Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nena e te keqijave

Uthman bin Afani r.a. deri sa ligjëronte tha: “O ju njerëz, largohuni nga alkooli, sepse është nëna e të këqijave. Para jush ka qenë një rob i devotshëm përderisa ishte në xhaminë e tij, ra në një pozitë tepër të vështirë, kur një grua shpirtkeqe e dërgoi vajzën (shërbëtoren) e saj dhe e thërret në shtëpi. Kur ai hyn në atë shtëpi, ajo ia mbyllë derën. E ajo kishte një foshnje dhe alkool, e i thotë: Nuk mund të dalësh nga kjo derë deri mos ta bësh njërën prej tri gjërave: të pishë këtë gotë me alkool, të më afrohesh mua ose ta mbytësh këtë foshnje, se për ndryshe do të bërtas. E kur të vijnë njerëzit, do t’u them se ky ka hyrë në shtëpinë time të më dhunojë. E kush do të të besonte? Ai njeri mendon: - Ti afrohem asaj? Jo nuk do ta bëj atë vepër. - Ta mbys fëmijën. Kurrë nuk do ta bëj. - E pra do të pi alkool. Për Zotin deri sa ishte aty u deh, e pastaj bën prostitucion me atë grua, dhe në fund e mbyti edhe fëmijën. Në fund Othmani r.a. tha: Largohuni prej tij, sepse alkooli është nëna e të këqijave, sepse për Zotin, nuk mund të qëndrojnë bashkë në zemrën e njeriut alkooli dhe imani, sepse njëra e zë vendin e tjetrës.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free