Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mesimi i fshatarit

Një fshatar duke udhëtuar me devenë e tij në shkretëtirë ndeshet me një burrë me buzë të thara nga etja e që mezi ecte nga lodhja. Fshatari zbriti nga deveja dhe i dha ujë për të pirë. Burri pasi piu ujin i dha një të shtyrë fshatarit, i hipi devesë dhe filloi t'ia mbathte. Fshatari i thërriti nga mbrapa - Hej, mire, në rregull. Merre devenë dhe ik, por kam një lutje për ty. Të lutem mos ia trego askujt këtë ngjarje!" Hajduti i çuditur nga kjo kërkesë ndali pak dhe e pyeti për arsyen. Fshtari i dha këtë përgjigje që duhet të jetë mësim për të gjithë: - Po ta tregosh, kjo ngjarje do të përhapet kudo dhe njerëzit nga frika nuk do t'i ndihmojnë më nevojtarët që i shohin në rrugë.