Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Stresi dhe semundjet


Graviteti i stresit dhe rrjedhimisht shkalla e veprimit te tij mbi organizmin varet nga rendesia, zgjatja, shpeshtesia, shumellojshmeria, shkalla e nderlikimit te kerkesave qe i parashtrohen njeriut. Sa me i zgjatur ne kohe te jete stresi aq me i rende ka ti ngjare te behet. Kjo nuk do ti thote qe stresori fuqizohet, po aftesia jone perballuese ulet, raskapitet. Veprimi i stresoreve behet me i rende kur keta veprojne ne te njejten kohe dhe ku jane rradhitur e ngjeshur njeri pas tjetrit.

Stresoret e shumte ose te fuqishem cojne ne ezaurim te organizmit, duke krijuar nje situate qe redukton ne menyre dramatike aftesine e organizmi per t'ju pershtatur kerkesave te mjedisit ku jeton. Aftesia intelektuale bie,pragu ndaj ngacmuesve rritet dhe reagimi behet i papershtatshem. Keshtu stresi lind nje stres te ri. Situata te tilla prodhojne ose shperthejne semundje te ndryshme, disa edhe te renda.Jo te gjithe njerezit reagojn ne te njejten mase ndaj stresit. Ne menyre te vecante tipi A i personalitetit eshte me i priruri per te reaguar me stres te fuqishem ndaj ngacmuesve te mjedisit. Ne menyre te permbledhur keta tipa te perkufizohen si agresive, ambicioze, konkurrues, te orientuar nga puna, kronikisht te padurueshem dhe gjithmone te preokupuar per realizimin e qellimeve brenda afateve. Tipi A eshte gjithmone vigjilent dhe ne gjendje alarmi. Pikerisht keta perbejne grupimin psikologjik me te prirur per stres te fuqishem dhe per t'u semurur nga stresi.
Ne gjykimin thjesht biologjik, lidhja ndermjet situates se stresit dhe semundjeve nuk eshte e veshtire per t'u vendosur. Me ndryshimet biokimike qe lindin ne gjak si dhe me ndryshimet e tjera ne gjendrat endokrine dhe demtimin e mbrojtjes imunitare, faktoret stresor mund te shkaktojne nje numer te madh semundjesh ne organizem. Lidhja ndermjet stresit dhe semundjeve te zemres, hipertensionit arterial eshte e mirenjohur. Shume here te semuret me infarkt te miokardit tregojne se semundja ndodhi pas nje zenie ne pune, pas nje vdekjeje apo halli familiar, pas nje debati te sforcuar apo nje humbjeje financiare. Neqoftese arteriet e zemres jane paraprakisht te ngushtuara nga arterioskleroza, gjate stresit mbyllja mund te jete e plote dhe mund te linde dhe infarkti. Ndikimi i stresit eshte studiuar ne popullata massive gjate luftrave. Keshtu, 30% te banoreve te Leningradit pesuan hypertension arterial gjate rrethimit te tij, gjate luftes se II Boterore. Ushtaret e rinj pas 1-2 muajsh te Luftes kane nje rritje te presionit arterial diastolic (vlera e vogel) mbi 100mm Hg ne 27% te tyre. Ushtaret amerikane ne Luften e Korese kishin ne mase te madhe ateroskleroze te eneve te gjakut te zemres, si pasoje e stresit te luftes. Nuk jane te rralla vdekjet e papritura gjate emocioneve te forta. Anasjelltas rritja e presionit arterial e shkaktuar prej tyre mund te coje ne goditje te trurit. Stresi i zgjatur con edhe ne uljen e forcave imunitare. Keshtu jane te njohura demtime e mukozes se gojes ose infeksionet e tjera ne studentet gjate periudhes se provimeve. Thinja e flokeve eshte gjithashtu nje e dhene ankdotale por qe tregon ndikimin e fuqishem, gati te pabesueshem te stresit ne organizem. Rubrikat e semundjeve te shkaktuara nga stresi nuk mbyllen me kaq. Ulcerat e stomakut, semundjet nervore dhe deri tek kanceret kane ne historine e tyre veprimin e faktoreve stresore.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free