjë dobi, sepse edhe atëherë nuk do të (shpëtoni) përjetoni vetëm për pak kohë". (Ahzab: 16) Njeriu që është i krijuar i vetëm duhet të jetë i vetëdishëm se ai poshtu do të vdesë i vetëm. Mirëpo, gjatë jetës së tij, ai jeton gati si i varur nga ajo që posedon. Qëllimi i vetëm në jetë i bëhet të posedojë më shumë. Akush nuk mund t’i merr të mirat e tij me vete në varr. Trupi varroset i mbështjellur me mbulesë të bërë nga materiali më i lirë. Trupi vjen në këtë botë i vetëm dhe shkon nga ajo në të njëjtën mënyrë. Harun yahya


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free